KLP mblidhet me 11 prill, pritet zgjedhja e Vate Stakës si anëtar

Leda Hysa

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku thërret mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarit prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Marku njofton që të gjithë prokurorët duhet të jenë të pranishëm në mbledhjen që do të mbahet më datë 11 prill në orën 10:00 në Hotel ‘Tirana’.

Gjatë kësaj mbledhje do të votohet prokurori Vatë Staka, i cili ishte kandidati i vetëm që paraqiti kandidaturën e tij brenda afatit të caktuar.

Pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkoi nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari, njëherësh ajo u shkarkua dhe si  anëtare e Këshilli të Lartë të Prokurorisë.

Prokuroria e Përgjithshme shpalli thirrjen për paraqitjen e interesit për kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pas përfundimit të afatit 15 ditor mësohet se i vetmi kandidat që ka shprehur interesin për tu përzgjedhur si anëtar i KLP është prokurori Vatë Staka.

Staka ka kaluar procesin e vettingut dhe tashmë aspiron për tu bërë pjesë e SPAK.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ne mbeshtetje te neneve 111 e vijues te ligjit nr.115/ 2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit të drejtesise”, pas perfundimit te verifikimit te kandidaturës së prokurorit Vatë Staka, i cili ka kaluar me sukses proceduren e rivleresimit,

Njoftohen prokuroret e prokurorive te gjithe niveleve se, në date 11.04.2019, ora 10°°, ne Hotel “Tirana”, Salla “Akernia” Tirane, thirret Mbledhja e Pergjithshme e Prokuroreve, për zgjedhjen e anetarit prokuror të Këshillit te Larte te Prokurorisë.

Ne bazë të nenit 112 te ligjit nr.115/2016, pjesëmarria në Mbledhjen e Përgjithshme te prokuroreve per zgjedhjen e anëtareve te Keshillit të Larte të Prokurorise eshtë e detyrueshme. Perjashtohen nga ky detyrim, prokuroret qe per arsye te garantimit të sherbimit të gatishmerise në prokurorinë perkatese ose per arsye te tjera objektive, nuk mund te jene te pranishem.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nuk me besohet se V. Staka mund te zgjidhet ne nje post te tille !!!. Do te jete zhgenjimi me i madh per ne qe mendojme se mund te behet drejtesi ne kete vend. Nuk i njoh prokuroret e tjere, mbasi nuk kam pase pune asnjehere me ta,por kete e njoh mire… Mendoj se eshte prokurori me i korruptuar ne Shqiperi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *