Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar dy prokurorët e rinj, të cilët do të bëhen pjesë e SPAK, nga tre kandidatura që ishin gjithsej.
Kështu, në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilët kanë aplikuar për 2 vende vakante në SPAK, si vijon: Elvin Gokaj me 216 pikë, Alfred Shehu me 211 pikë dhe e treta u rendit Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë.
Sipas vendimit të KLP, në këto funksione emërohen prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu, me emërimin e të cilëve tashmë SPAK ka 17 prokurorë të emëruar nga KLP.
o.j/dita
SPAK-u dhe FBI-ja shqiptare jane struktura te reja ,te pakoncetueshme nga Berisha e Rama.Ato nuk i ve nen kontroll politika sado qe mundohen te futin njerzit e tyre.
Vertete ato duhet te jene struktura jashte politikes, por jo jashte cdo kontrolli dhe vetem te ne zhvasin ne pa bere thuajse asgje. Ku jane premtimet per drejtesi te re, kush po del perpara drejtesise nga kriminelet dhe hajdutet qe shkaterruan e vazhdojne ta shkaterrojne kete vend. Nqs do te vazhdohet keshtu me mire te shkrihet edhe ky spak dhe bkh. Nuk ka nevoje populli vetem te zhvatet me ato para e shpenzime marramendese, por ka nevoje te shofi denimin e krimineleve e hajduteve. Hajdutet e kriminelet e ketij vendi po bejne spektakel nener media pa ju hyre gjemb ne kembe, e ne te na rroje spaku.