Klubi nuk paguan lojtarët, trajneri ia jep nga “xhepi” i tij

Gazeta Dita

Klubi po kalon një moment vështirësie ekonomike dhe trajneri ka vendosur t’i shkojë në ndihmë lojtarëve. Kjo është ajo që ka ndodhur në Marok.

Skuadra e Raja Casblanca nuk arrin të paguajë prej disa muajsh rrogat e lojtarëve, të cilët kanë protestuar disa herë, duke marrë vendimin që të mos paraqiten në stërvitje.

Sipas “Marca”, Juan Carlo Garrido nuk është menduar dy herë për të shkuar në ndihmë të skuadrës së tij.

Trajneri spanjoll 48-vjeçar, ish-tekniku i Villarreal, Bruges dhe Betis, që ka marrë drejtimin e klubit maroken korrikun e kaluar, i ka dhënë para borxh dy lojtarëve: 3.000 dihrams (267 euro) për kongolezin Loma Mabide dhe 1000 (89 euro) për gabonezin Samsung Mbenge. Një gjest ky që nuk do të harrohet lehtësisht nga këta dy futbollistë.

Share This Article
2 Comments
  • “i ka dhënë para borxh dy lojtarëve: 3.000 dihrams (267 euro) për kongolezin Loma Mabide dhe 1000 (89 euro) për gabonezin Samsung Mbenge.”
    nuk ka qënë i detyruar,por mos nai nxirrni sikur të ketë çliruar botën!!
    e para borxh ka dhënë dhe me një shumë që është për të qeshur, 350€,dhe për një shqiptar e jo më për spanjoll,gjerman a zvicerian!
    “Një gjest ky që nuk do të harrohet lehtësisht nga këta dy futbollistë.”këtu jam i një mëndje!!kush të bën një nder shkruaje në mermer!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *