Armëpushimi që hyri në fuqi më 15 dhjetor në Jemen përfundoi sot në orën lokale 14:00 (11:00 GMT), njoftoi koalicioni ushtarak arab që mbështet qeverinë jemenase dhe lufton me grupet shiitë në vend.
“Armëpushimi përfundoi për shkak të vazhdimësisë së sulmeve kundër mbretërisë saudite, që është shënjestruar kryesisht nga goditjet me predha balistike këtë javë”, njoftohet në një deklaratë të koalicionit të cituar nga agjencia zyrtare saudite SPA.
