Klosi: Turistët kanë filluar të vijnë, zgjedhjet mund të ndikojnë në sezonin turistik

DITA Online

‘Dua të pushoj në Shqipëri’  emisioni në News 24 solli në vëmendje turizmin në vendin tonë. I ftuar në emision, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi teksa komentoi turizmin në vend tha se zgjedhjet e 30 Qershorit mund të ndikojnë në sezonin turistik.

Vitin e kaluar ishin më entuziastë për turizmin. Zgjedhjet ndikojnë në sezonin turistik. Turistët kanë filluar të vijnë që nga 1 prilli. Në këtë periudhë, turistët nuk vijnë për plazhin po vijnë për gjithë Shqipërinë.

Gjiri i Durrësit nuk është vetëm për shqiptarët por edhe ekspertët e turizmit. Janë rreth 6 km plazh e rërë i pandarë dhe vështirë të gjesh plazh si ky dhe ka shumë probleme brenda.”-tha ai.

 

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *