SPAK ngrihet brenda nëntorit, KLP hap garën për kryetarin

J L

Struktura e Posaçme AntiKorrupsion do të ngrihet brenda muajit nëntor të këtij viti.

Këshillit i Lartë i Prokurorisë e ka marrë vendimin gjatë mbledhjes ditën e sotme.

Sipas KLP-së, të gjitha hapat e propozuara nga Komisioni i Posaçëm për SPAK do të finalizohen brenda 30 ditëve.

Propozimi i cili ka marrë mbështetjen e shumicës së anetarëve është se KLP-ja do të bëjë emërimin e tetë prokurorëve në SPAK, duke filluar të plotësojë organikën e SPAK dhe menjëherë do të hapet gara për shprehjen interesi për drejtuesin e SPAK, e cila zgjat 5 ditë.

Propozimi është miratuar sot në KLP me 11 vota.

Një tjetër pikë në propozimin e miratuar është koordinimi që KLP duhet të ketë me Këshillin e Lartë Gjyqësor për ngritjen e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion.

Aktualisht për Strukturën e Posaçme Hetimore, janë pikëzuar vetëm 8 kandidatë të cilët kanë kaluar vetting-un, nga 22 kandidatë që aplikuan në total.

Sipas Kushtetutës, ngritja e SPAK kërkon jo më pak se dhjetë prokurorë për të nisur punën me dosjet e para.

KLP tani parashikon ndërtimin e institucionit me tetë prokurorët të cilët kanë kaluar të dyja shkallët e vetting-ut, ndërsa dy të tjerët për të plotësuar dhjetëshen minimale, të jenë prokurorë të përkohshëm ose të komanduar.

Shpejtimi në ngritjen e SPAK vjen pas vizitës së fundit të zyrtarit të lartë amerikan në Shqipëri.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Te shikohet thelle qendrimi i Gent Ibrahimit eshte nje bythelepires i like floririt,ka nje vit qe bene premetime dhe asgje, shqipetaret duan te shikojne ne varge qeveritater ministra ish ministra,presidet ne kokerr te burgut,lutemk qe siparin ta hap Ilir Meta qe. esoj nuk i ngelet gje peng nga postet qeveritare deri ne japoni ne maje korabit dhe cdo kontinent ka bredhur dua qe te pakten 1500 vjet burg hope hope hope

  • Mos e vononi me SPAK-un se do perfundoni keq,nuk shpetoni dot nga kontrolli perendimor ju dhe padronet tuaj antiamerikane dhe antiperendimor do perfundojne ne burg mbasi te dorezoni 40 miliarde dollaret qe u keni vjedh shqiptareve donit tu tregonit shqiptareve qe sistemi kapitalist dhe perendimi eshte i eger ndersa kurvat qe keni ne shtepi i vishni dhe i coni me pushime ne perendim,bij bushtrash po u vjen fundi,nuk e pengoni dot Shqiperine ne rrugen drejt perendimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *