KOASH: Po dhunohen kishat për fotomodele e reklama

Alqi Kociko

 

Sakrilegj i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës fetare. Kështu i konsideron Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare reklamat e modeleve të ndryshme, apo fustaneve të nusërisë që bëhen brenda ambienteve fetare ortodokse, aq më shumë në ato asete fetare që nuk i janë kthyer ende kishës.

Në përfundim të një mbledhjeje, mbi 300 anëtarë të Asamblesë Kleriko-Laike firmosën një dokument, me të cilin i drejtohen shtetit, në të cilën akuzojnë organet shtetërore se po japin leje për të përdhosur Kishën, duke lejuar fotografime të tilla. Aty kërkohet që shteti t’i kthejë në pronësi, kishat, manastiret dhe objektet e shenjta.

 

Deklarata e plotë

 

Autoriteteve Përgjegjëse Shtetërore

KËRKESË PËR KTHIMIN E KISHAVE, MANASTIREVE DHE OBJEKTEVE TË SHENJTA

Fotografitë që tregojnë vajza të reja, teksa reklamojnë fustane nusërie sipër fronit dhespotik, para Derës së Bukur dhe ikonave të ikonostasit, konkretisht në kishat historike Orthodhokse të Beratit dhe Elbasanit, janë një ofendim i madh ndaj Kishës Orthodhokse.

Kjo ngjarje është një sakrilegj i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës fetare. Sigurisht që ky fakt nuk ndihmon harmoninë fetare për të cilën mburret vendi ynë. Rikujtojmë se veprime të tilla fyese të përsëritura nuk “promovojnë” trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Vlen për t’u theksuar fakti se sakrilegje të tilla nuk janë bërë në asnjë objekt kulti të ndonjë komuniteti tjetër fetar të Shqipërisë. Protestojmë, pasi organet shtetërore, të cilat mbajnë ende në zotërim vendet dhe objektet e shenjta pas njëzet e pesë vitesh demokraci në vend, japin leje që përdhosin të shenjtat dhe të hirshmet e Kishës Orthodhokse.

KËRKOJMË që më në fund të zbatohet ligji 10057 neni 22/2 datë 22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Duhet t’i kthehen Kishës Orthodhokse, pa vonesë dhe pretekste, të gjitha kishat e shenjta, manastiret, lipsanet e shenjta, ikonat dhe objektet e shenjta të adhurimit, të cilat respektohen, nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë Orthodhoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë.

Share This Article
5 Comments
  • ato vajza e zbukuruan kishen zoterinj te KOASHit ne qoft se jeni kish autoqefale largoni ndikimin grek nga kisha jon

  • Or ty te lumte,kur ke marre ne pronesi ato kisha dhe manastire historike,qe i perkasin komunitetit shqiptar,sepse jane ndertuar me kontributin material dhe sakrificen e banoreve te zonave,pa pasur ndihmen e patrikanes se Stambollit dhe as nga kiasha greke,qe ne ato kohra nuk dinte ku kishte koken.Ato kisha historike jane tonat.Ju Dhjaket e Janullatosit me gjithe Janullatos,he shpejt rreckat dhe shkoni tek greku,se ketu i thone Shqiperi.Sa beni shenjtanin me ato vajza qe fotografohen ne Kisha tona te lashta,shihni ata prifterinj te zinj homo,qe vijne nga Gerqia,per te perdhosur kishat dhe manastiret,Ato jane turpe.Vajzat si drita e zbukurojne Kishen,e nxjerrin shejtanin perjashta.

  • Or ty te lumte,kur ke marre ne pronesi ato kisha dhe manastire historike,qe i perkasin komunitetit shqiptar,sepse jane ndertuar me kontributin material dhe sakrificen e banoreve te zonave,pa pasur ndihmen e patrikanes se Stambollit dhe as nga kiasha greke,qe ne ato kohra nuk dinte ku kishte koken.Ato kisha historike jane tonat.Ju Dhjaket e Janullatosit me gjithe Janullatos,he shpejt rreckat dhe shkoni tek greku,se ketu i thone Shqiperi.Sa beni shenjtanin me ato vajza qe fotografohen ne Kisha tona te lashta,shihni ata prifterinj te zinj homo,qe vijne nga Gerqia,per te perdhosur kishat dhe manastiret,Ato jane turpe.Vajzat si drita e zbukurojne Kishen,e nxjerrin shejtanin grek perjashta.

  • Ti ore i kishës që ke bërësit deklaratën,,!
    Të vë në dijeni se po qe se je me kombësi shqiptare ,je një tradhtar e i shitur tek agjenturat e shefit tënd,,,!
    Po qe se je grek ose e ke përkthyer nga greqishtja,atë paçavure tënde,je akoma më i pistë.
    Për të dy raste:
    Hap fjalorin shqip e plasi sytë !,,kisha autoqefale ,,,ORTODOKSE,,, e jo greqisht orthodhokse,,,, ,se jemi shqiptarë e nuk pranojmë të prishim e të keq shkruajmë fjalët e gjuhës tonë,pasi kjo bëhet me qëllim nga Janulla,ushtar I helenizmit.PRA HPINI MIRË SYTË,PASTAJ SHKRUANI.Edhe për gazetën e nderuar Dita ,kam një sugjerim,për ruajtjen e pastërtisë së gjuhës nga çdo anë që të vijë,duhet të punojmë më shumë.Sa për lëndën e shkrimit mendimi im është se Janos po I mbarojnë paratë,helbete ,Helladha është në krizë prandaj ka gjetur rrugën për ta bërësit kishën sallë biznesi.Po ka edhe trushkulur ,pastaj që celebrohen në kishë,pa e me duar mirë këtë,sikur nuk ka mundësi të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *