KLSH denoncon krerët e Hipotekës dhe ALUIZNI-t

anazapta

KLSH kallëzon në prokurori një ish-drejtuese, dy juristë dhe një hartograf të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës. Shkak janë abuzimet me detyrën dhe shkeljet e rënda në procedura dhe tapi pronash. Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se ka ushtruar auditim në ZVRPP-në e kryeqytetit, për veprimtarinë në periudhën janar 2011-dhjetor 2012.

Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh në drejtim të regjistrimit të tokës bujqësore dhe kryerje veprimesh, mbi pasuri të fituara me kontrata shitblerje nga pushteti vendor. KLSH ka dërguar kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ish-Kryeregjistruesen M. B., për juristët E. S., M. M., dhe hartografen E. H., me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për “mangësi, shkelje e të meta që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”.

Bëhet fjalë për moszbatim të kërkesave të ligjit nr. 7843, “për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) dhe të Rregullores së Brendshme të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe dispozitave të tjera ligjore.

Gjithashtu janë konstatuar shkelje të rënda për praktika të lidhura me veprimtarinë e dy institucioneve, ZVRPP Tiranë dhe ALUIZNI Tiranë. KLSH kallëzoi në Prokurori edhe T. B., përgjegjës në Sektorin e Urbanistikës të ALUIZNI Tiranë dhe L. K., ish-përgjegjëse e sektorit të  legalizimit, po të ALUIZNI Tiranë, për dhënien e dy lejeve të legalizimit, të cilat në kundërshtim të plotë me ligjin nr. 9482, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave të ndërtimeve informale” të ndryshuar, janë pjesërisht brenda territorit të Qytetit Studenti, duke i shkaktuar,  krahas të tjerave, edhe dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit. Është propozuar masa disiplinore largim i menjëhershëm nga puna për tre punonjësit aktualë të kallëzuar penalisht në ZVRPP Tiranë,  si dhe vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna për 26 punonjës të tjerë, nga të cilët 11 juristë dhe 14 inxhinierë.

KLSH propozoi ndryshim në legjislacionin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për rregullimin ligjor të pasurive të tipit veranda, pasi sipërfaqja e tyre deri tani nuk regjistrohej dhe për rrjedhojë, nuk tatohej. Regjistrimi i tyre, për  çdo transaksion regjistrimi të kalimit të pronësisë, do të krijonte të ardhura në favor të Buxhetit të Shtetit, si në regjistrimin e objektit për pagesën e tarifës së regjistrimit për metër/katror, dhe për tatimin mbi kalimin e pronësisë, për çdo transaksion.

Share This Article
6 Comments
  • Po hajde te paguajn dhe ato per keteo muret e pabera qe qe kane hipotekuar, kur i kane bere pallatet 2 kateshe per 9 se do ta conte me von ai pronari, kane hipotekuar ndertesa te bera me photoshop, si mos te denohen ato.

  • Kush mund te me thote: ne kukes ne drejtorine inuku-te eshte emeruar nje gazetar, vetem se eshte k. ps-se se qytetit ,pamvaresisht se ai nuk eshte qytetar. Edhe diplomen e gazetarit nuk e di ne se e ka te rregullt. qfar pritet qe ky injorant te beje per te parandaluar ndertimet pa leje ,kur vete ai ,siq thote edi rame eshte ndertim pa leje? vetem ta shikoni se sa tangerllek ka .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *