Katastrofa mjedisore në zonën e Zvërnecit në Vlorë ka irrituar shumëkënd.
Mes të irrituarve është edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Ajo ka postuar disa foto nga kjo ndotje.
“Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te Petrolifera.
Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj.
Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e Shqipërisë dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; ZERO tolerancë për përgjegjësit,” shkruan Kodheli në FB.





