Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: KLSH: Kallëzim penal për ish-kreun e Bashkisë Përmet dhe drejtuesit e Ujësjellësit Mat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > KLSH: Kallëzim penal për ish-kreun e Bashkisë Përmet dhe drejtuesit e Ujësjellësit Mat
AktualitetEkonomiLajmi i fundit

KLSH: Kallëzim penal për ish-kreun e Bashkisë Përmet dhe drejtuesit e Ujësjellësit Mat

anazapta
Published December 30, 2012
Share
SHARE

KLSH kërkon ndjekjen penale të ish-kryetarit të Bashkisë së Përmetit, për shpërdorim detyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar sot në prokurori një kallëzim penal për Edmond Kominon, ish-kryebashkiak i Përmetit. Sipas KLSH, gjatë kontrolleve në Bashkinë e Përmetit janë konstatuar shkelje lidhur me shitjen e trojeve brenda vijës kufizuese të qytetit të Përmetit, në kundërshtim të hapur me ligjin.

“Si pasojë e këtyre shkeljeve të konstatuara, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar në Prokurorinë e Rrethit për kallëzim penal, ish kryetarin e Bashkisë Përmet për periudhën 2008 -2011, me akuzën “Për shpërdorim detyre”, pasi në kundërshtim flagrant me ligjin ka nënshkruar aktin noterial të shitjes ndaj subjekteve private të pronës shtetërore (truall) ndonëse nga verifikimet e bëra gjatë procesit të auditimit rezultoi se pala shitëse Bashkia Përmet nuk ka qenë pronare e trojeve që ajo ka shitur me anë të kontratës noteriale”, thotë KLSH.
Gjithashtu, KLSH ka kallëzuar në organin e akuzës edhe drejtorin e shoqërisë Ujësjellës Kanalizime në Mat, kryetarin e Degës Teknike, kryetarin e Degës së Financës dhe dy ish-kryetaret e Degës së Financës së Ujësjellësit, të gjithë për shkelje të detyrës.
“Nga auditimi rezultoi që drejtori dhe shefat e financës (sipas periudhave) të kësaj ndërmarrjeje, nuk kanë regjistruar në kontabilitetin e shoqërisë të gjitha mallrat e ndodhura në magazinën e marrë në dorëzim në përfundim të punimeve nga Projekti Norvegjez; kanë kryer një sërë daljesh drejt subjekteve të ndryshëm fizikë dhe juridikë (në disa raste edhe ndaj subjekteve private), për të cilat mungojnë dokumentet justifikuese dhe vërtetuese për përdorimin e materialeve të bëra dalje, si dhe kanë nxjerrë urdhrat për këto dalje; të gjitha këto veprime në kundërshtim me ligjin”, bën të ditur KLSH.

KLSH vlerëson se dëmi financiar pasojë e këtyre veprimeve të kundrëligjshme është 18 628 898 lekë. Shifra në fjalë përfaqëson daljet në vlerë të materialeve nga magazina për periudhën 4 vjeçare 2007-2011, ku për të gjitha rastet mungojnë dokumentet justifikuese dhe vërtetuese për përdorimin e këtyre materialeve.

anazapta December 30, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?