‎Shqipëria‬ pjesë e operacionit detar të ‪‎NATO‬-s në Egje

Elton Tafaruci

Anija ‪‎”Butrinti‬” e Forcës Detare të Shqipërisë është pjesë e stërvitjes së përbashkët ndërkombëtare “‪‎AdrionLIVEX2016‬”.

Stërvitja po zhvillohet në ‪‎Ankona‬, Itali, përkrah aleatëve italianë, sllovenë, kroatë, malazezë dhe grekë.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli thotë se “stërvitja ka për qëllim koordinimin e veprimeve gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në det”.

“Së shpejti, ‎Shqipëria‬ bëhet pjesë e operacionit detar të ‪‎NATO‬-s në Detin ‎Egje”, shkruan Kodheli‬.

Share This Article
1 Comment
  • Mos beni shakara kaq te tepruara se helbete jemi me zemer o Mrika Kodheli !C’fare do te beni apo do perdoreni per te gjuajtur peshk per aleancen?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *