KM është i zoti të blejë qetësinë e atyre që ankohen. Dhe e ble lirë

J L

Që ta thjeshtojmë sepse është banale:

E keni parasysh lajmin që Ditmir Bushati u caktua në një detyrë në OSBE. I dërguar i posaçëm e quajnë. Do bëjë çdo gjë, për çdo fushë dhe hall ndërkombëtar. Këtë ndryshe e quajnë Përmbarues-Factotum.

Sic shkruan ResPublica, z.Bushati do jetë përmbarues i z. Rama në OSBE.

Arsyeja është fare banale, mjerane: zoti Rama as nuk ka haber nga politika e jashtme, në kuptimin e përpunimit të qëndrimeve në bazë dosjesh dhe mbledhjeje informacioni. Politika e jashtme e z. Rama bazohet dhe konstituohet në deklarata publike, gjeste apo nisma ku ai është patjetër protagonist. Nuk hyn në kandar Shqipëria këtu. Meqenëse në konferencën e parë për shtyp u ndje në siklet nga padija për çështje komplekse si ajo e Krimesë, në lojë ka hedhur Bushatin që e preferon punën e zyrës.

Ky i fundit do përgatisë dosjet për gjithçka, z. Rama për aq sa do jetë ministër i Jashtëm do shfaqet aty ku ka teatër me audiencë dhe jo në takime ekspertësh. Aty mund të jetë Gent Cakaj.

Pra z. Bushati është një facilitues dhe kontakt me një pjesë aktorësh ndërkombëtarë. Me këtë rast ai neutralizohet në qëndrimet e veta të pakënaqësisë që e bezdisin z. Rama. Është njësoj si rastin e Ben Blushit. Zoti Rama është i zoti të blejë qetësinë e atyre që ankohen.

Dhe e ble lirë.

Patjetër që Bushati do thotë se i shërben Shqipërisë. Do thotë edhe se marrja e presidencës së OSBE-së është punë e tij. Por kështu tha edhe Besnik Mustafaj, që ka paraqitur kandidaturën. Të gjithë kanë meritë. Dhe të gjithë kanë sedrën që t’u shkruhet emri gjëkundi. Por jo ambicie të vërtetë politike.

Nuk ka asnjë arsye më shumë. Thjesht një transaksion i vockël kancelarik për nevojat e kryeministrit që nuk ja ka ngenë të mësojë edhe për Krimenë apo Transnistrinë.

Gent Cakaj?! Kush është dashamirës ndaj këtij çunaku që e vunë në një karrige që nuk e kupton se çfarë funksioni ka, ta këshillojë të japë dorëheqjen. Nuk ka pse të poshtërohet në këtë mënyrë.

j.l. / dita

Share This Article
25 Comments
  • Rama as nuk ka haber nga politika e jashtme – thuhet me te drejte ketu – por gjysma e se keqes te pakten ngarkon ne kete fushe me detyre Permbarues ne OSBE ate D. Bushatin qe ja ka ca haberin asaj politikes jashtme.
    E keqja me e madhe eshte se Rama nuk ja ka haberin fare fare as ekonomise e financave por per dreq ato ja ka ngarku ne qafen e nje arsimtari te gjuhes angleze qe eshte me injorant nga Rama per keto fusha (e provuar kjo si minister ekonomie dhe kryetar i komisionit ekonomise ne parlament).
    Shkurt, Rama nuk ja ka haberin dy shtyllave kryesore te nje qeverisje : Politikes jashtme dhe me kryesores, Ekonomise brendeshme qe e ka deshtim total. Dhe keto padije tenton ti kompensoje me batuta dhe perralla te treguara andej-kendej qe me teper se mbulojne ate padije e bejne plus edhe me qesharak ate vete.

    • Sa budallej qe jeni o te mjere.
      I qani hallin kaloresit qe i varen kembet.
      Shikoni me tej se hunden tuaj dhe do ta gjeni ndryshe ate qe mendoni e thoni.

      • Kupto nje gje te thjeshte fare, se nuk ka kurrfare qarje halli per asnje kalores por eshte qarja e hallit per Shqiperine qe qeveriset nga nje i deshtuar total ne ekonomi. Kush nuk do ta shohe eshte i lire te beje qorrin.

  • Më në fund edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shërbejne si Policia e Shtetit me nga një patrullë treshe në OSBE:
    1.Rama,
    2.Cakaj,
    2/2.D.Bushati!

  • Lerini ore djemte te punojne…
    Te bejne ate qe dijne te bejne me mire…

    Kur gabojne do te vetkorigjohen.

      • Shume sakt artikulli “Dita”..!
        Eshte e vertete…Rama argetohet me “kulishin” Bushati…e heq e flak e injoron ee kurdo e “ferkon” ee fap i “ngrihet” …ai- Bushati vogel…ee “zgjatet” e zgjatet mbi skrivanine e Rames….për ti pregatitur aktet ….tamam si Zymbyl aga te Sulltani madherishem edhe ky nje “eunuk” Bushatlli eshte…ee ben mire sherbetorin si t’paret e vet…

  • Edi,i bleu te gjithe qe nga ambasadoret,nderkombetaret,te vetet e opiziten e re parlamentare,oligarket ,por vetem ju gazeten e nerume te saliut,ilirmunikes,kacit te zi dhe financusen e fermes arta ,nuk po ju blen ose ju ka prere rubinetin e parave…

  • DITA:Nuk besoj se kete opinion e shkruan me i mençmi te ju.Do jet ndonje dashakeq i Rames si njeri e jo Kryeminister.
    -Kryeministri delegon pergjegjesi tek cilido qe ka besim per pune te mira.Kjo nuk do te thot se ai nuk merr vesht nga politika e jashteme.Delegimi Bushatit atje tregon se Ai ka besim te Ai dhe nuk krahasohet me B.Blushin qe vetem dinte te llapte ne kuvend dhe tashme fton ne OPEN-BERAT BUZHALEN.etj.
    -Kryeministri ka pune te tjera pas.Dhe nuk do merret me dosjet e telefonatat.KM i mire eshte ai qe organizon e ndan detyrat midis ekipit.Kjo eshte njelloi sikur ne D I T A te gjithe artikujt ti shkruante nje dore,nje emer,nje njeri.Mendoni kur shkruani here tjeter.
    -Besoj se Rama do e tund mire “KEMBOREN E DREJTIMIT TE OSBE”.Le te pelcasin Berishistet.Degjomni me shume mua ish kolonelin me 17 klase shkolle qe jap opinione çdo dite,ku disa nuk i botoni.
    -Megjithate-FLM.

  • Bukur e ka shkruar. Transaksion i vogel kancelarik. Kaq eshte Bushati, si gjithe te tjeret qe Ramuti i luan si rrecka te kazanit qeveritar.

    • Ku jeni beqirat e berishes jeni mesuar me me ate lanet qe kuj ja vendoste gishtin ikte per lesh

      Pjeter arbenori

      Gramoz pashkon

      Sokol Olldasbi

      Ne radhe Lul basha e& co

      Ky eshte ndryshimi i Edi Rames oooo Mirel se ps nuk ka vrases
      Tja rruani ne kor Edi Rames bolet

  • Nevojtore PS + PD + LSI (Rama + Bushati + Berisha + Meta) = Super/Fekale.

    Edhe kurvat kanë më tepër Moral se sa këta të ashtaquajtur bur(r)a.

    Të më falni për fjalorin komentuesit.

  • Nje drejtues ose nje kryeminister nuk duhet ne asnje menyre t’i beje te gjitha punet vete. Se nuk eshte e mundur. Ai duhet te shperndaje kompetencat te bashkepunetoret dhe ministrat. Si kryeminister apo drejtues ka per detyre t’i kontrolloje dhe t’i nxise te punojne me shume dhe më mire. Kryemministri jep diraktivat, te tjeret duhet t’i vene në jete. Kjo eshte pune e specialisteve. Megjithate kam bindjen se Rama nuk di te zgjedhe bashkepunetoret e tij. Ndofta më te aftit dhe ata me eksperience i ka zet se i vejne ne dukje mangesite e tij profesionale. Nuk behet qeveria duke vene me shume gra ne krye te puneve. As me shume burra. Por duke vene me te aftet, me te ndershmit, me te perkushtuarit. Ndryshe ndodh ajo qe po ndodh sot ne Shqiperi. Nuk jane ne gjendje te bejne vetë, ato qe u realizuan te ne qe para 50 vjetesh! Edhe per te nxjerre naften, kromin apo bakrin therresin te huaj qe i marrin pasurite kombetare me koncesion per 30 e me shume vjet! Dhe hedhin ne arken e shtetit veçse nje te qinden e asaj qe duhet, se dalin gjithmone me humbje! E pra, para 50 vjetesh shqiptaret i shfrytezonin vete pasurite e tyre kombetare. Prandaj edhe u ndertuan gjithe ato vepra. Ky eshte problemi. Jo emerimi i Bushatit ne nje post diplomatik.

  • Eh more shoke e kuptuat se sa vlen edhe cuni turivarur i Sules qe hiqej si i moralshem. Sa ishte ne maje te karriges sillej tere arrogance e snobizem. Shkaterroi sherbimin diplomatik shqiptar edhe me keq se Saliu duke e mbushur me ordinere e injorante e ju e ujdisi me greket shitjen e brigjeve shqiptare. Se cilat mund te quhen suksese te tij si mkinister i jashtem vetem ai e di. Per Cakajn nuk ke as cfare te thuash se deri me tani nuk ka bere asgje pervecse asaj daljes per heqjen e targave dhe te pasaportave diplomatike per konsujt e nderit qe u shit si “revolucion” , te tjerat jane vecse bla-bla-bla me fjale qe as ai vete nuk i merr vesh.

  • Ai djali ” Kok pa larë,, e ka kokën më të larë se shumë të tjerë. Lëreni djemtë të punojnë sepse ju të tjerëve u pamë 30 -të vjet meeee…” Me Tana,,

  • Urrejtja dhe cmira prej katundari te vockel,ka shperthyer ne menyre vetvrasese,per artikull-shkruesin:
    Por akoma nuk e di mor handikap,qe Ramen e kemi kryeminister dhe si i tille i shtohen punet goxha duke patur shume specie si ty,shperndare nga te gjitha drejtimet,qe duan ti vene dhe ja kane vene minat ketij vendi,dhe per kete i duhet nje zevendes i denje i tij ne OSBE,dhe per kete vend teper te nderuar dhe me mire se Bushati nuk ka.
    yyyyyyyy-sikter

  • Ky Rama s`merr vesh nga keto pune,se mos Saliu merrte vesh! Ky eshte pordhac qyteti,ai ishte zarbo fshati.
    Te pakten qy Bushati ja thote per keto punet e zyrave.

    • e ke gabim o demo se ky hiqet sikur ia thote pa nuk ia thote hic fare ose me mire ketij ia thote se si te perfitoje per vete ne dem te interesave te Shqiperise. Per te qene i sakte ky emerim eshte antikushtetues/antiligjor sepse nje deputeti i lejohet te jete minister por jo te emerohet emisar per organizma te huaj etj. Ne kete rast cuni i Sules duhet te zgjedhe: o te jape doreheqjen nga deputet ose te heqe dore nga ky emerim. Keta duan ti bejne te gjitha por ka ca ligje qe nuk ia lejojne edhe pse keta nuk kane pyetur asnjehere per ligjet e kane bere si i ka dashur qejfi. Ja pra ku shkoi tere ai qendrimi parimor i rreme i cunit te Sules.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *