Real Madrid është klubi me më shumë të ardhura vjetore për herë të dhjetë radhazi, sipas raportit të Football Money League, i publikuar nga ‘Deloitte’.
Vetëm në sezonin 2013-2014 klubi spanjoll ka grumbulluar një total prej 549.5 milionë eurosh, ku përfshihen fitimet nga stadiumi, nga shitja e të drejtave televizive, marketingu dhe fitimet nga Champions League.
Të ardhurat e Realit ndahen kështu: 113,8 milionë euro nga shitja e biletave, 204,2 milionë euro nga të drejtat televizive plus Champions League dhe 231,6 milionë euro nga marketingu sportiv.
Në vend të dytë renditet Manchester United, me 518 milionë euro të grumbulluara. Podiumin e plotëson Bayern Munchen me 487,5 milionë euro.
Anglia është shteti me më shumë klube në renditjen e 20 të parëve (8 klube). Italia ka 4, Gjermania dhe Spanja nga 3.
Renditja e 10 klubeve me më shumë të ardhura vjetore:
- Real Madrid 549,5 mln euro
- Man. United 518,0
- Bayern Munchen 487,5
- Barcelona 484,6
- PSG 474,2
- Man. City 414,4
- Chelsea 87,9
- Arsenal 359,3
- Liverpool 305,9
- Juventus 279,4
- B. Dortmund 261,5
- AC Milan 249,7
- Tottenham 215,8
- Schalke 04 213,9
- Atlético Madrid 169,9
- Napoli 164,8
- Inter 164,0
- Galatasaray 161,9
- Newcastle 155,1
- Everton 144,1
