Edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është mes atyre që janë prononcuar në lidhje me audio-përgjimet e fundit të publikuar këtë të hënë nga “Bild”, kryesisht të fokusuar në zhvillimet e zgjedhjeve elektorale në vitin 2017 në Dibër.
Kodheli i ka kërkuar Prokurorisë që t’i shkojë çështjes deri në fund, duke kujtoar se këto lloj beisedahs nuk janë të huaja për asnjë anë politike që është marrë me fushatë aso kohe.
“Edhe pse flas politikisht jam në të drejtën time të them atë që mendoj, ashtu siç e mendoj dhe ashtu siç duhet të jetë, dhe siç duhet ta kishte menduar çdo shqiptar. Lë ti shkohet deri në fund. Do ta ftoja Prokurorinë t’i shkonte deri në fund çdokujt që ishte pjesë e zgjedhjeve. Mund të them shumë gjëra këtu. Pse Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka qenë e vendosur në Kod Penal aso kohe për abuzimin e votën? Sepse pikërisht forca politike sot në opozitë ka pasur njerëzit e saj atje. Pse vetëm njerëzit e PS-së dhe jo të tjetër? Këto biseda që dëgjojmë sot unë iu siguroj që mund të jenë biseda të zakonshme për shumëkënd nga të gjitha anët politike që janë marrë më fushatë. Nuk mund të nxirren nga konteksti dhe duhet të shihen si një e tërë. Nuk mund të abuzohet më një shprehje këtu me një shprehje atje. Por e ftoj Prokurorinë me të gjithë instrumentet që ka, i ftoj gjykatat me të gjitha instrumentet që kanë, të mundësojnë zbathjen deri në fund të kësaj gjëje”, tha Kodheli.
“Nëse flasim për moral më vjen pak e vështirë që dikush të ngrejë gishtin dhe të flasë për moral sepse këto që unë dëgjojë këtu i kam dëgjuar dhe i ka privuar mbi kurriz nga kundërshtarët e mi politikë që mbase edhe nga djemtë më të mirë që ka pasur politika aso kohe që janë dukur si djem esnafë. Kush ka punuar nën rrogoz ka ditur të manipulojë votat e njerëzve, ka ditur të prodhojë certifikata false , ka ditur të prodhojë dokumentacion false ka ditur të gënjejë paturpësisht dhe nuk ka realizuar asgjë nga ato që ka thënë. Ka ditur të blejë vota, dhe ai që nuk ka ditur nuk ka fituar. E drejta dhe as morali nuk rrijë në anën e askujt. Morali dhe e drejta rrinë vetëm tek ata që janë abuzuar sot që janë votuesit. Kështu që le ta hapim këtë kuti Pandore dhe lë t’i shikojmë gjërat me qetësi nga A-ja tek Zh-ja”, theksoi më tej ish-ministrja e Mbrojtjes.
e.ll./dita

Lere se kete pune do ta mbylle vete Sali Berisha: do dergoje ndonjerin nga te tijet dhe do ta vrase kete gazetarin gjerman sikur gjoja e ka vrare Rama dhe pastaj do thone e asgjesoi Rama. Nuk i di gazetari gjerman keto pune, por kur te shkoje per lesh si shume te tjere qe ka çuar Saliu, atehere do jete vone.
Mund te jene normale per ju qe jeni mesuar te shisni e blini e te manipuloni por nuk jane normale per ata njerez qe punojne e jetojne ndershmerisht e qe po paguajne haracin e ketyre ndyresive qe beni. Ore po ca pergjegjshmeri e kane keta? A i skuqet ndopak faqja apo jane gjera “normale” madje jane bere edhe filma.
E vertete Salih Karaxhiqi i ka vrare gjithmone ata qe i kane sherbyer me se shumti.Se kur sherbimi i tyre ka arritur piken maksimale dhe nuk jep me eficenc,Salihu ben gjestin e fundit qe ai mendon se do ti sherbeje qellimeve te tij diabolike,duke e vrare sherbetorin e vet qe tja leje fajin pales kundershtare.