Ekskluzive / Seanca e 10-të e gjyqit kundër Koçi Xoxes e bashkëpunëtorëve të tij, datë 21.V.1949. Dëshmia e Xoxes dhe Kolecit për funksionimin e kampeve të përqendrimit të të burgosurve, torturat dhe vrasjet pa gjyq në kampin e përqendrimit në Maliq dhe kampet e tjera në vend
I pandehuri Xoxe: Unë vetë nuk kam qenë në kampin e përqendrimit në Maliq, por di që janë vrarë në moçal dy vetë pasi tentuan që të arratisen. Nuk më kanë thënë për torturat naziste që bëheshin nëpër kampe e dhjetëra të vrarë atje, siç akuzon Prokurori!
(Vijon nga numri i kaluar)
Në seancën e 10-të të gjyqit kundër Koçi Xoxes e bashkëpunëtorëve të akuzuar si pjesëtar të grupit armiqësor-trockist, zhvilluar pasditen e 21 majit 1949, Prokurori Bedri Spahiu u kërkon të pandehurve shpjegime për urdhrin e dhënë për hapjen e kampeve të të burgosurve, torturat dhe viktimat e regjistruara në kampin e Maliqit e të tjerë. “Urdhërova hapjen dhe funksionimin e kampeve të përqendrimit për të burgosurit, por nuk kam urdhëruar torturat. Unë vetë nuk kam qenë në kampin e përqendrimit në Maliq, por di që janë vrarë në moçal dy vetë pasi tentuan që të arratisen. Nuk më kanë thënë për torturat naziste që bëheshin nëpër kampe e dhjetëra të vrarë atje, siç akuzon Prokurori!” – përgjigjet i pandehuri Koçi Xoxe në këtë seancë…
Prokurori(Bedri Spahiu): -Zhvillimi i këtij gjyqi është jashtëzakonisht i madh dhe i rëndësishëm, sepse këtu shikohet se si paraqiten trockistët para gjyqit. Ju patë, shokë gjyqtarë, të pandehurin Koçi Xoxe që në fillim foli, pastaj insistoi të mos flasë dhe u betua se do të jetë ‘bir kurve’ po të fliste më. Pastaj, e patë se përsëri filloi të flasë. Në këtë mënyrë duket se nuk ka pikën e burrërisë. Lavali tradhtoi Francën dhe tha se nuk do të flasë dhe nuk foli deri në fund. Por ky është palaço. Dhe si i tillë paraqitet dhe kërkon të godasë shokë të udhëheqjes. Poshtërsia e tij është kaq e madhe dhe pesha e përgjegjësisë së tij është aq e rëndë, saqë nuk e mbajnë shpatullat e tij. Ky gjithçka bën dhe kurdis nga lart. Nuk ka dyshim se edhe ndihmësit e tij kanë përgjegjësi, por pa frymën, pa udhëzimet e direktivat e tij, nuk mund të arrihej në këto vepra kriminale të këtij grupi trockist. Vetëm një i djallëzuar, një intrigant dhe bandit pa princip si ky mund t’i jepte frymë e shpirt një direktive të tillë kriminale. Një njeri si ky është në gjendje të kurdisë plane të tilla kriminale në bashkëpunim me klikën trockiste të Beogradit.
Koçi Xoxe: -Plani që u shpjegua këtu është gjë fantastike dhe do të mbetet në histori!!
Kryetari(Frederik Nosi): -Sot në orën 3 pas dreke të datës 21 maj 1949, vazhdojmë seancën e X-të gjyqësore të procesit kundër grupit trockist dhe armiq të popullit, të kryesuar nga i pandehuri Koçi Xoxe.
Prokurori(Bedri Spahiu): -Të na thotë i pandehuri Koçi Xoxe a ka urdhëruar përgatitjen e kampeve të përqendrimit, ku metodat që janë përdorur në këto kampe janë metoda të nazizmit. Këto metoda a i ka vënë vetë i pandehuri Koçi Xoxe, apo i ka marrë hua nga Rankoviçi?
Koçi Xoxe: -Unë nuk kam urdhëruar as me shkrim e as me gojë për kampet e të burgosurve. As kam marrë gjë vesh për këtë.
Prokurori: -Të pyetet i pandehuri Vaskë Koleci çfarë di për këto kampe?
Vaskë Koleci(I pandehur): -Kampet e të burgosurve vareshin nga policia dhe jo nga Sigurimi. Në polici, me cilësinë e Ndihmësministrit kanë qenë Zihni Muço dhe Lako Polena.
Koçi Xoxe: -Unë kam dhënë urdhër që të hapen vetëm kampe, por jo që të përdoren në to metodat naziste.
Kryetari(Frederik Nosi): -Ke dijeni ti i pandehur Koçi Xoxe për vdekjet e të burgosurve në kampin e Maliqit?
Koçi Xoxe: -Nuk di se vetëm dy të burgosur në Maliq ishin vrarë në moçale sepse deshën të arratisen. Për të tjerat nuk më kanë njoftuar.
Kryetari: -Ke shkuar ndonjëherë në kampin e Maliqit?
Koçi Xoxe: -Jo, nuk kam shkuar…
Kryetari: -Çfarë ka për të thënë dëshmitari?
Dëshmitari: -Në Presidiumin e Lidhjes Kulturale me Jugosllavinë, një ditë, Ramadan Çitaku më tha se kishte ardhur një teknik jugosllav për ngritjen e një kori dhe se ky tekniku duhej paguar. Dhe Ramadan Çitaku tha se le ta paguajë ai që e ka sjellë. Kur dolëm që andej, Nuri Huta, rrugës më tha se a e dëgjove se si tha Ramadan Çitaku. Dhe në fakt, mënyra se si kishte folur ai, edhe mua më kishte çuditur dhe që të dy me Nuriun, kemi pasur përshtypjen se ai nuk tregonte interesim fare si Kryetar i Lidhjes. Gjithashtu, Nuriu më ka thënë një herë, kur kishin qenë Gogo me Vasilin në Beograd, kishin bërë ca naze, por Kidriçi u kishte thënë haptazi ose kështu, ose s’ka…
Prokurori: -Nga e kishte marrë vesh ky këtë?
Shpjegimtari: -Nuk e di se nuk ma tha…
Prokurori: -Ti, a e ke mbështetur Nuri Hutën?
Shpjegimtari: -Unë, në disa raste kam folur edhe vetë në Komisionin e Agjit-Prop-it dhe shumë herë kam qenë dakord me Nuriun. Atje në Komision, shoku Fadil Paçrami nxori shumë probleme. Një ndër to, edhe çështjen e reformës arsimore. Ai e shpjegoi dhe ne do të shfaqnim mendimet tona. Unë kisha bindjen se ky problem nuk qe shtruar mirë nga pikëpamje ideologjike e politike dhe për këtë kemi diskutuar. Aty, për shembull, në një abetare kishte një skicë si një letër bixhozi dhe kjo as mua nuk më dukej e arsyeshme. Dhe në këtë rast Nuriu nxori nga xhepi një të tillë dhe tha se kjo nuk ishte një gjë e arsyeshme. Nuk di nëse Nuriu foli përgjithësisht për reformën apo vetëm për tekstet. Unë thashë se reforma kishte mjaft gabime. Atje kishte të shkruar bie fjala se Anglia ishte djepi i demokracisë dhe Nuriu e unë ishim kundër kësaj gjëje. Sistemi i shkollave aty nuk u prek sepse ne nuk ishim as kompetentë për ta prekur këtë gjë. Nuk ishte shkruar aty që ishte marrë nga eksperienca sovjetike, por Fadili e solli të mbaruar dhe atë që kishte biseduar me profesor Firsovin na e tha në fund fare.
Kryetari: -Çfarë përshtypje ke ti për Nuri Hutën, a ka pasur lidhje ky me jugosllavët?
Shpjegimtari: -Unë di që Nuriu ka qenë në Shkollën e Partisë në Beograd. Ky njihte mirë edhe gjuhën jugosllave. Nëse kishte besim tek jugosllavët, nuk e di. Kam përshtypjen se ky ka qenë i njohur nga njerëzit e Legatës jugosllave.
Nuri Huta: -Bisedimet e mia me këtë kanë qenë në lidhje me Komisionin e Agjit-Prop-it. Unë kam qenë tek Gjergja bashkë me gruan e fëmijën dhe kam biseduar për punë sporti. Ftesën këtij unë ja njoftova. Herë tjetër nuk kam qenë me këtë tek Gjergja. Bisedimet që thotë ky në Komisionin e Planit nuk janë të vërteta se nuk kam biseduar me këtë për këto çështje.
Prokurori: -I pandehur Nuri Huta, ke qenë ti në Konferencën që është mbajtur në Maqedoni?
Nuri Huta: -Kam qenë në Konferencën Ballkanike dhe më ngarkoi Nesti se ai vetë nuk dinte gjuhën. Unë i referova(i raportova) Nestit mbi ato që u folën aty…
Prokurori: -Ke marrë ti nga Gjergja të holla në Greqi?
Nuri Huta: -Gjergja deshi të më dhurojë një kuti tualeti, por unë këtë nuk e desha. Dhe ai më dha 20 dollarë si dhuratë që të blija çfarë të doja.
Prokurori: -Po a është punë e ndershme kjo që një zyrtar i lartë, anëtar i delegacionit shqiptar të marrë të holla nga një përfaqësues i një shteti tjetër?
Nuri Huta: -Po ai m’i dha si dhuratë dhe si miq që ishim atje dhe unë nuk e interpretova se m’i jepte me ndonjë qëllim një përfaqësues i një shteti të huaj. Është e vërtetë se delegacioni jonë kishte arkën e vet dhe arkëtar ka qenë Angji Fabri, por këtë dhuratë, siç thashë, e interpretova si shenjë miqësie.
Prokurori: -Si e shtrove ti çështjen e gjuhës jugosllave në Komisionin e Agjit-Prop-it?
Nuri Huta: -Unë shtrova atë që rusishtja të jetë si gjuhë e parë dhe pastaj jugosllavishtja, kurse për frëngjishten propozova të jetë fakultative.
(Trupi gjykues, pasi shqyrtoi aktet dha vendimin):
VENDIM
I pandehuri Koçi Xoxe, gjatë pyetjes së tij para gjyqit dhe parashtesat datë 19 dhe 20 maj, ka kërkuar të thirren si dëshmitarë shokët: Enver Hoxha, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Tuk Jakova, Kiço Ngjela, Manush Myftiu, Nesti Kerenxhi, Naxhije Dume, Bajram Sinoimeri, si dhe marrjen e një qarkoreje të Ministrisë së Brendshme mbi ndalimin e torturave. Gjithashtu, i pandehuri ka kërkuar të këndohet proces-verbali hetimor për të bërë vërejtjet e tij.
1)- Për sa u përket dëshmitarëve dhe qarkores, Trupi Gjykues, bashkërisht, nuk e sheh të nevojshme thirrjen e tyre dhe marrjen e qarkores, pasi rrethanat që i pandehuri kërkon të provojë me anë të këtyre dëshmitarëve, rezultojnë shumë të sqaruara nga zhvillimi i gjithë gjykimit.
2)- Për proces-verbalin hetimor, duke pasur parasysh se në pyetjet që i janë bërë para gjyqit të pandehurit Koçi Xoxe në lidhje me akuzat e ndryshme, ai është përgjigjur mbi të gjitha faktet dhe rrethanat që ishin objekt i hetimeve. Dhe kështu, ka pasur mundësi, dhe në fakt ka bërë vazhdimisht vërejtjet dhe kontestimet rreth deklaratave të tija në fazën hetimore. Dhe pasi leximi i një proces-verbali prej 137 faqesh nuk i shërben çështjes, shumica e trupit Gjykues nuk e gjejnë me vend këtë kërkim të të pandehurit Koçi Xoxe.
(Firmosin Kryetari, Sekretari dhe një nga anëtarët. Nuk ka firmosur anëtari Niko Zoto).
MENDIMI I NIKO ZOTOS
Jam kundër mendimit të shumicës për sa i përket pjesës së vendimit të sipërm që i referohet refuzimit të kërkimit të të pandehurit Koçi Xoxe për këndimin e proces-verbalit hetimor. Për këto arsye:
Proces-Verbali i Komisionit Hetimor është paraqitur si një nga provat mbi të cilat mbështetet akt-akuza. Prandaj procesi në fjalë, duhet të administrohet si provë gjatë zhvillimit të gjykimit si të gjitha provat e tjera me shkrim, duke ju kënduar të pandehurit dhe duke u pyetur ky nëse e pranon ose jo. Pastaj të lexohet duke bërë vërejtje në pikat që eventualisht do të ketë për të sqaruar diçka.
(Anëtari Niko Zoto, firma)
Shënim i sekretarit në procesverbalin e gjyqit🙁Prokurori kërkoi një afat prej një jave për të përgatitur pretencën)
Kryetari: -Ju të pandehur, keni gjë për mbrojtjen? Ti i pandehur Koçi Xoxe?
Koçi Xoxe: -Jo, nuk kam vërejtje.
Kryetari: -I pandehuri Pandi Kristo, keni vërejtje ju?
Pandi Kristo: -Jo, nuk kam vërejtje.
Kryetari: -Po ju i pandehuri Vango Mitrojorgji, keni vërejtje?
Vango Mitrojorgji: -Jo, s’kam.
Kryetari:- I pandehur Nuri Huta, keni gjë?
Nuri Huta:- Nuk kam ndonjë gjë.
Kryetari: -I pandehuri Vaskë Koleci keni gjë?
Vaskë Koleci:- Jo, nuk kam.
(Vijon nesër)
Përgatiti: Kujtim Boriçi
NESËR DO TË LEXONI:
-Seanca e XI-të e gjyqit, datë 31 maj 1949. Pretenca e Prokurorit Bedri Spahiu dhe masa e dënimit që kërkoi për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vaskë Koleci, Nuri Huta e Vango Mitrojorgji.
-Seanca e XII-të e gjyqit, datë 3 qershor 1949 dhe përse refuzoi paraqitjen për t’u mbrojtur i pandehuri Koçi Xoxe. Urdhri i gjykatës dhe sjellja e tij me forcë në seancë.
-Çfarë kërkuan avokatët mbrojtës për klientët e tyre dhe pretendimet e fundit të të akuzuarve.
Po cfare gjyqi ishte ai, kur mbrojtjes i refuzohen deshmimtaret. Skandaloze! Ndoshta fjalet “bandid” e “trockist” qe perdorte injoranti B. Spahiu ishin mjaft per te denuar me vdekje nje person. Akuza nuk provoi gje ne gjyq dhe nuk e lejoi as mbrojtjes te xhvillonte nje gjyq normal.
Enver Hoxha ka qene nje perbindesh , njeri fallco,medioker,demagog,ipabese.Per te qendruar ne krye beri krimet me te shemtuara dhe zbatoi politikat me aventureske.
Germadhat e politikes se Enverit prune dhe mbajne ne kembe banden rrugace te Sali Berishes.Por ky popull ( ne te gjithe ) sic duket duhet te vuajme akoma qe te clirohemi nga shpirti i skllavit!!!!
Per”L LL”- në. Nuk e di dhe nuk e kuptoj fustrimin tend,por po te ishe nje lexues i vemendshem dhe po te njohesh historine e Shqiperise se asaj periudhe dhe te mevonshme ,do te dalesh ne konkluzione te sakta. Historikisht(kjo e provuar mbi fakte e dokumenta) K. Xoxe ka qene i rekrutuar nga jugosllavet,dhe me planin e satrapit Tito ishte qe Shqiperia te behej republike e 7 e Jugosllavise dhe kush me mire se Xoxe(nje maqedon)do te mumd te realizonte kete plan shume te rrezikshem. Ketu E.Hoxha tregoi se eshte nje patriot i vertet kur goditi kete grup,pasi kjo tregon me von gjithe veprimtarine patriotike te E.Hoxhes per mbrojtjen e pavaresise kur goditi pastaj edhe grupe te tjera qe udhehiqeshin nga KGB-ja ruse e pastaj me vone edhe nga kinezet.
Keshtu duhet kuptuar figura e Enverit,
gje qe rezultoi me shpetimin e Shqiperise nga gllaberimi ,se pari jugosllav e me vone ruse e kineze.
Pra nuk shikohet problemi ne siperfaqe por ne mbrendine e tij.
Nga na i nxore Maqedon, Koci Xoxen ti more Kastravec!
Koci Xoxe ishte nga Negovani,ku lindi dhe vdiq PAPA KRISTO NEGOVANI nje patriot me permasa te medha te kohes, per te gjith Shqiptaret!
Koci Xoxe luftoj si shum Patriote Fashizmin,qofte ate Italian apo Nazifashizmin Hitlerian!
Ai u burgos nga Fashizmi per idet e tij patriotike!
Mendimet per Titon,si nje udheheqes internacionalist akoma nuk i kemi edhur poshte,ku dihet se Nacionalizmi esht dhe ngelet Lufta per pushtet ne cdo klas politike ne Shqiperi,ashtu sic veproj edhe Diktatori Hoxha!
Megjithë stalinizmin e Hoxhes,qe koha e evidentonte skajshëm,Koci Xoxe eshtë nje agjent potencial i Beogradit!Ai ka berë krime te medha dhe ishte padyshimin me të vogel,kryebanditi jugosllav në krah të Hoxhes, gje qe e pranon si agjent edhe Hrushovi ne librin e tij “Kujtime”.Ajo qe morì Xoxe,natyrisht eshte per kohen sot difektoze,e paqarte,por e merituar.Problem mbetet edhe sipas Hrushovit,kush e morì drejtimin e bandes agjenturore,ne Tirane,pas eleminimit te merituar te Xoxe!Sepse UDB,sipas vet Milloshevicit,ka operuar dhe blerë agjentë qe ne vitet e luftes, pas Konferences se Bujanit,duke i paguar ata.Milloshevic flet per 2000 agjente ne Ballkan ku shumica eshte ne Tirane-Shkoder-Kosove,plotsisht me veriore shqiptare dhe kosovare qe kishin nje kapobande ne krah te stalinistit nacionalist Enver Hoxha!Sot UDB ne Tirane drejtuesin e saj kryesor dhe dhenderr ne nje familje militante të UDB e ka dhe kryeminister i cili kerkon mbrojtje per rimbetur ne drejtim.Nje armate e tere agjentesh jugosllave ne Tirane e Shkoder jane ish spiune te sigurimit te shtetit, por te gjithe krah i UDB,qe perben “Brigaten e sigurimit milloshevician”ku disa koka kryesore kane marrë poste ministrore sot ne Tirane!Brigata e Milloshevicit ne Tirane e Shkoder,pergjithsisht njihet dhe quhet nga shumica e shqiptareve atdhetare,BANDA e VERIUT,per vet prejardhjen e saj krahinore!Kjo Bande po ben perpjekjet e fundit titanike qeriqendrojë ne pushtet me cdo kusht dhe mjet antiligjor,kercenues dhe fallsifikues!Koxi Xoxe mbetet kryeagjenti i U DB ne Tirane,te cilit ne të vertet “koken”ja preu Stalini,sipas Hrushovit,duke njoftuar Hoxhen kush ishte realisht Xoxe!Kjo sepse KGB qe krijoi UDB e kishte ne listë si kapo të UDB ne Tirane,Xoxe! ne vitet ’70 agjent i UDB eshtë bërë dhe Berisha!Tjeter here per kete dosje qe shqiptaret nuk e dine,por qe do zbardhet edhe per faktin se Banda e Veriut ne Tirane e Shkoder nuk hap dosjet e ish agjenteve të UDB!