Niveli i lartë i borxhit publik ishte një nga temat e diskutuara sot në Konventën Kombëtare të Partisë Socialiste. Deputetja Mimi Kodheli tha se situata në vend është alarmante. “Rritja e borxhit publik, pengon rritjen ekonomike. Çdo shqiptar që lind sot do të ketë 3 mijë euro borxh. Situata është alarmante, 64 lekë janë borxh në çdo 100 lekë që prodhojmë. Edhe pse borxhi publik po shkon afër 1 trilion, situata është alarmante. Vetëm interesat e këtij borxhi janë dy herë më shumë se rritja ekonomike. Borxhi publik është sa 3-fishi i të ardhurave tatimore. 1.2 miliard dollarë është borxhi në sistemin tonë energjetik, ndërsa dhjetëra miliona dollarë është borxhi i qeverisë ndaj bizneseve”, theksoi Kodheli.
Kodheli: Alarmi i borxhit publik, në çdo 100 lekë, 64 janë borxh
