Asnjë institucion zyrtar nuk ka të dhëna të sakta sa i ndotur është ajri në Shqipëri, duke lënë të pasigurt qytetarët duke mos ditur se si është gjendja e mjedisit të tyre.
Ky konkluzion vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një inspektimi që i është bërë performancës dhe zbatimit e strategjisë “Cilësia e ajrit” për vitin 2017.
KLSH ka evidentuar se qeveria nuk ka të dhëna mbi ndikimin që kanë pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis, kjo pasi edhe nga ana e Insitutit të Shëndetit Publik nuk është bërë një analizë e tillë.
“Sot në Shqipëri ka vetëm 7 stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit pa ndërprerje, por 2 prej tyre nuk kanë qenë në gjendje pune për një periudhë 2-vjeçare, ndërsa të tjerat nuk janë pajisje te kalibruara”, thotë auditi i KLSH-së, përcjellë tv klan.
Por ajo që është më alarmante është fakti se asnjë nga këto stacione nuk është i akredituar, çka tregon nivelin e besueshmërisë së të dhënave.
KLSH ka vërejtur si të pamundur kontrollin e shkarkimeve të gazrave nga automjetet, edhe pse lënda e ngurtë pezull, PM10 dhe PM 2.5 është një nga substancat kryesore që shkakton ndotjen e ajrit në Shqipëri.
E njejta situatë është edhe me kontrollin dhe reduktimin e shkarkimeve të impianteve industriale, për sa kohë që nuk mund të arrihet inspektimi dhe monitorimi i tyre nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit.
Në auditim rezulton se strategjia e miratuar nga qeveria për kontrollin dhe cilësinë e ajrit deri më sot nuk është zbatuar dhe se ministria e Mjedisit nuk ka raportuar asnjëherë mbi rezultatet që ka arritur me të.
Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon që të merren masa të menjëhershme për të adresuar përgjegjësitë e për të zgjidhur situatën e monitorimit të cilësisë së ajrit.\
l.h/ dita

Me qene se njoftimin KLSH na e jep nepermjet TV.KLAN e “ben te besushme” prandaj nuk ka aspak nevoje ta kerkoni nga ndonje burim tjeter me i besushem , sic mund te ishte p.sh. “nga Dr. Profesor , Akademik-Sazan Guri”ose e per kthyer plotesisht ne Shqip nga Guri Guri ,sepse Sasa ne Italisht i thone gurit ! Po perse “Dita ” edhe ti i beson kaq shume “Tv. Klan”?Une te besoi ty dhe filloi te dyshoi kur me permend “Klan”