Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Hapet gara për SPAK. Grupi do të ketë 15 hetues me status special
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Hapet gara për SPAK. Grupi do të ketë 15 hetues me status special
KronikeKryesore

Hapet gara për SPAK. Grupi do të ketë 15 hetues me status special

Ornela
Published January 7, 2019
Share
SHARE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur në mbledhjen e sotme hapjen e garës për prokurorët, që do të jenë pjesë e SPAK, Strukturës së Posaçme Antikorruspion. Ngritja e kësaj strukture është një nga prioritetet e KLP, këtij institucioni të ri të sistemit të drejtësisë të krijuar së fundmi.

Gjatë mbledhjes pati diskutime lidhur me numrin e prokurorëve që do të jenë pjesë e kësaj strukture, të njohur ndryshe si Prokuroria Speciale. Por në fund u vendos për 15 prokurorë.

Aplikimi për vendet e 15 prokurorëve në SPAK mund të bëhet përmes faqes së internetit të Këshillit të lartë të Prokurorisë ose përmes postës.

KLP vendosi 1 muaj afat për dorëzimin e dokumentacionit për kandidatët prokurorë që duan te jenë pjesë e SPAK.

Prokurorët  e SPAK duhet të jenë magjistratë me të paktën 10 vjet eksperiencë pune si prokuror, nuk duhet të kenë masë disiplinore dhe të mos jenë anëtarë të KLP apo në këshilla drejtues në 3 vitet e fundit.

Po ashtu ata duhet të jenë dakord për kontroll periodik të llogarive të tyre bankare si dhe duhet të kenë pëlqimin nga familjarët për kontroll të llogarive bankare dhe komunikimeve telefonike.

o.j/dita

Ornela January 7, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • LAJMI FUNDIT nga USA says:
    January 7, 2019 at 12:36 pm

    Ju bej thirje gjithe GAZETAREVE te NDERSHEM SHQIPTARÈ , qè tè hapin SYTÈ dhe ti bèjnè KATÈR , sepse KRYEHAJDUTÈT e LSIsè po TENTOJNÈ tè PENETROJNÈ brenda SPAK dhe BKH ! ! ! ALARMIN e ka dhènè AMBASADA AMERIKANE nè TIRANÈ , dhe nè Muajin DHJETOR , ka dèrguar mbi 500 KABLLOGRAME nè WASHINGTON tek DASH dhe FBI ! ! Janè mbi 100 STUDENTÈ qè ju èshtè PAGUAR e gjithè SHKOLLA pèr DREJTÈSI bashkè me MASTER , biles ju kanè dhènè kètyre STUDENTÈVE edhe SHUMA tè mèdha me €URO dhe DOLLARÈ , pèr ti JOSHUR , pa filluar Punè ende , nè SHKÈMBIM qè kèta STUDENTÈ kur tè fillojnè Punèn tek SPAK , ti marin URDHÈRAT nga LSI HAJDUTÈRIA ! Por AMBASADA AMERIKANE nè TIRANÈ èshtè 1.000 hapa para , dhe kanè dhènè ALARMIN nè WASHINGTON gjithè MUAJIN DHJETOR tè 2018 ! ! ! Ju Lutem GAZETA DITA hapni Sytè dhe jepni INFORMACIONE

    Reply
  • agron says:
    January 7, 2019 at 1:44 pm

    Rrofte “Shkolla e Jales”!

    Reply
  • Prokuror says:
    January 7, 2019 at 2:08 pm

    E nderuar Dita, i nderuar kryeredaktor Thano

    Një seri kriteresh të forta, përfshirë ato të përgjimit permanent të rrethit familjar, mund të bëhen shkak që gjyqtarë e prokurorë në detyrë të mos kandidojnë për të qenë pjesë e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

    Përzgjedhja në këtë institucion do të thotë që gjyqtarët e prokurorët, përfshirë familjarët e tyre, të heqin dorë nga privatësia, të paktën për një periudhë 9-vjeçare, për aq sa zgjat mandati në SPAK.

    Shumë kanë dëshirën për të qenë pjesë e strukturës që do të hetojë dhe gjykojë korrupsionin në nivele të larta, si edhe të gjithë kupolën shtetërore.

    Ata do të jenë pjesë e një mini-vetingu, të zhvilluar fillimisht nga KLGJ dhe KLP.

    Krahas verifikimit paraprak, gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK-ut, nënshkruajnë një deklaratë, në të cilën japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare, si edhe të telekomunikimeve personale.

    Deri këtu, këto kërkesa duket “normale” nga personat që synojnë të jenë pjesë e SPAK-ut.

    Por, vështirësia më e madhe pritet të jetë pikërisht tek “humbja e privatësisë” së familjarëve të tyre.

    Ligji parashikon që “anëtarët e afërt të familjes” të japin pëlqimin për lejimin e përgjimit ndaj tyre, si edhe të kontrollit të llogarive bankare.

    Në këtë mënyrë, gjyqtari apo prokurori i SPAK duhet të bindë rrethin e tij familjar, ku përfshihen bashkëshorti/ja, fëmijët madhorë apo edhe të tjerë pjesëtarë të familjes të cilët jetojnë në të njëjtin ambjent që, për shkak të punësimit në SPAK, duhet të pranojnë të mos kenë privatësi të mbrojtur për 9 vjet.

    Ky moment pritet të jetë pengesa më e madhe për prokurorët e gjyqtarët, të cilët synojnë të shohin veten në radhën e atyre që mund të hetojnë apo gjykojnë zyrtarët më të lartë shtetërorë shqiptarë.

    Ligji u ka dhënë përparësi prokurorëve dhe gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, për të qenë pjesë e SPAK-ut.

    Por, pjesa më e madhe e tyre, duket se nuk do të kandidojnë për një vend në strukturën e re hetimore.

    Pavarësisht dëshirës, pjesa më e madhe e tyre nuk preferojnë që të jenë nën një “Big Brother” për 9 vjet, së bashku me familjarët e tyre të afërt.

    Një pjesë e tyre, shprehen se plotësojnë kriteret e nevojshme dhe nuk e kanë aspak problem për të qenë nën kontroll të imtësishëm.

    Por, fakti që nën përgjim apo nën kontroll periodik do të jenë edhe familjarët e tyre të afërt, i nxit që të mos aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?