Situata me barnat në treg dhe në spitale pas një ndryshimi ligjor

Edona Llukacaj

Në raportin mbi zbatimin e e buxhetit të shtetit për vitin 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se heqja e detyrimit ligjor për importin e medikamenteve të prodhuara në vendet e Ballkanit, “që ato të qarkullojnë në një nga vendet e BE” dhe ndryshimi që medikamentet vetëm të kenë regjistrim lokal në vendet e origjinës e kanë ekspozuar individin shqiptar ndaj barnave që nuk kanë standartet e  BE-së për sa i përket cilësisë dhe sigurisë së tyre.

Po sipas KLSH, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si një institucion përgjegjës për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave vijon të jetë jo efektive në veprimtarinë e saj edhe si rezultat i mungesës së certifikimit dhe akreditimit të laboratorit të analizave. Sipas KLSH kjo shfaqet  në numrin e papërfillshëm të analizave të kryera, ku për periudhën 2017-2018 janë analizuar vetëm 12% e barnave që duheshin analizuar.

Gjithashtu, edhe sistemi i farmako-vigjilencës nuk është eficient në veprimtarinë e tij, duke mos patur fare ndikim në garantimin e sigurisë së barnave në vend.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, edhe shërbimet farmaceutike pranë spitaleve vazhdojnë të jenë të pa akredituara dhe në kushte jo optimale sipas praktikave të mira të ruajtjes dhe qarkullimit të barnave.

Në raport nënvizohet se “Spitalet publike vijojnë të akumulojnë barna jashtë afatit të skadencës,si rezultat i planifikimeve të gabuara dhe të keqmenaxhimit të tyre”, duke shtuar se cilësia dhe siguria e barnave mbeten ende ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe një problem i vazhdueshëm i sistemit shëndetësor në Shqipëri./ Scan

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
    • Me 1 janar 2020 Shqiperia behet antare e Farmakopese europiane dhe Mareveshjes per sigurimin e cilesise dhe gjithe keto histori marrin fund. Kjo u ratifikua ne parlament para pak javesh. Po gazeta Dita ka fjetur gjume ate dite

  • Ndërkohë brenda ne ilaçe ,te ardhura nga Serbia per Shqipërinë ,share te gjithë ta mari vesh ky popull dhe ky shtet qe me serbin te jen 0 zero importet e produkteve farmaceutike dhe ushqimore, po na vrasin me buk dhe ilaçe…Nuk ka skandal dhe vrasje me te keqe……O shtet??..zgjohu e mer masa….apo do kujtoheni kur te shuhen te gjithe Shqiptaret…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *