Akuzat, KLP: Prokurorët e SPAK, njerëzit më të kontrolluar në Shqipëri

Ornela

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave se kreu i SPAK, Arben Kraja, ka qenë hetues i komunizmit. KLP sqaron se të gjithë prokurorët e SPAK janë hetuar imtësisht për të kaluarën e tyre.

“Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura. Ata janë pa dyshim njerëzit më të kontrolluar e të testuar në Shqipëri. Madje, kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”, thekson KLP.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj. Në çdo rast ne priremi t’i konsiderojmë këto reagime si tregues të shqetësimeve të opinionit publik, të cilat meritojnë vëmendjen tonë.

Duam të kujtojmë se procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK zgjati plot 9 muaj. Në përfundim të atij procesi konkurrues e transparent, ne jemi të bindur se kemi bërë më të mirën për të garantuar suksesin thelbësor të SPAK përmes përzgjedhjes të prokurorëve më të mirë.

Nga ana tjetër, në një përpjekje për të krijuar atmosferën e duhur të besimit tek institucioni i ri, ne kemi bërë çmos për ta përfshirë publikun dhe të gjithë faktorët institucionalë në proceset vendimmarrëse të Këshillit për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme.

E kuptojmë se e shkuara personale dhe profesionale e prokurorëve të SPAK është e rëndësishme për suksesin e tyre dhe të institucionit. Po ashtu ne e kuptojmë se suksesi i SPAK nuk do të përcaktohet thjesht dhe vetëm nga avantazhet procedurale dhe organizative të tij në krahasim me strukturat pararendëse. Imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku i gjerë janë gjithashtu thelbësorë.

Pikërisht në funksion të garantimit te këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë, Shqipëria, ndër vite ka miratuar ligje dhe ka ngritur institucione të specializuara të cilat hedhin dritë mbi të kaluarën e prokurorëve të SPAK. E kaluara e tyre është hetuar imtësisht në 4 rrafshe:

(i) Është verifikuar nëse kanë bashkëpunuar me strukturat famëkeqe të ish – sigurimit të shtetit në periudhën 29.11.1944 deri në 02.07.1991;
(ii) Është verifikuar nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar gjatë periudhës së punës si prokurorë;
(iii) Është verifikuar nëse pasuria e tyre është e ligjshme; dhe
(iv) Është verifikuar nëse aftësitë e tyre profesionale janë të përshtatshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura. Ata janë pa dyshim njerëzit më të kontrolluar e të testuar në Shqipëri. Madje, kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Më tej prokuroret e SPAK janë përzgjedhur midis shumë të tjerëve në një proces konkurrues dhe transparent.

Të gjithë faktorët që parashikon ligji për kontrollin e figurës së prokurorëve janë kontrolluar në detaje. Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore por mendime të cilat në asnjë rast nuk mungojnë në diskursin publik. Ato janë gjithnjë të mirëpritura por nuk janë kurrsesi shkas për ngritjen e dyshimeve mbi legjitimitetin juridik e moral të prokurorëve të SPAK.

Prokurorët e SPAK meritojnë mbështetjen dhe besimin e të gjithëve deri në provë të kundërt.

 

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • D I T A:Kur isha i vogel BABI me çonte para nje tas me thana te cilat ishin 50 %, te keimbura.
    -Une i perzgjidhja por ne fund i haja te gjitha.
    -Edhe keta te SPAKUT tone apo te atyre qe kan kaluar vetingun jane te tasit me thane.Kjo eshte drejtesia jone e cfilitur 99 %.
    -Le te shoresojme se do bejne diçka.Por peshqit e mdhenj do te ngelen si gure varri ne politiken ton te degjeneruare qe ne 1992.
    -FLM -DITA,GEZUAR V.E RI.

  • KUJT JA HIDHNI KETO LLOGJE PROPAGANDE TE SHEMTUAR ENVERISTE O MASHTRUES TE PACIPE TE KLP-SE PLOT E PERLOT ME “VENUSA” DHE SIGURIMSA TE ENVERIT?

    Po Hetuesia e Diktatures ishte detyrimisht pjese perberese e Sigurimit te Shtetit ne cdo hetim “palo gje” apo mjaft te rendesishem detyrimisht pervec hetuesit qe zyrtarisht ishte nenpunes i Ministrise se Brendeshme, duhet te ishin prezent edhe dy apo me shume sigurimsa per te degjuar me veshet e tyre se cfare do te deklaronte “Armiku i Kllases” pasi i kishin hequr thonjte dhe i kishin shkulur dhembet e dhemballet, madje edhe ne rastet kur vete Hetuesi ishte kuader i i fshehte i Sigurimit te Shtetit qe jepte informacionet e tij te cmuara tek Fecori apo Kadriu, te cileve Enveri kohet e fundit nuk u kishte asnje besim.

    atehere:

    KE DONI TE MASHTRONI JU O KLP-JA E MRIKES SE EDVINIT DHE E “VENUSAVE” TE ENVERIT?

    kur:

    Zgjidhni ne Krye te Prokurorise nipin e Aranit Celes dhe ne Krye te SPAK-ut nje Hetues gjakatar te Enverit?

    dhe kur:

    Ne te gjitha vendet ish-komuniste te Evropes Lindore pas renies se Murit te Berlinit Hetuesave te Diktatures qe nuk kishin kryer krime kunder njerezimit (nuk kishin vrare njerez) dhe famijareve te tyre me Kushtetute u ndaluan te punojne ne Administraten Shteterore dhe te bejne biznes me fonde publike, te paret qe miratuan nje ligj te tille dekriminalizmi ishte Hungaria qe e pasoi shume shpejt Polonia, Cekia, Sllovakia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, tre Republikat Balltike, se fundmi edhe Maqedonia e Veriut

    VETEM SHQYPNIA E EDVINIT DHE SERBIA E VUCICIT NUK KA PRANUAR TE MIRATOJE NJE LIGJ TE TILLE DEKRIMINALIZMI

    atehere:

    Ke doni te mashtroni ju me Vettingun e Sorosit o pushta genjeshtare te KLP-se enveriste plot e perlot me “Venusa” dhe sigurimsa te Partise se Punes?

    PSE NUK NGRINI PADI PER VRASJEN ME PARAMENDIM TE 28 MJERANEVE TE THUMANES QE EDI RAMA I KTHEU NE BANESAT VRASTARE ME GARANCINE E TIJ SHTETERORE SI NJE KRYEMINISTER KAQOL DHE I PAPERGJEGJSHEM?

  • Mua nuk me shqeteson fakti , ne se ka punuar ose jo ne organet e drejtesise te shtetit soacialist Arben Kraja . Mua me shqeteson , bile shume , fakti qe Arben Kraja ka mbyllur me procedure hetimet ndaj akuzes qe i behej Lulezim Bashes per abuzimet qindra milionb eurosh ne Rrugen e Kombit , duke e shpetuar nga ndeshkimi i rende ligjor . Si i tille , Arben Kraja eshte kapur nga Sali Berisha e Ilir Meta , ashtu sikurse jane kapur pjesa me e madhe e prokuroreve dhe gjyqtareve , te cilet jane kthyer ne manekine te drejtesise dhe shesin padrejtesi . Te presesh hetim e gjykim te drejte per “peshqit e medhenj ” nga Arben Kraja , eshte njelloj sikur t`iu besosh mrekullive , pra si nje mrekulli perralle .

    • Kreshtu eshte BOLJA PO, PO e Enverit qe nuk di se ku te vesh presjen ne baze te drejtshkrimit:

      UJKU QIMEN E NDERRON, POR ZAKONIN S’E HARRON

      Keshtu edhe UJKU i vjeter i Enverit, Hetuesi, Arben Kraja qe ka vrare njerez qe deshen te arratiseshin nga Ferri i Enverit qe e quante Republika Popullore Socialiste dhe qe tani kunati i Mrikes se Edvinit ne KLP e ka zgjedhur ne krye te SAPK-ut me nje Vetting te shpifur enverist,

      prandaj:

      Edhe UKJU i vjeter i Enverit, Hetuesi, Arben Kraja nuk ka sesi te te ndeshkoje KAMARIERIN ne Rinas te Enverit, Lulzim Basha jo per hajnine ne Rrugen e Kombit qe eshte nje “palo gje” po te krahasohet me hajnine e Edi Rames, por per vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar, Arben Kraja nuk mund te denoje as VARKARIN e Enverit, Sali Berisha per vrasjen e 26 mjeraneve qe groposi te gjalle ne Gerdec, as per vrasjen makaber mafioze te Remzi Hoxhes dhe Kosta Trebickes, si edhe UJKU i vjeter i Enverit, Hetuesi Arben Kraja nuk mund te denoje as Edi Ramen qe vrau ne Thumane 28 mjerane qe i besuan garancise se tij dhe u kthyen ne banesat vrastare pas termetit te shtatorit.

      KUJT I DUHET NJE BEDEL, KRIMINAL ENVERIST SI ARBEN KRAJA NE KRYE TE SPAK-UT TE SHPIFUR TE EDVINIT DHE GEORGE SOROSIT?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *