Koçi kritikon misionin e OSBE/ODIHR në Shqipëri

redaktor

Kryetari i PSV 91 Petro Koçi ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Prezenca e OSBE në Tiranë me Misionin e dërguar nga OSBE/ODHIR për vlerësimin e situatës parazgjedhore në Shqipëri.

Në emër të PSV ai ka akuzuar OSBE/ODHIR për mëkate në raport me reformat zgjedhore në vendin tonë. Ai ka përmendur heshtjen kompromentuese të kësaj oragnizate ndaj Reformës Zgjedhore të 2008 2009 e hartuar e miratuar në kundërshtim flagrant me Rekomandimet e OSBE/ODHIR, mungesën e reflektimit mdaj kërkesave të shumicës së partive politike shqiptare për të ndryshuar sistemin zgjedhor për raundin e 2013 ës dhe rrëzimin prej kësaj organizate të konsensusit PD PS për numërim elktronik të votave në gjithë vendin.

Zoti Koçi theksoi se me këtë Kushtetutë dhe sistem zgjedhor Shqipëria do marshojë nga kriza në krizë dhe se fushta elektorale do të jetë e ashpër sepse PD ka realizuar kapjen totale të shtetit dhe beteja elektorale do zhvillohet mes strukurave shtetërore komanduar nga PD në njërën anë dhe opozitës në krahun tjetër.

Ai ftoi OSBE?ODHIR të dërgojnë një ushtri të madhe vëzhguesish për të frenuar manipulimin e zgjedhjeve. Nëse manipulohen zgjedhjet vendi do rrëshkasë drejt fatit të vitit 97 , theksoi Kryetari i PSV.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *