Koalicioni kundër ISIS-it vret ushtarët irakianë

Dita

Gjatë një sulmi ajror të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër të ashtuquajturit grupi i Shtetit Islamik, mund të jenë vrarë disa ushtarë irakianë.

Kështu u shpreh ushtria amerikane nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Të dhënat paraprake sugjerojnë se një prej sulmeve tona ka rezultuar me vdekjen e ushtarëve irakiane”-thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, sipas komandës irakiane për operacionet e përbashkëta, një oficer dhe 9 ushtarë kishin vdekur ose ishin plagosur në incidentin e ndodhur pranë Fallujah-s.

Mediet e huaja shkruajnë se, “forcat irakiane janë angazhuar në luftime kundër militantëve në rajonin e Anbar-it”. Ndërkohë, njësitë ushtarake kanë avancuar drejt pozicioneve të ISIS-it në Fallujah por për shkak të motit të keq, nuk u mbështetën  nga forcat ajrore irakiane.

Sipas komandës irakiane, forcat ajrore të koalicionit ndërmorën 2 sulme me kërkesë të autoriteteve të Irakut, duke u mundësuar ushtarëve të avanconin me shpejtësi duke zënë në befasi xhihadistë.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se koalicioni kishte zhvilluar edhe një sulm të tretë. Sipas tyre, pa marrë në konsideratë distancën e mbuluar, duke shkaktuar viktima edhe mes forcave irakiane.

Ushtria amerikane shprehet se ky është incidenti i parë i raportuar i të ashtuquajturit “zjarr miqësor”, gjatë operacionit për largimin e militantëve nga rajoni i Anbarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *