PS-LSI DHE SËPATA E AUTOKRATIT (Një lojë politike që ka arritur majën prandaj parathotë edhe fundin e saj)

redaktor
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

Në vitin 1991, në një nga librat e tij, Noam Chomsky, filozofi dhe komentatori  famshëm politik amerikan, është përpjekur të argumentojë rrezikshmërinë shumë më të madhe të autokratizmit krahasuar me korrupsionin. Shkruante se SHBA ishin pjekur për një lider fashist dhe se demokracia kish shpëtuar vetëm për faktin që një lider i tillë nuk kishte dalë. “Eshtë gjë e mirë që gjithkush që është shfaqur nuk ka qenë i tillë: Xho Mekarthy, për shembull, qe shumë bandit; Riçard Nikson qe shumë hajdut; Ronald Regan qe shumë kloun; predikuesit fondamentalistë janë përfundimisht shumë të korruptuar” – nënvizonte Chomsky. Dhe shtonte se përballë rrezikut autokratik, i thoshte korrupsionit mirësevjen! Dhe sqaronte se sa kohë liderët e të djathtës do të ishin të interesuar për para, femra dhe kadillakë, demokracia amerikane nuk do të ishte e rrezikuar. Por ajo do të ishte në telash të madh nëse shfaqej një lider autokrat, një tip Hitleri, që do ta kish mendjen vetëm tek pushteti.

***

Ajo që për demokracinë e SHBA mbeti një rrezik potencial, për Shqipërinë u bë realitet që në nisje të tranzicionit. Autokrati, tipi i Hitlerit, mbiu në kokë të lëvizjes demokratike duke e degraduar atë nga lëvizje e lirisë në hordhi të sundimit. Ai e ka emrin Sali Berisha që sot, po drejton një kryqëzatë objektivi i vërtetë i së cilës nuk është thjesht rrëzimi i Ilir Metës, por sabotimi i reformës në drejtësi. Por që kjo të ndodhë, duhet çarë koalicioni PS-LSI. Dhe që të çahet koalicioni PS-LSI, duhet të goditet Meta.

***

Kanë kaluar 2 vjet që nga koha kur koalicioni i majtë, i kryesuar nga binomi PS-LSI, mposhti me një milion vota koalicionin e qeverisë së Sali Berishës duke e nxjerrë këtë të fundit në opozitë. Një koalicion, një fitore dhe një rotacion shpëtimtar për projektin e demokracisë liberale që do të rrezikohej fatalisht nëse autokrati me damkë, do rikonfirmohej për një mandat të tretë radhazi. Dhe koalicioni PS-LSI mbetet shpëtimtar për demokracinë edhe sot, pikërisht sepse autokrati Berisha, politikani më i inkriminuar në Shqipëri, është rihedhur në ofensivë për të rimarrë pushtetin me çdo kusht, me intriga përçarëse, me shpifje dhe dosje të vjetra korrupsioni që vetë e ka toleruar sa qe në qeveri, duke kërcënuar deri edhe me kryengritje sikundër po bën thirrje.

***

Jo gjithçka që është shpëtimtare është edhe e pastër. Në mjaft situata politike, shpëtimtare nuk është e mira absolute por e keqja më e vogël. Shpesh, për të arritur te e mira, duhet përdorur si shkallë e keqja më e vogël duke shmangur atë më të madhen. Shmangja e së keqes më të madhe, e kobit, është e vetmja realpolitikë e legjitime. Dhe përballë alternativës berishiste, si praktikë autokratike e rrënimit të shtetit që ka regjistruar edhe skandalet më të mëdha korruptive të dy dekadave tranzicion, deri edhe  krimin diktatorial të vrasjes së qytetarëve të pafajshëm në protestë, çdo alternativë tjetër qeverisëse mbetet, sot për sot, një e keqe shumë-shumë më e vogël. Pra, relativisht, një e mirë.

***

Bilanci është i thjeshtë: Më thoni një skandal korruptiv të bashkëqeverisjes PS-LSI në këto dy vjet që vetëm t’i përafrohet sado pak skandaleve si ai i Gërdecit apo rrugës Durrës-Kukës, t’ju them se kjo bashkëqeverisje PS-LSI është me e korruptuar se ajo e Berishës pra, një e keqe më e madhe. Nëse jo, atëherë mjaft me llafe kazani! Kjo bashkëqeverisje e sotme është shumë më pak e korruptuar se qeverisja e djeshme prandaj është edhe e keqja më e vogël. E sa për qeveri të pastër fare, atë vështirë se e gjen në glob. Prandaj është absurde, verbëri, tutkunëri, që mbi bazën e thashethemnajave për korrupsion të qeverisë Rama (më së shumti të fabrikuara në kuzhinën e berishizmit) të braktisësh të keqen më të vogël duke risjellë në pushtet të keqen më të madhe, alternativën berishiste me megakorrupsion të faktuar!

***

Aleanca qeverisëse PS-LSI mbetet shpëtimtare për demokracinë sepse është një pengesë e pakapërcyeshme për rikthimin e autokratit në pushtet. Ky i fundit u rikthye në pushtet në vitin 2005 vetëm sepse e majta u përça nga mbirja e LSI-së. U rikonfirmua në pushtet në 2009 pikërisht sepse PS dhe LSI nuk arritën të afrohen për të homogjenizuar të majtën. Berisha e di mirë këtë. E di mirë se e vetmja shpresë për rikthim në pushtet është përçarja. Prandaj, si një Cezar, të gjithë bateritë, diversionet, shantazhet, shpifjet i ka drejtuar kundër koalicionit PS-LSI për të arritur çarjen e tij. Kjo shpjegon edhe sulmin e nisur kundër Ilir Metës (për hir të së vërtetës bazuar jo në fakte) apo thashethemnajat qesharake për gjoja një aleancë Rama-Basha që gjakon t’i hedhë Metës “trutë e gomarit” duke nxitur xanxën e dyshimit për gjoja një pabesi të Ramës. Nuk është aspak devocioni ndaj drejtësisë dhe antikorrupsioni që e motivon një kryqëzatë të tillë kundër Metës me të cilin, Berisha do bënte aleancë që sot, nëse vetë Meta do të pranonte. Sepse për pushtetin Berisha është i gatshëm të lëpijë pështymën dhe baltën e hedhur dje mbi këdo. Por është nevoja jetike e çarjes së të majtës, pa të cilën berishizmi (pra dhe Lul Basha) nuk rikthehet dot në pushtet, që e nxit gjithë këtë furtunë “antikorrupsion” të berishëve së cilës i janë bashkuar në prapaskenë, edhe mjaft nanoistë por edhe jo pak “eminenca” të së majtës, mbetur të pakënaqur se janë lënë në hije nga koha dhe për të cilën, ata fajësojnë Ramën. Janë edhe këta që thërrasin edhe për zgjedhje të parakohshme duke bashkuar zërin me korin e berishizmit.

***

Meta është ai që është. Një politikan me indicje korruptimi mes një klase politikanësh që, kush më shumë dhe kush më pak, është e korruptuar nga pandëshkueshmëria 25 vjeçare. Por opsionet duhen peshuar. Dhe mjerisht, në Shqipëri ndodhemi prej vitesh përballë opsioneve të së keqes. Meta është ai që është por edhe Berisha dhe Basha janë ata që janë. I turpshëm qe videoskandali i Metës. Një gjakim korruptiv. Por i mbetur në tentativë. Që nuk ka të krahasuar me 200 milionët e “humbura” të rrugës Durrës-Kukës, me korrupsionin e përgjakur të Gërdecit dhe mbi të gjitha, me masakrën e 21 janarit! Një krim tipik për autokratizmin dhe diktaturat. Prandaj kur shtrohet pyetja të çahet koalicioni PS-LSI që të vijë Berisha apo berishistët, jam pa asnjë hezitimin më të vogël që të mbetet koalicioni PS-LSI dhe të mos vijë kurrë më në pushtet Berisha dhe berishizmi që e ka mbërthyer pa shpëtim si një kancer PD. Një qëndrim që do të ndryshonte vetëm nëse do të paraqitej një alternativë e tretë.

***

Por një alternativë e tretë, jo si një e keqe më e vogël por si një e mirë, nuk mund të vijë sa kohë në Shqipëri nuk është themeluar drejtësia e pavarur. Dhe e përsëris, sulmi i berishistëve dhe gjithë llumit të politikës së vjetër, të djathtë e të majtë, është intensifikuar sa më shumë po afron koha e reformës në drejtësi. Eshtë një aleancë e autokratizmit dhe korrupsionit 25 vjeçar që ulërin kundër “korrupsionit të Metës” për destabilizuar situatën dhe shtyrë reformën në drejtësi për në kalendat greke!

***

Ndërkaq shtrohet pyetja: Ilir Meta duhet të mbajë në këmbë një koalicion që ofron reformën në drejtësi në mënyrë që pastaj drejtësia ta ndëshkojë?! Përgjigja është kjo: Një drejtësi realisht e pavarur nuk ndëshkon dhe as nuk fal kot. Askush nuk i shpëton dot një drejtësie të pavarur, që themelohet mbi barazinë e të gjithëve para ligjit. Kush ka mëkate është i detyruar të kalojnë nëpër skanerin e saj. Aq më tepër politikanët e lartë të tranzicionit korrupsioni i të cilëve ka mbetur i pa prekur në këto 25 vjet. Pra çështja nuk shtrohet që drejtësia mund të ketë punë vetëm me Metën. Ajo mund të ketë punë edhe me Ramën, Nanon, Berishën, Boden, Mejdanin, Mosiun e shumë të tjerë që sot janë harruar por që, nëse kanë bërë korrupsion, nuk i harron drejtësia. Prandaj, kush e ka mizën nën kësulë duhet të trembet vërtet. Sepse askush prej të korruptuarve të tranzicionit, nuk ka barë aq miliona sa, siç shpotiste Oscar Wilde, të mund të blejë të kaluarën e vet. Dhe nuk do t’a shpëtonte dot as aleanca me autokratin dhe gjithë llumin e korrupsionit të pandëshkuar, kundër reformës në drejtësi që ka tashmë, edhe bashkautorësinë e ndërkombëtarëve.

***

Por, tani për tani, sa kohë në Shqipëri nuk ka një pushtet të pavarur drejtësie që ta spastrojë politikën nga të korruptuarit, jemi të detyruar të zgjedhim të keqen më të vogël. Në kushtet kur mungon drejtësia dhe kur thuajse të gjithë politikanët janë zhytur, kush më shumë e kush më pak, në korrupsion jemi të dënuar të bëjmë ca punë të mira edhe me ca burra që i mendojmë të këqinj. Por kurrsesi nuk duhet ta kërkojmë shpëtimin tek autokratizmi. Sepse autokratizmi edhe korrupsionin e ka më të madh, më absolut.  Dhe, me fakte të përgjakura, është provuar se autokrati është Berisha. Ndaj është ironike të shikosh sesi armiku më i rrezikshëm i demokracisë në Shqipëri, rreket “ta mbrojë” demokracinë nga korrupsioni i Metës me DIA-n që, në fakt, është korrupsioni i tij. Një lojë politike që ka arritur majën prandaj parathotë edhe fundin e saj.

Share This Article
40 Comments
  • Realist Andra!
    Madje kultura jote na ndihmoi per te bere vleresim real duke e krahasuar ate qe ndodh ketu me ate qe ndodh ne vendin me demokratik te botes SHBA

    • Indiciet nuk janë tamam kështu, Stefani. Përtej ironive, Ilir Metën e shikojmë vazhdimisht dashamirës të doktorrit dhe këtë e ka shprehur më fort dhe këto dy ditët e fundit. Ndaj, si ‘pragmatist’ që është, Meta mund të bëjë sërisht koalicion me doktorin e të tradhëtojë Ramën vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër me SB president. Nga dy malokët ç’nuk pret. Rama, nga ana tjetër, e ka tepruar tej mase me reformat e serta të ndërmarra që kanë shkaktuar largimin e elektoratit dhe zemërimin e përgjithshëm. Prerogativat janë që, Rama i vetëm i humbet keq zgjedhjet, ndaj dyshja ose treshja Berisha-Meta-Luli do mundohen të shkojnë në zgjedhje të parakohëshme. Si mund të interpretohet ndryshe letra e Brahos për destabilizim të vendit?

      • Qenke shk….er edhe ti stefan,paske ngren ngjalat e rradhes,po nuk ka njerez aq k… sa te besojne hipokrezine tende se qenka me mire edi me ilirin sot ne kulmin e korrupsionit se sa saliu qe ka pjerdh dhe VETE EDI ME ILIRIN e kane lene te bej qejf e te shijoj leket e vjedhura keto dy vjet?eshte e qarte qe kjo lufte eshte lufte klanesh dhe jo principesh dhe cdo b…. politik apo mediatik si puna jote qe rreshtohet ne krah te edit dhe ilirit e ben kete vetem per te marr pak nga parate e vjedhura. kush ka principe e ka te qarte se e vetmja zgjidhje eshte qe populli duhet te denoje cdo politikan qe del se eshte korruptuar dhe ka abuzuar dhe jo qe spo i fusim keta se skane vjedhur aq shume sa te tjeret

    • I dashur Andrea ne vend te flasesh per te keqen me te vogel duhet te flasesh PER RREZIKUN ME TE MADH QE QUHET KAOS DHE RIKTHIMNE ANARKI -ALIAS RRUMPALLA E DOKTOR QENEFIT.

    • Bravo Stefani. Si gjithmone brilant. Analize e shkelqyer. Nje mije perqind dakord me analizen tende. Eshte e qarte qe qeni e biri i qenit (Hitleri i Shqiperise) po ben c’eshte e mundur qe te prishe aleancen PS-LSI. Per fat te keq nje deklarate e Luan Rames sot po ben pikerisht ate qe Berisha po enderron. Po i fut ne sherr PS-LSI. Berisha me Serbine pas tij do te beje ceshte e mundur qe te bleje ata te pakenaqurit me miliona dollare qe te thashethemojne ne favor te qenit Sali Pashe Toptani dhe qe tradhetari i shekullit te vije prape ne fuqi. Populli demokrat shqiptar duhet te shikoje qe Rama po punon per Shqiperine dhe per here te pare pas 25 vjetesh ne si shqiptare ndihemi krenar qe jemi shqiptare. Agjenti serb kishte bere ceshte e mundur qe tja ute emrin Shqiperise ne toke dhe beri ceshte e mundur qe ta rrenonte Shqiperine me kaosin, papunesine, vjedhjen, vrasjen, friken, terrorin, eliminimin fizik e shume te tjera. Ndoshta ju e keni harruar ne shkrimin tuaj qe ky kryemaskara shiti edhe detin e Shqiperise. Ja fali Shqiperine Greqise me venien ne krye te Anastasis dhe me ngritjen e varrezave greke si pikat e shiut. Strategjia e tij ishte te shkaterronte Shqiperine dhe ne nje fare mase ja ka arritur qellimit. Vetm me ardhjen e Rames ne pushtet Shqiperise ju vendos prestigji me fqinjet. Greqise apo Sebise apo Maqedonise ju tregua vendi i thanes, pikerisht atje ku a kane. Ose reciprocitet ose shkoni ne te semes. Bravo Rama.

    • @faro

      Kur s’e kishe atë kulturë më parë se ta lexoje shkrimin, si arrite ta bëje vlerësimin me kaq shpejtësi? Apo ti duhet të jesh shumë i zgjuar, madje jashtëzakonisht i zgjuar, sepse të arrish të përfitosh nga një tregtar flamujsh kokëbosh, që si një Don Kishot modern lufton me një të mbaruar si Berisha i vërtetë dhe mbron haptazi Berishën rilindar në pushtet, është diçka madhështore.

  • E keqja, sado e madhe apo e vogel qofte, ajo mbetet e tille. Gjithkush qe e ka te qarte, se nje shteti nuk mund te funksionoje kurre normalisht nese drejtohet nga politikane te inkriminuar e te korruptuar, ai duhet te distancohet sa me pare prej tyre, dhe t’i bashkohet grupimeve te tjera politike. I lire per te vetevendosur eshte ai qe nuk impresionohet nga vegla te vena ne sherbim te pushtetareve.

  • MORE JE NE TEREZI TI ME KETE SHKRIM !
    Si flet pas 25 vjetesh kur ketu nuk funksionon asgje dhe populli u arratis e vendi u shperbe dhe krriminelet jane ne parlament po ata 25 vjet e ti i thua popullit ta masim KRIMIN me QILLO-Kush ka vjedhur me shume ta leme deputet kush me pak kryetar parlamenti!!!TURP E FAQJA E ZEZE PER NJE INFORMACION QE NUK PLOTESON ASNJE PARAMETER :AS I LIRE,AS I PA VARUR,AS PROFESIONIST

    • z. “kryetari i kamentuesve idjote”,
      me keqardhje te thelle qe shtrengohem te komplimentoj “kryetarin e kamentuesve idjote”, por je shume me i sakte se z. Stefani.
      Pranimi i te keqes me te vogel eshte ajo qe na ka lene ne kete derexhe.
      Kjo teori famekeqe, e perdorur me sukses nga bandat politike te centralizuara, eshte as me shume e as me pak, por e barazvlefshme me ate shprehjen vulgare, por kuptimplote “te lash m…n me sh…e”.

      • Zoti i shtrember,( Uroj te mos jesh i tille!), Po, eshte me mire kjo qe sa po thate ju. Vec,eshte me mire te lash, M…me sh… Se sa te lash,shu… me M…

  • Mbase gabohem ,por kjo ”stuhi” per gjoja ”kontradikta midis Rames e Metes” te ngritur
    si nje ”tornado” nga PD-ja Berishovic-Bashic , ne ankthin e ketyre te fundit te babezitur
    per te ardhur sa me pare ne pushtet me pushtet e horrat-huligane qe i ndjekin nga mbrapa
    i ngjan asaj fabules se Ezopit ne mos gaboj ,me titull : ”Dhelpra dhe Koqet e Dashit” , ku
    dhelpra e uritur ndiqte kemba-kembes dashin me koqet e varura te dashit dhe thoshte me
    me vete : ‘ja tek ajo kthesa koqet e dashit do te bien dhe une do t’i ha, mirpo kjo nuk ndodhi
    kurre dhe dhelpra mbeti vete me deshiren ., me enderren, idem zgjebaraket e pasur te bandes
    mafioze te PD. Gabimi eshte i Europes qe nuk e nxjerrin jasht ligjit kete bande trafikantesh
    te droges e vrasesish…..!!!

  • Shqiptaret jane naive,ala s’kuptojne qe kokat e tranzicionit jane vazhdonjes te kovacanes komuniste,vereni nexhin ala komandon si ne kohen e qoftelargut,sepse e mbfrojne “tranzicionistet”.Shqiperia ka vetem nje parti, partine e pasurimit te zi.

  • Peshoria me e cuditeshme:
    Ne nje ane. Me anen tjeter
    Krimineli. Te korruptuarit
    Krimineli. Kurvaret
    krimineli. Hajdutet
    krimineli. Mashtruesit
    Krimineli Shoket dhe bashkepuntoret e krimnelit
    Si ta bejme o Andre qe be kokepalaret te kthehemi dhe trupalare.Si mund ta quajme kriminel Berishen kur kabineti I horrit te rilindjes dhe maestro Meta e quajne te nderuar dhe me merita.
    Te te degjojme ti apo Imoralet me pushtet?

    • Nje mik im,i paskej thene Rames:

      Rame, ne befsh sic beri Sala!
      Ik,qe sala prap te vi.
      U mesuam me ket’, M…
      Nje luge une,
      vec, tri luge TI…

  • Shkrimi eshte shume i sakte dhe realist. E keqja qe e ka mberthyer vendin eshte aq e madhe sa nga ajo mund te dilet shkalle shkalle vetem me ane te te keqes me te vogel. Ka ndidhur keshtu edhe ne vende te tjera. Ata qe thone se te dy palet jane njelloj bejne punen e bandes se Saliut. Andrea e thote qarte se vetem nje drejtesi e pavarur krijon opsionin e me te mires. Deri atehere duhet te zgjedhim te keqen me te vogel. Sa kohe qe edhe e keqja me e vogel merr vota duhen perdorur ato kunder se keqe me te madhe qe eshte Saliu. Vetem torrollaket e ketioj forumi nuk e kuptojne kete. Te tjerat jane dokrra!

    • THENE BUKUR DHE SAKTE GJITHCKA ! A.Stefani i ben nder gazetes DITA !
      Une personalisht e lexoj DITA , kur shoh ndonje shkrim te tij !

      • Per ju trapa dhe spiune qe beni komentatorin e nje spiuni tjeter si shkrusi stefan, na ngeli iliri qe ia mban me dore saliut te zgjidhi reformen ne drejtesi? Me ke talleni ju plera te ketij vendi? Pse ndore te ilirit dhe edi mashtrusit qe sdi as si me be administrate jo me drejtesi laska ngel

  • Bukur Andrea, nuk ke cfare ti shtosh analizes tende, kush ka sy e sheh, kush ka vesh e degjon, kush ka mend e kupton.
    Kush nuk ka asnje nga keto, le te haje m**!

  • Vetem Hitleri dhe Ducja pastruan Europen nga korrupsioni total.

    Mesa duket koha po kerkon nje udheheqes te ri !

  • Per mua,mbase dhe per shume te tjere,Stefani,eshte nje analist i komletuar. sot me ket’ shkrim eshte me bindes se kurre. Madje,ka bindur edhe pd.istet,me perjashtime te ndonjerit, si Mark uk, ujk,ujqer…(Ama,c’them dhe une), sikur Mark uk,hyn’ ne radhe me njerzit!…Nejse,une po e vazhdoj me vargje,mendimin e Stefanit kur thote: ” Politikani me i inkiminuar ne Shqipri,eshte rihedhur ne ofensive,per te marr pushtetin me c’do kusht!…”

    DJAJTE PO LIDHEN PRAP NE VALLE!

    Djajte po lidhen prap ne valle
    Kryedreqi tund shamine,
    Thon’ do bejme dasem te madhe
    Se martojme Shqiperine!

    Si kjo dasem s’do jet pare!
    (Vetem nusja rri e truar!…)
    Kurbanet ne gjak te lare,
    Krismat s’kane te mbaruar!

    Ne dasem nuk janete ftuar,
    Vetem engjejt,sic e dime,
    Ata quhen te harruar
    Qe kur moren arratine…

    Zoti s’vjen,gjithnje i zene…
    S’paska nge as Perendia,.
    ” Ne kembetime “, paskej thene:
    – Le t’u vije Perrupia!

    Ndersa Ferri a Xhehnemi
    Ardhkan ne dasem pa ftese.
    Fshehurazi nga Aligeri
    Madje na qenkan dhe shkese!

    Ja dhe lugetrit dasmore,
    ( Tejpertej nje vaj bilbili )
    Me dy – tre heje ne dore
    Vjen nga fundi Xhebrhili.

    Dhenderri ia shkon lubise
    Ha e ha e s’ ndjen te ngopur,
    Gojen si grop’ e S ejdise…
    Nje bajloz qe patem njohur!

    Nusen e kerkon me paje,
    Jug – Veri,me fusha,male…
    ” S’tundem “, thote,ketej or daje,
    ” Se e kam te blere me pare!”

    ” kjofte per hajer!”, thenkan djajte,
    Na po i dime zakonet tona,
    Vec na lej nje vend me nejte
    Jena msu na,dhe nder hona!”

    Ke te djele,shqipja martohet,
    Shqipja lare me uje Drini?!
    Fol o zot, se me s’durohet
    Tok me dreqin dhe i biri!

    Se ma zi nuk ka ku shkon
    Ky Komb i krrusur ne halle!
    Nuk e di ne me degon :
    – Djajte po lidhen prap per valle! –

  • I nderuar Stefani,kohet e fundit ke filluar ta kapesh demin nga bishti.Ne lidhje me artikullin tuaj,them,sipas forces time arsyetuese,eshte nje artikull monoton anti Berishe.Kam frike se Berisha te eshte kthyer ne fobi.Zotni Stefani duhet te trokisni kryesisht ne veshin e pushtetmbajtesit,me qellimin kryesor te mbajtjes se premtimeve.Ky eshte thelbi te tjerat jane garniture.

    • Them qe e kam kuptuar Stefanin. Pra te pranojme te keqen me te vogel (dhe ketu besoj se rreh tek aleanca e te korruptuarit ekonomik dhe politik Meta me PS) sa te behet reforma ne drejtesi. me kete Stefani beson se u gjet shkopi magjik. Reforma ne drejtesi eshte vertet nje imperativ. S’ka rruge tjeter. Por kjo vetem si aspirate. U lancua ne shtyp se kjo do shtyhet deri ne qershor 2016. Deri atehere do rrjedhe shume uje, nderkohe kane filluar ethet e 2017. Pra reforma do shkoje ne kalendat greke. Po le te themi se e kam une gabim. A do vendoset drejtesi brenda nje viti nga berja e reformes, me keta gjyqtare e prokurore? Kete zor se e beson njeri. Pra jemi ne limitet e se pamundures. S’e c’do behet kete s’kam as mundesi e as kohe ta gjej, per vet afatet jetesore qe i ka caktuar Zoti

  • E pse ta kërcënosh Ndreçin? Një hiç gazetar, një njeri i sëmurë me diagnozën Sali Berisha. Gjynah që ky gazetar po humbet në labirinthin Berishë! Nuk ka shërim për Ndreçin. Ai duhet të kërkojë një subjekt tjetër për paçavuret e tij. Më vjen vërtet keq për Ndrion, Mos e ngacmoni se aq e ka i shkreti. Ndrio, lere blablablanë alla ndrio dhe merru me diçka më serioze!

  • Zoti, une mendoj se analiza Juaj duhet te shtypet ne forme POSTERI e tu shperndahet falas gjithe shqiptarve.Besoj se aq lek sa duhen per kete pune mund te gjenden nepermjet sponsorve te ndershem qe u interson nje gje e tille.

  • thirja e spartak brahos se behen tentativa per destabilizim eshte e drejte dhe evidente.autoret dihen por duke perfituar nga e drejta e fjales dhe demokracia meshifen per qellimet e tyre te keqija qe kane ndaj shqiperise.konkretishte.dritan prifti del nga policia ku eshte pyetur dhe nuk ka nxene mend e deklaron para gazetarve se ai do te vazhdoje te luftoje per te rrezuar qeverine dhe per tu justifikuar kete veprimtari armiqesore shton se lufton kunder hajduteve.ne demokraci dritan prifti apo opozita nuk jane per te rrezuar qeverine por per ta ndihmuar ate qe te realizoje programin e saje.pra detyre e opozites eshte te zbuloje hajdutet te cilet kane pergjegjesi personale per veprimet qe kane bere dhe nuk ka te beje fare me rezimin e qeverise.te besh thirje per rezimin e qeverise eshte armiqesore do te thote te besh lufte dhe te jesh nje opozite si najo e ukraines dhe sirise qe perpiqen te marin pushtetin me dhune dhe dihet perfundimi eshte lufta.ai qe i fryn kesaj ere ne shqiperi del hapet dhe nuk e prek njeri me dore.keta dy persona basha berisha duhet te mbahen nen kontroll dhe te verifikohet cdo veprimtari e tyre dhe tu tregohet cdon me thene opozite qe dhe dritan prifti te kuptoje se ka bere nje faj shume te rende kur do te justifikoj vehten e tije dhe thot pse nuk eshte opozita ajo qe 24 ore ne dite kerkon rrezimin e qeverise.athere hajduti ne qeveri eshte tjeter dhe qeveria eshte tjeter keta te etur per pushtet harrojne per momentin dhe nxjerin sekretin e qekllimit te tyre ogurzi rrezimin e qevwerise.populli e kupton se qeveria eshte para reformes ne drejtesi.atyre po u vjen fundi ndaj po perpeliten.nuk do ja arrijne qellimit se qeveria rama meta ka mbeshtetjen e popullit dhe do ti fitoje gjith betejat.

  • Ka nje zgjidhje.Populli te votoje ne zgjedhjet e ardhme 51% partine socialiste,qe Meta dhe Berisha t`i dorzohen drejtesise.

    • @lato

      E kemi provuar njëherë t’ia japim pushtetin 50+1 Berishës. Nuk e bëjmë më atë gabim me Berishkat…

  • Z.STEFANI,ju lumt per analize.Ne..populli i majt nuk kemi mundesi tjeter qe ti themi ballas Saliut se je hajdut,kriminel,shpifs,autokrat,rremujaxhi-destabilizues,tritol-venes,shkaterrues i ketij vendi ne keto 25 vjet.Vetem analistet si JU,etj,te DITA po kini kurajon te citoni bemat e ketij njeriu sharlatan qe kerkon pushtet me çdo çmim-edhe me gjak(si ne Gerdec e 21 janar),duke ja harritur te bind BE & SHBA qe eshte ENGJELL e jo e keqa me e madhe e ketij vendi.Dhe ai nuk iken nga politika e pushteti po nuk e hoqen ata qe e vune-SHBA.Namik Hoti e ka lene nje AMANET:”…Ai nuk rrezohet nga kali veç me plumb…”.Por koha,e majta,Rama nuk e ben kete,ajo nuk vret kerkend dhe eshte gati te iki nga pushteti si NANO,mjafton qe te ket qetesi publike.Dhe ka rrezik qe Meta te devijoi kursin nga presioni qe po i behet per korrupsionin qe ka bere ne qeverisjen e SB..!

  • Zoti Rama ne keto dy vjet qeverisje ka bere shume pune e reforma te duhura e shpetimtare per vendin duke u shkeputur dhe distancuar nga regjimi kriminal , mashrues ,hajdutesh . Pryerja me sukses e Krye – Reformes tashme te nisur dhe qe pritet shume shpejt te duken e preken frutet e saj ne Kongresin e P S Janar 2016 , ku lidershipi i kesaj partie duhet te analizojne dhe nxjerin mesimet e duhura nga gjithe ky tranzicion i mbrapesht politik . Duke e kethyer P S me nje Parti te Madhe , Me Demokraci te Brendeshme dhe Qarkulluese , Parti Moderne jo me nje Keshill Ndrikullash te Liderit e Lidershipit te P S e klaneve te mafies .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *