Kodheli: Nuk u prek tema e muxhahedinëve

Dita

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, pjesë e delegacionit shqiptar gjatë takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry ka komentuar nga studio e News24 këtë vizitë historike dhe çështjet kryesore që u prekën gjatë takimit të sotëm. Kodheli ka folur edhe për një çështje të përfolur shumë gjatë këtyre ditëve se mund të diskutohej gjatë vizitës së Kerryt. Bëhet fjalë për ardhjen e muxhahedinëve në Shqipëri. Ministrja Kodheli ka deklaruar dhe siguruar se gjatë takimeve të sotme kjo çështje nuk është cekur fare.

Përsa i përket takimi në kryeministri, Kodheli tha se ishte më shumë se sa miqësor. “Kryeministri Rama është personi i duhur për të shkrirë akujt mes përfaqësuesve të shtetit tonë dhe përfaqësuesve të lartë të SHBA-ve. Mesazhi dashamirës. Ishte shumë e thjeshtë për ne për të krijuar një ambient të duhur miqësor dhe profesionist për problemet me të cilat përballet Shqipëria dhe gjithë bota. Takimi ishte më shumë se sa miqësor. Pikat e diskutimit realisht të rëndësishme për momentet që po kalon Shqipëria. Duke filluar me mbështetjen e pafund për reformën në drejtësi e duke përfunduar me falënderimet për çfarë ka dhënë Shqipëria në luftën kundër terrorizimit, me suportin në NATO. Me gjithë mbështetjen që Shqipëria do të japë lidhur me emigracionin, refugjatët dhe luftën kundër terrorizmit. Një mesazh i rëndësishëm edhe për luftën kundër terrorizmit”, tha Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes tha se gjatë takimeve të sotme të sekretarit amerikan të shtetit pati shumë tema të rëndësishme për t’u diskutuar, ndërsa ka siguruar se nuk është prekur ajo e ardhjes së muxhahedinëve në Shqipëri.

“Ju siguroj se në takimin e sotëm nuk është prekur fare kjo temë. Kishte tema shumë më të rëndësishme për t’u cekur dhe kështu ndodhi”, tha ajo.

Sipas Kodhelit, Shqipëria për shkak të impenjimeve të saj mund të presë njerëz në nevojë dhe ardhja e muxhahedinëve nuk cenon sigurinë dhe as marrëdhëniet me Iranin, qofshin këta edh 1000.

“Nuk besoj se është në interesin e publikut të dijë se 10 apo 15 njerëz të një përkatësie tjetër të vijnë në Shqipëri. Shqipëria për shkak të impenjimeve të saj mund të presë njerëz në nevojë. Evropa pret miliona, pse Shqipëria nuk mund të presë?! Nuk cenohet siguria për 50 njerëz paqësorë që largohen nga vendi i tyre pasi nuk mund të jetojnë. Nuk cenohen marrëdhëniet me Iranin. Nuk është në ato nivele që mund të cenojë. Marrëdhëniet nuk cenohen. Edhe sikur të ishin 1000 nuk cenohet asgjë”, theksoi Kodheli.

Share This Article
8 Comments
  • Pas kesaj deklarate te shoqes Lenka (Mrika ne qeverine e sotme)flini te qete popull se ka kush na mbron nga muxhahedinet e “miqeve” !Ky eshte lajmi me i gezueshem ku kryeministri tashme ndjeksi i vijes Berishiste deklaroi se nuk u diskutua fare per vellezeri muxhahedine ,por nenvizoi ai persa i perket mbetjeve te muxhahedineve ““Është një çështje që nuk ka qenë asnjëherë çështje debati mes nesh. Është një çështje që ka një vijimësi nga e shkuara dhe ne vazhdojmë t’i qëndrojmë atij angazhimi”!Per ke angazhim e ke fjalen zoti kryeminister i vazhdimesise?Per ate te nisur nga kryekrimi Berishe qe blinte kolltukun e kryeministrit apo te prsidentit me “ujguret e muxhahedinet”?Mos valle edhe juve ju duket me e lehte kjo rruge per te mbajtur kolltukun e kryeministrit duke sjelle lloj lloj kriminelesh qe luftojne per te miren e paqes?

    • Po per aksonin e mbledhjes nga Ushtria qeseve,kanaceve , perzevativeve dhe te brekeve te grisura neper plazhe pse nuk i kini raportuar zonja Mimi Kanacja ? Shume keq ? Ka qene aksioni yt kryesor pas deshtimit spektakolar ne aksionin juridik ” Mimi kunder Imamballajdise” ? Uf cme hengret ju siguresat kombetare me mosreklamimin dinjitoz te puneve tuaja manikyrore !? Tung Mimi me emer operistik bombastik !

      • @@@@^^^^@@@@ VR !!! Po per aksonin e mbledhjes nga Ushtria qeseve,kanaceve , perzevativeve dhe te brekeve te grisura neper plazhe pse nuk i kini raportuar zonja Mimi Kanacja ? Shume keq ? Ka qene aksioni yt kryesor pas deshtimit spektakolar ne aksionin juridik ” Mimi kunder Imamballajdise” ? Uf cme hengret ju siguresat kombetare me mosreklamimin dinjitoz te puneve tuaja manikyrore !? Tung Mimi me emer operistik bombastik !

    • @@@@^^^^@@@@ VR !!! Po per aksonin e mbledhjes nga Ushtria qeseve,kanaceve , perzevativeve dhe te brekeve te grisura neper plazhe pse nuk i kini raportuar zonja Mimi Kanacja ? Shume keq ? Ka qene aksioni yt kryesor pas deshtimit spektakolar ne aksionin juridik ” Mimi kunder Imamballajdise” ? Uf cme hengret ju siguresat kombetare me mosreklamimin dinjitoz te puneve tuaja manikyrore !? Tung Mimi me emer operistik bombastik !

  • Mrika thote se Rama eshte personi i duhur per shkrirjen e akujve me SHBA pa spjeguar kush i ngriu dhe per cfare ceshtje jane ngrire.
    mua me pelqeu zyra e Rames se me kujtoi dhomen e lodrave te nipces 3 vjec

  • Mimi , ministrja jonë e luftës , është një papagalle .Ka gjuhën po s’ka trunë .
    Rama është një mashtrues i pështirë .Për muxhahedinët s’është folur fare na tha , si Mimi edhe Edvini !
    E mjera Shqipëri !

  • Nuk duhet te themi e mjera Shqiperi, por popoulli nuk duhet te pjerdhe per shqoqerite civile qe jane vemje te peshtira pushtetesh por duhet te ngrihet ne kembe dhe ti dale zot vetes se ka mbetur jetim. Horrat qe jane ne politike ka kohe qe nuk mund te quhen me shqiptare se jane bere turpi i kombit.

  • Keto qelbesira nuk e shohin Shqiperine si atdheun e tyre femijet po i dergojne larg, edhe vet po aty do perfundojne.
    Shqiptaret duhet te mendojne per femijet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *