Klubi i “milionit të parë” në politikë e media

Saimir Lleshi
Deputeti i PS, Erion Brace, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me kerkesen e Partise Demokratike per hetim nderkombetar te ceshtjes se CEZ./r/n/r/nLawmaker, Erion Brace, speaks during a parliamentary session.

Nga Erjon Braçe

Dy njerez, plotesues te njeri tjetrit ne vanitet, kotesi, zbrazeti, padituri, perfitime, pasuri dhe ne ate qe quhet “milioni i pare”, kane mbeshtetur njeri tjetrin ne idene e perbashket te “arrestimit ne rruge te te korruptuarve”.

Qe ketij vendi i duhet nje fryme e re kunder korrupsionit, kjo eshte e dukshme, domosdoshmeri gjithashtu.

Por une mendoj qe ajo duhet te jete pa diskutim institucionale dhe te kete produkt fundor ate qe ka munguar gjeresisht deri sot:

Ndëshkim i ashpër ligjor;

Sekuestrimin e pasurisë së vënë përmes akteve korruptive.

Shikoni, deri me sot i kam pare te gjitha llojet e betejave kundër korrupsionit;

Ate mediatike, e cila, edhe pse konkrete, e mbështetur ne fakte e prova, ka patur për kundërshtarë nje grup te qarte “analistesh”, “gazetaresh”, te cilet, jo vetëm qe kane mbrojtur te korruptuarit ne politike dhe ekzekutiv, ne çdo nivel, por kane sulmuar egërsisht dhe koleget e tyre;

Zotnia që sot “argumenton” këtë “arrestin ne rruge” është simboli nder ta dhe une nuk e mbaj mend ne 22 vite të këtë denoncuar një akt korruptiv ne këtë vend;

Une e di perse; politikani apo ekzekutivi i korruptuar nuk i duhet popullit me se shumti, jo, i eshte dashur edhe ketij grupi “gazetaresh te pasur”, te cilet pa diskutim duhet te justifikojne edhe ata “milionin e pare”;

Ate politike, e cila, eshte e ashper ne opozite, konkrete gjithashtu, demonstron vullnet e angazhim deri ne dere te prokurorise ne shume raste-sic ne beme, edhe kjo e sulmuar po aq e ketu nuk ndryshon gje fare, por me difektin e rende te zbehjes ne rastin e nderrimit te pushteteve deri ne pamundesi, me produkt final serish pandeshkueshmerine;

Ate ekzekutive, e cila, kurre nuk eshte ngjitur ne nivelin me te larte te korrupsionit i cili mori imunitet absolut, perkundrazi, per 8 vite me radhe, te fundit te nje pushteti berishist, jo vetem qe mbyti cdo ze konkret kunder korrupsionit, ndertoi nje makineri te tere balte kunder cdo individi, politikani apo gazetari te angazhuar kunder korrupsionit duke rekrutuar te tjere “gazetare”, gazeta, televizione, studio e emisione ne to, por edhe u perfshi ne vjedhje masive te pasurise publike e parase po te tille, me produkt akte barbarie sic ai i Gerdecit, kurre te hetuara e gjykuara si akte kriminale edhe te korrupsionit;

Ate juridike, e cila, nuk ka ekzistuar kurre as ne hetim e as ne gjykim, ka degraduar me shume ne pastrim te politikanit apo ekzekutivit te korruptuar dhe në ndëshkim te kujtdo qe ka folur kunder korrupsionit;

Me keq akoma, ka ndërtuar nje rreth edhe me te korruptuar duke ofruar sherbime antiligjore per politikanet dhe ekzekutivet e korruptuar dhe, duke marre “leje” kriminale per te rrjepur cdo kriminel qe ka paguar favorin ndaj tij apo çdo qytetar qe ka “blere” “drejtësinë e tij.

Është një histori e afërt por edhe e gjate kjo.

Një histori ku te fituarit kane dale politikane, ekzekutive te korruptuar dhe pronare mediash e analiste pranë tyre.

Kane mbajtur njeri tjetrin, kane këmbyer shërbime mes njeri tjetrit, mbrojtje e legjitimim respektiv, përfitime gjithashtu, janë bërë milionere ne euro apo dollarë por kurrë nuk kane shpjeguar apo dëshmuar me fatura se si e bene “milionin e pare”.

Kjo eshte arsyeja pse sot kemi dy kasta;

Ate te politikaneve te korruptuar qe riciklohen dhe ate te gazetareve te pasur qe si gjen kerkund ne bote!!

Sot lexova se;

Tek gazetari i pasur, ne u dashka te shohim njeriun qe ka bere sukses dhe jo sherbetorin e politikanit te korruptuar i lidhur pafundesisht me te, per te marre prona qe si ka patur kurre e per te marre jashte radhe ate qe te tjeret se marrin dot, per te marre nje njolle qe kerkush tjeter se merr ne nje plan ndertimesh derguar mu mbi pronen e tij, pastaj nje leje qe vlen shume milione ne treg, edhe qe se meriton, edhe jashte radhe kur mundet sipas njolles se marre me heret ne te njejten menyre; per tu favorisuar ne tendera publike, ne kontrata qiraje, taksa e cdo gje tjeter si vendimmarrje e politikanit.

Sot lexova gjithashtu se; tek politikani duhet domosdo te shohim te korruptuarin, ate qe nuk ka pasuri te tijen qe buron nga puna e nderi, por pasuri te grabitur duke shfrytezuar pushtetin politik, firmen e vulen.

Jo sulltan;

Ti nuk mund te na fusesh te gjitheve ne nje thes.

Poooo, ka politikane te korruptuar, jane te gjithe te studios tende dhe i njohin gjeresisht.

Është klubi i “milionit të parë”.

Dallohen e dalloheni kollaj, jo thjesht pse mbështesni njeri tjetrin, por sepse jeni njësoj, visheni njesoj, mburreni me plaçkën po njësoj, tregoni orët po njësoj, vilat i keni ngjitur e po te njëjta, pushoni bashkerisht mbi jahte dhe luksin na i dëshmoni për standard suksesi e ndershmërie.

Ky me te te cilin ndani te njëjtën ide qe ne fund nuk ka asnjëherë “ndeshkueshmerinë” si produkt, eshte i vetmi politikan sot qe ka nje akuze te ngritur e te pa gjykuar, refuzon te gjykohet nderkohe qe per te nuk duhet te kete arrest ne rruge por arrest ne gjykate.

Ky e kryeson KLUBIN tuaj, KLUBIN E MILIONIT TE PARE!!

Me ju duhet te nise fryma e re kunder korrupsionit;

Me llogaridhënien për milionin e parë.

Share This Article
3 Comments
  • Per,TJ.

    Pse,perjashton edvin kristaq ramen more njeri?
    Po,ska ngel njeri pseudopolitik e matrapaz politik,qe nga eshalloni,komunal,bashki,rrethe,dhe kryministri,kuvend,oresident,pa korupcion dhe vjedhje,pra si shembull,sa vodhi basha ne rugen e kombit,230,000000 milion,euro apo si tje veme emrin vjedhje apo kusarllek?
    Pra,qe nga nishani,sali serbi,lulzim basha,jozefina,mesila,mailinda bregu,albana vokshi,muli,halimi,ristani,paloqeja,menji fjal krejt kasta kriminale,qe i thon vetes te majt,apo te djathte e republikan pra asnji te moe jet i pa,verefikuar,gjygjtaret,prokuroret drejtoret pra 140,deputetet e kuvendit qe nga kuvendi i pare ashtu i thanun pluralisto demokrat,(fashistonaziste lexoje)pra krejt ata qe kan gish sadopak ne politiken e erret te pluralizmit te hetohen dhe te verifikohen me familje e miqsi,se e din sesi i mshefin pasurit,por edhe po te duan,instuticionet e din sesi te zbulohen,krejt para drejtsis hajdutet dhe kriminelet e viteve 1990,e deri me sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *