Klosi: Tomori është pasuri kombëtare, nuk mund të shkatërrohet për të bërë biznes me guroret

Elena Tase

Një mundësi e shtuar në shërbim të dijeve në fushën e mjedisit, duke përcjellë dashurinë për pasuritë e vendit tonë, por edhe një eksperiencë e mirëfilltë punësimi në shërbim të promovimit të turizmit në Shqipëri.

Ky është qëllimi i projektit Smile Albania, përmes të cilit janë punësuar 500 të rinj, që paralelisht kanë qenë pjesë e një shkolle verore, në plazhet e jugut, ku janë trajnuar nga profesorë dhe ekspertë mjedisorë për të ndërgjegjësuar pushuesit, shoqërinë të mbrojnë mjedisin dhe pasuritë natyrore për të zhvilluar turizmin dhe promovuar jetën e shëndetshme.

“Me përgatitjen e kësaj shkolle vere ia dolëm që të realizojmë një nga qëllimet e projektit Smile që së bashku me promovimin e turizmit, të kultivojmë tek të rinjtë dashurinë për natyrën, mjedisin.

500 studentët që u përzgjodhën për projektin Smile janë pjesë e trajnimeve të  vazhdueshme për të bërë atë që është qëllimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit promovimin e turizmit, të zonat tona natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit”, tha ministri Klosi, gjatë takimit me të rinjtë e Smile Albania, në kampin veror në Drimadhes.

Për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pasurive tona natyrore, ministri mori shembull malin e Tomorrit, ku foli me të njëjtat tone për vendimin e gjykatës administrative, që refuzon shpalljen e tij zonë të mbrojtur, por me rezerva mbajti edhe një qëndrim për shoqërinë shqiptare.

“Ne duam shumë që mjedisi të jetë i mbrojtur, të jetë i pastër por besoj që akoma shoqeria shqiptare nuk ka kuptuar thelbin, nuk e ka kuptuar që mjedisi është i përbashkët , është një pasuri që duhet ta mbrojë gjithësecili nga ne.

 Ne kemi beteja të vërteta në jetën e përditshme në Shqipëri ku mjedisi vazhdon të konsiderohet një pasuri e askujt, ku ndërtimi i disa guroreve në malin e Tomorit shndërrohet në një debat kombëtar ndërkohë që duhet të jetë një debat fare i injoruar nga shoqëria.

Nuk mund të bëhet pafundësisht biznes mbi pasuritë kombëtare, nuk mund të shkatërrohet një pasuri kombëtare aq e madhe sic është mali i Tomorrit, mali olimpik shqiptar vetëm për të bërë një biznes gurore”, u shpreh ministri Klosi.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
  • E marr me reserve reagimin e ministrit Klosi , per malin e Tomorit . Vertet mali I Tomorrit eshte pasuri turistike dhe duhet te ndalohet cfrytezimi I gurit , por duhet te gjendet nje mal , ose male , per zhvillimin e biznesit te gurit .Ka shume male , ne Shqiperi , qe duhen cfrytezuar . Eshte industrri shume e rendesishme . Duhet te synohet ne mallet e jugut , sepse Tomori , eshte epiqendra e luginave te pakta , qe ka Shqiperia. Mademe guri , kane te tera malet e jugut . Zhvillohet e dhe industri ae gurit edhe punesimi . Mos humbni kohe . Ajo strukture , qe u ndertua ne Tomar , te cvendoset ne juge , ku mund te kete 3-4 mademe te tilla . Pervec gurit masiv , mund te ndertohen mullinj , per miellzimin e gurit , nje tjeter industri , per ndertime. Duhet te ndermerret nje ekspedite me specialiste te ketij profili . Kreta kete industri e ka paresore . Keshtu me kane treguar .Nuk e kam pare . Zgalem

  • Jo, ia arriten me gllaberuar prape milliona dollare qe BE ka dhane me dy tri show qe bashke vlera nuk i shkon pertej 100000 euros kurse millionat tjera i keni futur ne xhep apo ne St kitts e Nevis ! Edhe ato milluona i keni hazer per t’u be ju tash investitore per komplex luksuoze per ´turizm elitare ´ Bile edhe planet i keni ba ! Edhe ´partneret’ nderkombtare i keni gjetur! Prandaj ju duhet ligji per ´mbrotjen’ e interesave tuaja ne bregdeti!
    Po kur doni kundershtaret me i asgjesuar, vetem atehere ju kujtohet turizmi smile albania edhe vlerat shqiptare qe i keni zhduk me temel…
    Doni me mbrojte turizmin : beni nje moratorium per cdo punim pra se mjaft e betonizuat vendin edhe merrni pastaj vendimet per zhvillim lokal me njerezet qe jetojne n’ate zone ! Forca e turizmit shqiptar eshte aty tek vendi jo i betonizuar se ndryshe asgje ma shume nuk keni pos natyren qe na ka fal Zoti! Po moratorium nuk ju konvenon se keni plane tjera per betonizim ´luksuoz’ ju ..!
    Opozita si parti po edhe shoqeria civile duhet te deklaroje qysh tash ne do revokoje lejet e dhene pas kesaj dite se jane leje korruptive partner private edhe nuk do mbajme pergjegjesi per kush i futet aventurave korruptive te Rames apo veliajt!
    Atehere me kete paralajmerim do shihni kush jane investitoret serioz e kush jane investitoret maffioze

  • Po po ky e paska hallin e mjedisit!!!
    Po per gjithe ato HECet kunder te cilave po lufton popullin vendas se va shkaterojne mundesite e jeteses, ky asnje fjale nuk paska!!!
    Nuk eshte mjedise Mbrojtja e lumenjve ne zonat e parqeve kombtarete shpalluara? Ky kerkon mbrojtjen tek ato zona te pashpalluara kur nuk i mbron ato te shpalluara!
    Poshte HECte e ortakeve tuaj tek vjosa valbona e ne lumet e Dibres! Jane edhe ma vitale po popullin e zonave te prekura , per mbijetesen e tyre po edhe per turizmin n’ato eona
    Po asnje reagim nga Klosi nuk kemi …

  • Qe te behen gurroret e Tomorrit nje debat kombtar eshte ma se e nevojshme e nuk duhet te jete nje debat i ignoruar nga shoqeria! se duhet te debatohen mbi cfare industri duam e me cfare kosto ( mjedisor, financiare, kulturore) ne bote keto debate behen ne Parlament ku deputetet perfason vulnetin e votueseve te zonave e ku deputetet mendojne edhe per brezat e ardhshme
    Po ne stanin albani nuk ka debat parlamentare mbi interesat kombtare si mbrojtja e pasurise per neser , se kemi deputete qe nominohen nga Njishi per interesat e Njishit… sikur te ishim ne nje strukture maffioze ku kryekapo i maffias ndan rolet edhe mbron te bekuarit e tij!
    Nuk kemi diskutim per asgje as per Hec qe na u shfaqen kamos pa pyet kend, plus asaj me firmen e njerezeve qe as nuk jane pyetur kur vetem pse nje dikkushi ka marr pare per te firmos sikur ai te ishte gjithe zona! , nuk pyet kush per teatrin, nuk pyet kush per bregdetin, nuk pyet kush per unazen , per pallatin qe te bjin nder hund pa e ditur kush si etj etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *