Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo ka deklaruar se Partia Socialiste dhe lideri i saj duhet ti japin shpjegime aleatëve lidhur me koalicionin e mundshëm me LSI. Gjatë një takimi me elektoratin në Devoll, Milo tha se në koalicion duhet të ketë respekt reciprok të pjesëmarrësve.
“Ende nuk jemi deklaruar, po presim sqarime që do të bëhen së shpejti të ditura nga PS. Vetëm pasi të marrim këtë mund të mbajmë qëndrimin tonë. Një koalicion është i pranueshëm kur ka respekt reciprok të pjesëmarrësve në të. Mirëpresim që të respektohen sakrificat që ka bërë PDS dhe gjithë opozita në 8 vjetët që kanë kaluar.
Lidhur me dëmtimin e opozitës nga ky koalicion, kreu i PDS-së, tha se nuk nxitohet, por partia e tij do të këmbëngulë në ndërtimin e një aleance mbi baza të shëndosha morale dhe politike.
Z. Milo puna me e mire qe do te besh dhe do t’i sherbesh elektoratit te Partise Demokracia Sociale dhe popullit te neperkembur,eshte largimi nga koalicioni i Edvinit (se PS ai nuk e Pyet). Z. Milo ai nuk ka sqaruar Partine e tij e jo ty e te tjereve qe nuk u ka ne esap.
Cfare sqarimi do Ti , Edi e ka bere fakt aleancen me Ilirin duke shkelur mbi gjakun e 4 te vrareve qe i nxorri ne bulevard si mish per top, e vete pinte kafe te kullat binjake. Edi tashme e ka marre damken e nje personi te urryer dhe mashtrues ordiner.