Koçi: Fieri ndahet 11 me 5 për opozitën

redaktor

Ditën e djeshme Kryetari i PSV 91 Petro Koçi ka zhvilluar disa takime zgjedhore me grupe interesi në qytetin e Fierit.  Në këto takime ai ka prezantuar platformën politike të partisë që drejton dhe objektivat zgjedhorë për votimet e 23 Qershorit.

‘Jemi bashkuar në një koalicion të madh për të realizuar rotacionin qeverisës. Në qarkun e Fierit opozita do fitojë 11 mandate brenda të cilëve 1 mandat do të jetë i PSV. Ne kërkojmë që politika të bëjë shtet dhe jo pasuri për vete. Kthimi i politikës në biznes e ka varfëruar demokracinë dhe dobësuar shtetin.’

Gjithashtu ai ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve ndaj korrupsionit elektoral si një rrezik i madh për ndershmërinë e zgjedhjeve.

” Nëse politikani të jep sot një thes me miell, ai nesër do të të marrë një thes me para!’ theksoi  Petro Koçi.

 

Share This Article
1 Comment
  • Po ky Koci a eshte ne terezi si ndahet 11 me 5 per opoziten.Une mendoj se ndahet 19 me 2 per opoziten.Ne keshtu realizonim planet 5 vjecare te kohes te Enverit.A duam ta rilindim ate kohe apo jo.Le ta tejkalijme planinme 120% su ba qameti bre burri i dheut o Petro.
    Eh more Petro po pas 23 qershorit ku do vesh se Rama ja mbush per Spanje a per Paris apo tek vllaji ne SHBA komshi me Wisnerin po ti o rrezik shkrive edhe partine ku do mbytesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *