Deputetja e Partisë Socialiste ne Pogradec , Mimi Kodheli ka qenë sot fshatin Radokal duke parë nga afër situatën ku 400 fëmijët e këtij fshati janë të detyruar të marrin dije. Prej andej, Kodheli kritikoi qeverinë për mungesën e investimeve të institucioneve arsimore në zonat rurale dhe gjendjen aktuale të tyre .
“Nuk është investuar, nuk është vënë dorë, përkundrazi. 300 fëmijët e shkollës fillore dhe 9 vjeçare të këtij fshati shkojnë studiojnë, mësojnë në kushte aspak të përshtatshme në 4 familje të kësaj zone. 300 fëmijë, studiojnë brenda në familje pa pasur as kushtet më minimale të një shkolle. Kjo është situata e shkollave tona në zonat rurale shqiptare. Kjo është situata e investimeve që kjo qeveri pretendon se ka bërë por që në fakt mungon në këtë zonë.”- u shpreh Kodheli.
Nga ana tjetër edhe banorët e fshatit i bënë apel qeverisë të rindërtojë shkollën 9-vjeçare, pasi aktualisht fëmijët janë duke mësuar në kushte tepër të vështira.
Sipas të dhënave komuna Proptisht ka gati projektin e shkollës dhe i ka kërkuar qeverisë lëvrimin e fondeve për rikonstruksionin e saj, por pavarësisht shkresave të shumta , deri tani problemi nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete.