Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkon Qeverisë dhe Parlamentit një pallat për ushtrimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme si dhe rritjen e pagave apo shpërblimit për prokurorët e posaçëm, për shkak detyrës së rëndësishme, të veçantë dhe të vështirë.
Kërkesat janë artikuluar nga anëtarët e KLP, gjatë mbledhjes së fundit, zhvilluar në 6 shkurt 2019.
Gjatë diskutimeve të zbardhura nga Shqiptarja.com, anëtari Kostaq Beluri ka propozuar që të kërkohet rritja e financave për SPAK-un, me qëllim për të nxitur prokurorët që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.
Në një linjë me Kostaq Belurin ishte dhe anëtarja Antoneta Sevdari, e cila u shpreh se diferenca në pagë mes prokurorit të Prokurorisë së Posaçme dhe prokurorëve të tjerë është vetëm 7 mijë lekë, shumë që zonja Sevdari e konsideroi qesharake.
Sipas saj, nuk mund të kenë shpërblim të barabartë mes një prokurori të SPAK-ut me një prokurori që heton veprat penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.
Anëtari Tartar Bazaj ka propozuar që Këshilli i Lartë i Prokurorisë t’i kërkojë qeverisë ndërtimin e një pallati vetëm për prokurorët e SPAK-ut dhe oficerët e Policisë Gjyqësore, që në rastin konkret do të jenë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pothuajse të gjithë anëtarët e KLP i kanë mbështetur këto propozime.
Kështu, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ka propozuar hartimin e një amendamenti për ndryshimin e ligjit të SPAK.
Nisma do t’i propozohet Kuvendit. Meqenëse ndryshimi i ligjit të SPAK kërkon të paktën 84 vota, Ibrahimi është shprehur se Kuvendi mund të veprojë si në rastin kur shpërbleu anëtarët e Vetingut.
o.j/dita

Pa dhene Prova e pare rezultatet ne pune
asnji Shtet s’te paguan pare .
Manjak te parase .
Hec e besoju ktyre tipave .
Pa ber asgje kerkojn thesin me pare .
Cfar jane kta mor vlla ?
Grupim Mafioze qe i vene kushte Shtetit
apo qytetare shqiptare ,Juriste qe i sherbejne vendit Shqiperise !!!
Kush eshte Atdheu i ksaj rrace Paraja ?
kUSH I KA PJELL KTA PARAJA ?
Si mer nuk doli ne ate vend nji njeri qe te mendoj Fair
e kontribuoje per Atdheun e tij si ka bere gjithe Bota
qe sot jeton si njeri me gjithe te mirat .
E pabesushme ..
Jane pordhe me rigon. Keto kucedrat edhe sikur 10 000 euro e larte ta kene rrogen, prape korruptohen. Duhen Prokurore, Gjykates, Police etj, qe profesionin ne rradhe te pare e kane pasion. Kjo gjenerate eshte e djegur. Edhe gjenerata tjeter eshte gjithashtu e djegur dhe mbi te gjitha analfabete.
Pa ju dhene rrogen nuk ju kerkon dot punen.
Oh cfare gallate ??!!.Ju i kerkoni ndihme qeverise dhe parlamentit ,tju ndihmoje per pagat dhe per nje pallat te perbashket .Keni me se te drejte .
A e dini qe perlamenti po e zvarit ne te gjitha menurat sa me duar e me kembe reformen ne Drejtesi , SPAK, ,i jeni bere ,si dashnori i nenes dhe spo i ze gjumi naten prej jush .Per pallatin ,kastile per ju juristet te gjithe te SPAK ,keni te drejte ,duhet te kente kamera ,plus sherbim 24 oresh me roje te armatosur . Teknikisht nuk do lodheni , se FBI Amerikane ,do ja u leje ciper tavolines .kontot e parave te vjedhura neper bote .Nuk do lodheni . Ashtu si ja la kryeprokurorit
KROAT , FBI Amerkane ciper tavolines shumen e vjedhur ne shifren 400 milion Euro te ish kryeministrit Kroat SENADER ,qe u denua 9 vite heqje lirie ..Kurse ketej nga bregdeti ,duhet tjua japin dietat dhe naften falas ,per te pare , e per te bere transparencen e plote
,qe nga trojet e vjedhura ,,e kujtja eshte ,jane paguar taksat e shume te tjera qe sdua te zgjatem ??betonizimin ,pa kriter te rezorteve ,hoteleve me pishina ,vilave ,qe jane ndertuar ne troje te vjedhura me dhune nga pashallaret e babezitur e budallenj se bashku ,bile jane ndertuar edhe me emra te te tretve ,si me emrat gjoja te “BILIARDIERIT “Zamir Mane, Ujkaj e soj e sorollop te tjere .Puna te mbare ju urojme te gjitheve juve ,mos e merni me frike ,popullin e ndershem e keni ne anen tuaj …
Prokuroret e spakut duhen paguar dhe paguar shuuume mire. Kjo eshte ne te miren e Vendit. Po te tere ata qe kane te drejten ligjore ta bejne nje gje te tille jane kundra spakut. Shqiperia nuk varferohet se paguhen mire ata qe bejne punen, po se nuk denohen ata qe bejne krime. Edhe sikur 1 milion euro ne vite te marri nje prokuror i spakut Shqiperia del e pasur. Tere ato miliona e miliarda qe vene neper xhepat e politikanever kriminele do ti ktheheshin vendit.
Them une, keta te grabisin me ligje..nderton institucion drejtesie qe e paguan gjithe jeten, dhe ky institucion deklaron qe nuk e ben dot punen, dhe krijon nje institucion tjeter, qe ka per detyre te zbatoje Ligjin, po qe nuk e zbaton dot pa rrjepur me shume leke.
Tani po na rrjepin nga 4 anet. Te rrjepin ne gjykate, te rrjepin ne Prokurori, te rrjep dhe SPAK.
Karteli ne pune.
Popull merrni hu e diluni vete perballe gjithe pisave politikane e gjykates e prokurore.
Rruge tjeter nuk ka.
Dakort, ngrini rrogat shkrini gjithe Gjykatat e Prokurorite dhe mbani vetem SPAK. Kur ato deklarohen te falimentuara dhe me rrezikshmeri shoqerore per nga aktiviteti kriminal, perse te vazhdojne te funksionojne?
Puna qe te behet do kushte (godin e mjete),do te ardhura qe te kene mundesi te jetojne e te mos jene hallexhinj.Por perpara ketyre privilegjeve puna do perkushtim,do shpirt,do vlera njerezore.Beuani rrogen edhe nje miliard shpirti i tyre i krimbur perseri nuk do te nxierr gje ne drite.Te kerkosh te hetosh krimet e bera ne kete vend do njerez kurajoz.Beni punen pastaj kerkoni.Pse akoma nuk eshte plotesuar SPAK-u?Ku qendron problemi tek paga apo zyra?
Nuk ka krijimtari pa projekt ide.
Per te krye kete projekt ide planifikohen shume detaje e gjymtyre dhe caktohen shpenzimet dhe te ardhurat.
Sikur ti shtohet organizmit te shtetit nji ministri do llogaritet numri i punonjesve,pagat,funksioni dhe pergjegjesia e cdo te ngarkuari ne detyre te keti institucionit.Deri tek roja dhe pastruesja.
Kerkesat qe bejne te interresuarit jane te drejta por duhet te miratohen bashk me ngritjen e institucionit te SPAk dhe te BKH.Kemi kohe qe shpresojme tek keto dy organizma qe i ka sjelle e drejta e reformes ne drejtesi.Per nga rendesia edhe ne kemi krijue iden qe punonjesit e ketyre duhet te kene garanci jete.Vetem kaq mos me e zagjate ma shume lind detyrimisht ideja qe keto duhet te gezojne page mujore e cila do te keti perllogaritje si limit,page e ulet,mesme dhe te larte.Kuptohet qe limiti i ketyre duhet te jen ne nji filles ndryshej nga pagat e tjera te punonjesve te drejtesise.Ku ta zeme qe paga e ulet mund te jete e barazvlefshme me pagen mesatare te nji rangu tjeter qe gezon pergjegjesin e nji prokurori te kryeprokurorise larte.Keshtu duhet te kete rritje per pagen e mesme dhe pagen e larte.Po kurr te caktohen paga me rritje stratosferike.
Banesa ka kudo .Nuk asht aspak e nevojshme tu krijohen banesa sic kerkojne.Aty ku jetojne aty te vashdojne te banojne.Dhe sic ka tregue jeta mbi levizjet e banimit.Mund te levizin dhe keto e te ndiejne kenaqesin e ndryshimit nga banesa ne nji tjeter si cdo familje e shtetit shqiptare.Keto duhet t ejene te privilegjuar ne garantimin e jetes te cdo pjestari te familjes.Me kete kusht del vetvetiut shpenzimi i pages ne ruajtjen e jetes se tyre.Ky shpenzim asht shume me i rendesishem se ti rritesh pagen sic kerkojne hamendesimet e tyre.
Pse pak institucione ka shteti? Sa te tjera I duhen per te bere detyren. Shtet mbi shtet, institucione paralele, shtet parallel.
O njeri., o tjetri, jo 100 struktura paralele.
Cfare eshte kjo pune? Kane per detyre te bejne detyren, dhe vene kushte, jo po keshtu jo po ashtu.
Nuk bejne detyren, te qerrohen.
Mjafton Fix Fare per tju nxjere bojen ketyre qelbesirave. Te gjithe kriminele jane. Shikojua fytyrat. Kokelopa te gjithe. Mentaliteti I qelbur I krimit dhe korrupsionit eshte I ngulur ne cdo damar dhe gen te kesaj klase hajdutesh qe rrojne nga paret e krimit.
Djalli vete I ka zili.