Klubi kampion i Azerbajxhanit, FK Karabak, i ka dërguar një mesazh urimi yllit të ekipit të tyre, Ansi Agollit, dhe përfaqësueses kuqezi pas eleminimit nga Euro 2016.
Klubi kampion i Azerbajxhanit, FK Karabak, është një prej tifozëve më të mëdhenj të kombëtares shqiptare të futbollit, falë Ansi Agollit që shkëlqen prej disa vitesh në radhët e tij.
Ja urimi që klubi i bën Agollit:
“Fatkeqësisht, Ansi Agolli dhe Shqipëria nuk arritën të kalonin në fazën 1/8 në Euro 2016… Ansi, shumë fakeminderit për gjithçka që ke dhënë dhe gëzimin e një Kampionati Europian të paharrueshëm. Falë teje kemi njohur edhe ekipin shqiptar. Faleminderit Ansi, faleminderit Shqipëri. Objektivi i radhës: Kupa e Botës 2016”, ishte mesazhi i azerëve.
