Rritja e punësimit dhe kualifikimi i krahut të punës sipas kërkesave të tregut, për ministrin e MSR-së, Blendi Klosi, përbëjnë dy nga sfidat kryesore të punës së tij në krye të këtij institucioni.
Ai mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët të Konsujve të Nderit në Shqipëri, me temë “Diplomacia ekonomike dhe nxitja e punësimit”, ku në fjalën e tij ka theksuar se një nga mundësitë e luftimit të papunësisë është pikërisht arsimi dhe formimi profesional.
Duke iu referuar pikërisht të dhënave zyrtare nga Zyrat e Punës, ai ka theksuar se, pavarësisht se numri i atyre që regjistrohen si të papunë është i madh, vetëm një përqindje e vogël e tyre janë të gatshëm që të pranojnë një punë që u ofrohet nga këto zyra dhe kjo për mungesë të një profesioni apo edhe të dëshirës.
“Ne kemi një nivel relativisht të lartë papunësie të regjistruar në Zyrat tona të Punës, por vetëm 20% e tyre shkojnë në tregun e punës, ku ju bëhet ndërmjetësimi me punëdhënësit në bazë të formimit profesional, dhe kjo është pjesa aktive e tregut të punës; 80% e punëkërkuesve i përkasin tregut pasiv, që marrin një pagesë papunësie të përkohshme. I vetmi justifikim është mungesa e aftësive profesionale. Synimi ynë është tepër ambicioz: të përmbysim shifrat duke shkuar 80% në tregun aktiv të punës dhe 20% në tregun pasiv, ku mund të hyjnë moshat madhore të pakualifikuara. Rruga e zgjidhjes se këtij synimi është Arsimi dhe Formimi Profesional”, – theksoi ministri Klosi.

Ata qe nuk jan profesional futni ne kooperativa bujqsore si Enveri.Quani te punesur ata punojs qe nuk marrin ma shume se njeqin euro ne muaj.Tani vetem te kendojm ate kangen komuniste:BUZE ADRIATIKUT RREZE LESHON SHQIPERIA.