Kodheli: Marrëveshja me Greqinë të mos dështojë, ka rëndësi për integrimin

Leda Hysa

 

Në përfundim të takimit në Presidencë me Ilir Metën, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli foli për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me palën greke sa i takon kufirit detar edhe për procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Ramë dakord dhe ndamë të njëjtin mendim me Presidentin lidhur me nevojën që kjo marrëveshje të mos dështojë, me nevojën dhe meritën që ka vendi ynë për të hapur negociatat me BE. Këta janë elementë të domosdoshëm që e bëjnë këtë marrëveshjen më të rëndësishme të qeverisë shqiptare me atë greke”, deklaroi deputetja socialiste.

Ish-ministrja e Mbrojtjes deklaroi se Gjykata Kushtetuese me rrëzimin e marrëveshjes së 2009 ka mirëpërcaktuar të gjitha linjat për rolin e Presidencës, Qeverisë dhe Parlamentit dhe të gjitha këto janë një bazë e mirë ligjore e morale për të ngritur një marrëdhënie bashkëpunimi dhe besimi reciprok mes institucioneve të rëndësishme të vendit.

Sa u takon negociatorëve, Kodheli tha se nuk u diskutua për ta, por u la e hapur dera për përfshirjen e të tjerë personave në këtë grup.

“Grupit mund t’i atashohen edhe njerëz dhe ekspertë të tjerë, që mund të jenë këshilltarë të mirë”, u shpreh Kodheli.

Më tej, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, duke iu referuar deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, përjashtoi, të paktën për momentin Gjykatën e Hagës.

Shkohet në Hagë nëse vendet nuk bien dakord që të hyjnë në marrëveshje. Për aq kohë sa ne kemi shprehur gatishmërinë për të hyrë në marrëveshje, s’është nevoja e Hagës”, mbylli fjalën e saj Mimi Kodheli.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • ““Ramë dakord dhe ndamë të njëjtin mendim me Presidentin lidhur me nevojën që kjo marrëveshje të mos dështojë, me nevojën dhe meritën që ka vendi ynë për të hapur negociatat me BE. ”
    pëse bëhet ky tip shantazhi me “dështime e mos dështime”??
    përse nuk thuhet MBARVAJTJE të bisedimeve??
    askush nuk do që të dështojnë bisedimet ashtu si nuk do që të dalim si rruar qethur vetëm e vetëm që të kemi mundësi të bëjmë pazar me BE!!
    pra mundësia e marrveshjes me BE nuk do të thotë që ne të lëmë teritore,ndaç ujre ndaç toksore!!
    shumë mirë që gruppit ti shtohen njerëz të tjerë që të japin mendime më të sakta dhe të ket një kontroll më të mirë!!
    fare mirë,ja vlen të investohet,mund të merren ekspertë të huaj!!sidomos ata amerikanë,që dhe më parë e kanë shprehur gadishmërinë për të na ndihmuar!!
    përse mënjanohen amerikanët në situata të tilla,në një kohë që përçdo gjë i referohemi atyre??
    apo na duhen vetëm për politikë të brëndëshme??na duhen vetëm kur duhet të mashtrojmë njerzit??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *