Klubi Monte Carla, në Firence, Itali, ku u gjet e mbytur një 35-vjeçare amerkane, ka një histori të gjatë telashesh me ligjin dhe është hetuar në mënyrë të përsëritur nga policia.
Burime për “MailOnline”, thonë se klientela e saj e rregullt përfshin studentët amerikanë dhe emigrantët të Evropës Lindore, veçanërisht shqiptarët, si dhe ata që kërkojnë të blejnë drogë.
Në janar të vitit të kaluar, klubi u mbyll me urdhër të shefit të policisë së Firences për 15 ditë, pas akuzave se një bandë shqiptare e trafikut të drogës i shiste kokainë klientëve të lokalit.
Gjurmët e kokainës ishin zbuluar në karriget e lokalit dhe qese plastike që përmbanin drogë thuhet se janë gjetur në dysheme. Në nëntor të vitit 2013, klubi u mbyll për shkelje të rregullave të shëndetit dhe sigurisë, raporton Panorama.
Më herët atë vit, licenca e saj ishte revokuar përkohësisht pas një përleshje masive që shpërtheu dhe një vajzë kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht në banjë. Në vitin 2009, licenca iu hoq sërish pronarit si pjesë e një hetimi të trafikut të drogës, kur një shtetas shqiptar u kap në mjediset e lokalit me një gram kokainë.
