Kodheli, letër Llallës: Reago. Po hidhet baltë mbi FA

anazapta

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ku i kërkon informacione nëse organi i akuzës ka nisur apo jo një hetim në lidhje me akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se ushtria shqiptare po përdoret për transportimin e narkotikëve.

Në letër, ministrja shpreh shqetësimin e saj për akuzat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike ndërsa thekson se shqyrtimi i tyre do t’i çlirojë Forcat e Armatosura nga barra e një të shkuare të dëmshme në drejtimin e saj dhe nga rreziku i përsëritjes në të ardhmen të keqpërdorimit të tyre.

 

Letra e plotë e ministres Kodheli

I nderuar Zoti Prokuror i Përgjithshëm,

Me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, po Ju dërgoj këtë letër përmes së cilës kërkoj reagimin Tuaj të menjëhershëm lidhur me deklaratat më të fundit të bëra publike nga subjekti politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, siç jeni në dijeni, u bënë disa ditë që deputetë të kësaj force politike po hedhin baltë në drejtim të Forcave të Armatosura duke lëshuar akuza të rënda.

Me këtë letër, përsëris shqetësimin tim lidhur me këto akuza përmes të cilave kërkohet që Forcat e Armatosura të bëhen “mish për top nga propaganda antiqeveritare”.

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, kërkoj prononcimin Tuaj nëse keni nisur apo jo hetim, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11.04.2014 lidhur me këto akuza dhe në rast se jo, përsëris domosdoshmërinë e nisjes së një procesi hetimor.

Duke përfituar nga kjo letër, kërkoj shqyrtimin deri në fund dhe në detaj të të gjithë dosjeve që Ministria e Mbrojtjes ka depozituar pranë organit hetimor. Kam qënë dhe mbetem e bindur se shqyrtimi i tyre do t’i çlirojë Forcat e Armatosura nga barra e një të shkuare të dëmshme në drejtimin e saj dhe nga rreziku i përsëritjes në të ardhmen të keqpërdorimit të tyre. / ORA

Share This Article
7 Comments
    • Uaaaaaaa paska dalë kosta? Ua,ua,ua! Po ti mër koçi në të gjitha komentet je budallë mër trap. Ti nuk thu asnjë fakt mër koçi. Hik mër koçi hik . Le nam mër budall vloret. Hik mér hik se i turpnove lebrit! Hik mër balo,hik.

  • Po pse moj z.Ministre i lutesh apo i kerkon Prokurorit…???Ai akoma nuk ka bere asgje ose nuk ka njoftuar te pakten qe ka filluar punen per hetimin e ish Ministri Imami per akuzen qe ju i keni bere…??por i lini qe te bejne ata akuza…!!!??perse i bejne valle..?? dihet per te mbrojtur vehten,per te mbjelle trubullira ne popull..?? dhe ky eshte nje faji i juaj si qeveri e re qe moret voten e 23 qershorit dhe nuk po veproni me shpejtesi per te vene drejtesi per padrejtesit qe jane bere duke filluar qe nga shkeljet e Presidentit dhe ish kryeministrit e deri poshte ,po i lini e flasin dhe shkaterojne gjithe opinionin publik…!!??Praduhet ndeshkim per te gjithe keqeberesit e me parshem por edhe nga radha juaj ne se bejne si ata qe i largoj vota e 23 qershorit…!!??Ndryshe do deshtoni…!!??Duam ligj e demokraci…,nuk na duhet statusi per kot se koti ,kur ajo nuk ekziston…,kesaj i ruheni.?..,kur semorem per dy vjetet qe shkuam le mos ta marim edhe sivjet ,ama do vendoset shteti ligjor dhe demokracia e vertet,ate here ta jep vete evropa statusin ,ska nevoj ta kekosh e te beshe rezoluta formale sic mundoheni te beni dhe ne praktik behen penges e keqeberes te shqiperise e shqipetareve…!!??

      • Horri? Eshtë vërsulur nja dy tre herë ky “kosta” edhe kundër meje por karakteristike është se asnjëherë nuk e kam marë vesh ç’ka dashur të thotë!? Komenton në komentet e mia gjëra që nuk janë…në koment” !??? !! ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *