Koalicionet dhe hapja e listave/ Mbledhja e Këshillit Politik shtyhet për në orën 12:00

time

Këshilli Politik ishte parashikuar që do të mblidhej ditën e nesërme në orën 10:00 mirëpo, pas një kërkese nga opozita mbledhja do të bëhet dy orë më vonë, pra nesër në orën 12:00.

Sakaq, opozita jashtëparlamentare kërkoi shtyrje e orarit për në 12:00 duke i dërguar letër Damian Gjiknurit, ndërsa ky i fundit e pranoi propozimin duke i kthyer përgjigje pozitive teksa tregon se konfirmon pjesëmarrjen e tij në orën 12:00 për ditën e premte me 18 shtator.

Mirëmbrëma. Ju njoftoj se me kërkesën e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e Këshillit Politik është spostuar për në orën 12:00. Pra, nesër në orën 12:00 në të njëjtin vend. Thnx”, shkruan Gjiknuri.

h.b/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *