Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, ku ndër të tjera është pyetur nëse ka një aleancë PD-PS për të falimentuar LSI. Basha tha se nuk ka aleancë kundër LSI, partitë nuk duhet të sillen si shpk.
INTERVISTA:
Eni Vasili: Pse keni goditur më shumë LSI se PS?
Basha: Nuk është e vërtetë. Do shihni që denoncimi im ndaj drogës dhe oligarkëve ndaj Ramës është prezente. E vërteta e ekonomisë vret më shumë.
Eni Vasili: Pra gjendja ekonomike është më problematike se problemi i kanabisit?
Basha: E ka përgjunjur shtetin para një kaste kriminelësh. Kjo është arsyeja pse Edi Rama u detyrua pas 90 ditësh qëndresë të dorëzonte gjysmën e qeverisë, pasi nuk kishte rrugë tjetër. Rama dështoi të garantonte zgjedhjet.
Eni Vasili: Shohim një sinkron çfarë keni thënë për LSI?
Basha: Para kësaj ju them se problemin me LSI e kam shpjeguar qartë. Nuk do pretendojmë këtu se përgjegjësinë për këto 4 vite e ka LSI. Përgjegjësia është e ndarë mes PS dhe LSI, si dy parti të mëdha të koalicionit. Përgjegjësitë janë të ndara. Kryeministri ka përgjegjësinë për rritjen e taksave, çmimin e energjisë. Por Rama nuk mund t’i merrte këto vendime pa mbështetjen e Ilir Metës. Pra këta për pushtetin e tyre kanë futur në gropë ekonominë.
Eni Vasili: Por ju thoni se LSI do e falimentoni. Keni aleancë kundër LSI?
Basha: Jo, nuk them atë. Absolutisht nuk ka aleancë kundër LSI. Kam thënë që partitë të mos sillen si shpk. Kjo duhet të marrë fund. Këta kanë mbajtur njëri-tjetrin në pushtet dhe për hir të pushtetit kanë rrënuar ekonominë. 56% e shqiptarëve duan të ikin se ekonomia ka marrë fund. Këta flasin për reformën në drejtësi, por kjo reformë është e pandalshme. Zgjedhjet janë nëse do kemi një ekonomi të rrënuar dhe me taksa të larta. Pra kjo është zgjidhja për të dielën. Meta nuk ngriti kartonin kundër interesit të shqiptarëve, por e ngriti për pazaret. Tepsia që flasin sot janë të dy, Rilindja dhe Ilir Meta dhe të dy duhet të paguajnë faturën të dielën.
Eni Vasili: Nga ana tjetër Ilir Meta nuk ka qëndruar në vend numëro. Ju ka quajtur Tomi dhe Xheri, madje dhe të pabesë?
Basha: Meta duket sikur po flet për veten e vet dhe Ramën. Se mos harrojmë këta dy kanë qenë në pushtet. Unë kam qenë në opozitë. Por unë nuk dua të merrem me batuta se po ti dëgjosh këta, thua kanë qenë në opozitë këto 4 vite. E kuptoni çfarë ju thonë shqiptarëve? Qeverisja ka qenë e tmerrshme, ka pasur drogë, Haki droga. Ky tjetri thotë korrupsioni, emërimet. Gjithçka që thonë për qeverisjen e përbashkët është e vërtetë. Është ajo që kemi denoncuar ne për 4 vite. Por tani duke e ditur se shqiptarët nuk e hanë sapunin për djathë, po mundohen të na thonë sikur janë të rinj.
Eni Vasili: Rama është krenar për reformat që ka ndërmarrë në koalicion, por do të reformojë edhe administratën shtetërore
