Klubi i fundit muzikor i këtij lloji, këngëtarët janë të gjithë zogj…

J L

Në ditët e sotme, rrjetet sociale dhe jeta dinamike nuk i lejojnë më njerzit të dëgjojnë natyrën dhe atë që ajo ofron.Për këtë arsye është krijuar Klubi i zogjve të Kebun Baru, në Singapor.

Klubi i zogjve të Kebun Baru përbëhet nga zogj ekzotikë me prejardhje të larmishme, të cilët karakterizohen për tingujt e veçantë dhe “muzikën” e tyre.

Një vend magjik, i përbërë nga dhjetra kafazë me zogj, të cilët ngrihen çdo mëngjes nëpër tuba metalike, njësoj si ceremonitë e ngritjes së flamurit nëpër shkolla.

Po përse e bëjnë këtë?
A janë ata duke kënduar një himn kombëtar në fund të fundit?

Shumica e zogjve aty janë specie që i bëjnë foletë nëpër pemë, prandaj dhe rojtaret e Klubit i ngrënë kafazët lart nga toka. Disa zogj të tjerë i bëjnë foletë nëpër shkurre ose degë të ulta, prandaj mbahen në kafaze afër tokës.

Kjo bëhët që zogjtë të ndihen sa më të sigurt dhe komodë.

Të gjithë këta zogj kanë një të përbashkët. Janë të gjithë “këngëtarë”.

Një prej këtyrë këngëtarëve të vegjël kushton plot 98.000 dollarë.

Njerzit vazhdimisht krijojnë aktivitete dhe takime tek Klubi i zogjve, ku një pjesë e mirë e kujdestarëve aty punojnë vullnetarisht.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *