Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli, u shpreh sot në Kuvend se paketa fiskale u adresohet klientëve të qeverisë, duke folur në seancën ku po diskutohet projekt ligji për akcizat, Kodheli tha se qeveria po nxit klientelizmin me gjobat e përfituara nga të ardhurat nga tatimet jo buxhetore.
“Paketat fiskale kanë qenë një grup ligjesh që nuk u adresohen qytetarëve. Ato u adresohen miqve, atyre që lobojnë apo që paguajnë. Kjo nuk është paketë fiskale pasi ka efekte minimale në buxhet dhe kontradiktore dhe klienteliste në biznes. Të ardhurat nga akcizat në vitin 2012 kanë rënë. Të ardhurat nga akcizat në raport me PPB kanë rënë. Të ardhurat tatimore kanë rënë me 6.1% dhe të ardhurat jo tatimore (gjobat) do kenë rritje 12.7 %. Ndërkohë që gjobat shtohen, klientelizmi qeveritar rritet. Sot një litër naftë është 180 lekë. TVSH-ja sot është 30 lekë për litër”, tha Kodheli.
PS-ka propozuar në Kuvend një paketë me10 pike, nëpërmjet të cilave opozita synon përmirësimin e situatës ekonomike në vend. Ndër pikat kryesore renditet taksa progresive, ulja e TVSH-së, për energjinë elektrike, barnat e shërbimet mjekësore etj.