Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në rendin e ditës janë disa çështje, mes tyre plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit. Deri tani për t’u bërë pjesë e SPAK-ut kanë aplikuar vetëm dy prokurorë, Klodian Braho dhe Besnik Muçi.
Kryetari KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se në procedurën e aplikimit janë bërë disa lehtësi për prokurorët, ndërsa përsëriti thirrjen që të bëhen pjesë e këtij institucioni që do të luftojë korrupsionin dhe krimin.
“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbni këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë” tha Gent Ibrahimi.
Gjithashtu Ibrahimi theksoi se “kemi marrë informacione nga disa institucione për 6 kandidatët magjistra që do të emërohen prokurorë. Vlerësimin e prokurorëve për efekt vettingu tashmë nuk do ta bëjë më prokuroria e përgjithshme por tashme do ta bëjë KLP”. Ndërkohë që po vijon diskutimi për strukturën dhe buxhetin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtari Bujar Sheshi propozoi shtimin e një pike tjetër në rendin e ditës, caktimin e një prokurori tek Apeli tek Krimet e Rënda.
l.h/ dita

Sillni prokurore nga jashte shqiptare te diaspores
Po pse u bëni thirrje , apo për të na bindur se e kini seriozisht ?! Se sa premtuese është reforma e nisur nga ju për drejtësinë e pamë edhe sot , me vendimin që muarët për anulimin e masës së marrë për HAJDARËT TROPOJANË , që ishin transferuar nga Tirana , si masë disiplinore dhe i rikthyet shpejt në vendin e krimit ! Nga ju , kancerozët e Saliut dhe të Ilir Floririt , nuk mund të pritet kuuuurrë drejtësi , aq më tepër kur këtë reformë e drejton një megaloman egoist , që i mungon sensi i “nuhatjes” së hileve të shërbimeve inteligjente , siç është E.Rama !
Mesazhin e pare e dhane: po kthejne neper vende maskarenjet. Kjo do te ishte katastrofa dhe besimi shqiptareve tek drejtesia!