Mungesa e dialogut të qëndrueshëm politik mund të pengojë progresin e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit. Ky është thelbi i 24 rekomandimeve të
Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i ka dorëzuar Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian 24 rekomandime.
Pas vizitës së tij në Tiranë në janar të këtij viti, Fleckenstein kërkon zbatimin efektiv të reformave të qëndrueshme mbi 5 prioritetet kyçe që shërbejnë për transformimin demokratik të Shqipërisë dhe i hapin rrugën nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE.
Në pikën e dhjetë të raportit, autoritetet ftohen të nxisin integritetin dhe pavarësinë e institucioneve yçe të demokracisë, depolitizimin e gjyqësorit dhe përshpejtim i çështjes së 21 Janarit 2011.
Në lidhje me korrupsionin Edhe korrupsioni është cituar si një ndër çështjet thelbësore nga raportuesi Fleckenstein, i cili thekson se duhet luftuar në të gjitha nivelet, duke kërkuar bashkëpunim mes institucioneve përkatëse.

Ndihme hapur qeverise Rama nga Europa qe te ndaloj dhe zhduki kryekriminelet dhe rraskapitjen e kombit Shqiptar. Kryekrimineli Sali Ram Berisha eshte rreziku iminent.