Rrëfimi i Lens Armstrong për dopingun është ndjekur nga një reagim i pritshëm. Për Komitetin Olimpik Botëror, përdorimi për disa vite i substancave doping për të arritur rezultate të larta nga ana e Lens Armstrong është një “faqe e zezë në historinë e sportit”. Komiteti Olimpik Botëror dënon pa rezerva veprimin e Lens Armstrong dhe të gjithë atyre që kërkojnë fitoren në mënyrë të pandershme përballë kundërshtarëve, duke përdorur substanca doping”, thuhet në komunikatën e KOB, i cili gjithashtu ka kërkuar që Armstrong të kthejë medaljen e bronztë që çiklisti amerikan fitoi në lojërat olimpike të Sidenit.