KLP interviston sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm

Ornela

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intervistojë sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Në garë janë Prokurorja e përkohshme që ka dy vite në detyrë Arta Marku, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, të cilët janë zyrtarisht nga KLP si kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Një ditë më parë Këshilli miratoi metodologjinë që do të përdorin anëtarët për të pikëzuar kandidatët.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi tha se rëndësi në vlerësimin e kandidatëve do ti jepet integritetit dhe aftësive menaxhuese.

“Për aftësitë profesionale ka një marzh vlerësimi nga ana e këshillit që është nga 1 deri në 20 pikë. Këtu anëtarët e këshillit orientohen që të shohin të kaluarën se çfarë eksperiencash pune kanë pasur kandidatët. Nëse ata në këto eksperienca pune kanë pasur rastin të administrojnë institucione, kanë pasur rastin të përfaqësojnë çështje në gjykatë”, tha kreu i KLP.

O.J/DITA

Share This Article
3 Comments
  • Duhet nje K/prekuror me kurajo per arrestimin e kokave te krimit 30 vjeçar sidomos te politikanve qe shkaterruan kete vend.Por:
    1-Me kopetencat qe ka KP duke ja lene kete Gjin Gjoneve ..KP nuk mund te beje asgje..ONM te forcoi ligjin.
    2-Nese KP ardhshem do lejoi Tik Llallaen e ko …te fshihen & qe Arta Marku fleti gjume..kurre mos u zgjedhte KP..Flm.

  • Vetem arta marku nuk duhet te jet,kjo nuk eshte per kete pune fleto dy vjet ne zyre,te shikohet lidhja me Arben ndoj prokurori qe u kap me bandat kriminale ne durres duke ndare tokat,njekosisht dhe Donika prela te shikohet se si shpejt vrapuan per ne durres naten e atentati te pordhac ndojit… dyshime dyshime dyshime

  • Pashe dhe degjova me vemendje tre intervistat. Do te jap renditjen time (nga 1 – 100 pike) per tre degjesat;

    1- Fatjona Memcaj 99 pike (pergatitje e larte, njohje e ligjit, arsyetime te qendryeshme, pergjigje te zgjuara, vendosmeri ne zbatim te ligjit, kaluar vetingun me note maximale, gjuha e huaj, diplomat, universitetet dhe trainimet)

    2- Olsian Cela 20 pike Me ngjante here si Koci i teto Ollges e here si Adriatik Llalla Dy (Pergatitje mesatare, lexonte tekstin ne vend te fliste sy per sy, arsyetime me hope – dicka me mire kur arsyetoi per raportin e ashpersise se ligjit me efikasitetin, jashte teme kur fliste per avokatet, jashte teme ose shume rrotull e rrotull ne pergjigjen e pyetjes se eksperteve te huaj, ca i fryre kur tregonte per ambicjet e tij personale, dobet menyra e qendrimit duke folur me kembe e duarqe tregonte veshtiresine e qarte ne perdorimin e fjaleve, dobet edhe gjuha e huaj )

    3- Arta Marku – (minus) 50 pike Krejt jashte orbite. E papergatitur. E vendosur mbrapsht. Fliste rroma per toma sidomos kur disa here pyetjes se cfare do te bente per te permiresuar punen e prokurorise iu pergjigj ne menyre qesharake qe nuk ka cfare te beje sepse nuk ia lejon ligji. Krahasojeni me pergjigjen e Memcaj per te njejten pyetje. Skandaloze kur tregonte se cfare ka bere si KP deri tani; Simpoziume, konferenca, verejtje, takime me qeverine, takime me ambasaden. Naive, e papergatitur me nje oratori dhe pergatitje ne te folur ne fund te kembeve. Anglishtja ? Klasa e trete fillore. Une do ta dergoja te jepte edhe njehere provimet e vitit te fundit te jurisprudences, dhe po ti marre te gjitha me sukses do ta dergoja ndihmes/prokurore ne Puke qe te rinise karrieren.

    Natyrisht jam bazuar vetem tek intervistat pasi ne praktike pervec aftesive, duhet akoma me shume “sens i larte detyre” dhe “kurajo luani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *