Kodheli: Vizita e Kerryt, mesazh mbështetje për reformën e drejtësisë

Dita

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ftuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih në intervistë me DW flet mbi sfidën e terrorizmit dhe politikën shqiptare të mirëpritjes së refugjatëve, në rast të ardhjes nga Maqedonia.

Deutsche Welle: Rreziku nga terrorizmi i të ashtuquajturit “Shteti Islamik” është temë qendrore e Konfencës së Sigurisë në Mynih. A mund të jetë Shqipëria e rrezikuar nga “Shteti Islamik”?

Mimi Kodheli: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe çdo vend i NATO-s mund të jetë dhe është i rrezikuar nga ky kërcënim, si çdo vend që punon, lufton për vlera pozitive dhe i mbron ato mund të jetë rrezik për një strukturë që nuk ka aspak të bëjë me atë që pretendon së është në mbështetje të fesë islame, ajo është thjesht dhe vetëm një barbari.

Në Shqipëri ka pasur fushata rekrutimi dhe të rekrutuar prej të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. A ka rrezik që të shtohet numri i pasuesve shqiptarë të një ideologjie të tillë dhe a ndërmerrni ju diçka kundër këtij fenomeni?

Për fat të keq edhe trevat shqiptare janë pjesë e kësaj historie dhe krahasuar me numrin e popullsisë dhe duke u perceptuar Shqipëria dhe trevat ku banojnë shqiptarë si një popullsi me shumicë myslimane, numri nuk është problematik, nëse hedhim një sy tek numri i luftëtarëve të huaj në vende si Anglia apo Franca. Por kjo nuk do të thotë të mos e kemi nën vëmendjen tonë këtë fenomen. Fenomeni nuk është rritje, por edhe ai numër ekzistues përbën shqetësim e duhet të mbahet nën kontroll e të ndalohet. Kjo kërkon impenjimin e strukturave që merren me sigurinë, por edhe impenjimin politik të qeverisë shqiptare, si edhe të qeverive të tjera, qoftë e Kosovës, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës me qëllim të mbajtjes nën kontroll e reduktimit të këtij numri. Problemi nuk është vetëm sa shkojnë, problem përbëjnë ata që kthehen, me çfarë aktiviteti merren, mënyra si rekrutohen adoleshentët, dhe se sa institucionet fetare të fesë myslimane punojnë në drejtimin e duhur dhe jo të gabuar.

Ka aktivitete të përbashkëta rajonale për të ndalur fenomenin e rekrutimit për të ashtuquajturin “Shteti Islamik”?

Strukturat e sigurisë bashkëpunojnë dhe ndajnë informacionet e duhura, vetëm një bashkërendim i mirë i punëve mund të sjellë sukses në luftimin e këtij fenomeni, por mund të them se bashkëpunimi, sidomos shkëmbimi i informacionit midis vendeve anëtare të NATO-s, apo mes vendeve të rajonit bën të mundur që ky fenomen të përballet. I ashtuquajturi “Shtet Islamik” nuk është ndarë e organizuar si një shtet, ata veprojnë të organizuar mbi një bazë ideologjike, që nuk ka të bëjë me fenë së cilës i përkasin, por që ndërkohë mund të dëmtojë këdo që i vihet kundër.

Një ndër temat e lidhura me këtë është edhe ajo e refugjatëve, temë kryesore në këtë konferencë. Vitin e kaluar Shqipëria ishte një vend burim i emigracionit, tani problemi është tejkaluar, por flitet se mund të kthehet tani në vendkalim refugjatësh, nëse mbyllet kufiri i Maqedonisë. A ka Shqipëria ndonjë plan për ta përballuar apo parandaluar këtë?

Po, Shqipëria ka qenë burim emigrantësh ekonomikë, njerëz që kërkojnë një treg më të madh pune, jetë më të mirë, dhe nuk duhet harruar se Gjermania në vit ka rreth 200.000 emigrantë ekonomikë polakë, e askërkush nuk flet për emigracion polak, se shihet një lëvizje normale aty ku tregu i punës ofron më shumë. Por për të mos u kthyer në problem, sepse pas sirianëve ishin shqiptarët të cituarit si numri më i madh prezent i emigrantëve, kemi marrë masa drastike për të kontrolluar përpara se shqiptarët të dalin nga kufijtë. Nga ana tjetër duhet të punojmë fort që reformat tona të japin fryte, të krijojmë vende pune, në mënyrë që tendenca për t’u larguar nga vendi të jetë në ulje.

Por çdo të bëni nëse përballeni me një fluks refugjatësh?

Shqipëria është e tillë e pozicionuar që lehtë mund të bëhet vend kalimi. Sigurisht përveç faktit që duhet të kesh para dhe logjistikë për të përballuar fluksin e refugjatëve, duhet të kesh politika të drejta për të mos e konsideruar fundin e botës këtë, por për ta parë si një tragjedi biblike, tek e cila duhet të japësh rol pozitiv. Kujtoj luftën e Kosovës, kur në Shqipëri erdhën rreth 1 milionë kosovarë, kur Shqipëria vetë është rreth 2,8 milionë banorë e kjo nuk e bëri Shqipërinë as më të traumatizuar, as më të varfër e as më me probleme, por e ngriti lart imazhin e saj. Njerëzit që ikin nga terrori në shtëpitë e tyre janë të mirëpritur në një vend si Shqipëria, pavarësisht se ne jemi të sigurt se ata nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri, por të shkojnë në vende më të zhvilluara. Sigurisht ka një problem logjistik, sepse Shqipëria është vend me rrugë të vogla, sigurisht do të jetë vetëm një vend tranzit. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë italianë, maqedonas e kroatë, po ashtu kemi marrë masat tona logjistike nëse ata do duan të kalojnë përmes Shqipërisë.

A mund të thoni konkretisht se çfarë masash janë marrë?

Ne kemi ngritur një grup pune të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Minitrisë së Drejtësisë e Transportit, si edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, emegjenca civile, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, pra një grup pune që ka bërë përgatitje teorike për të mundësuar kalimin tranzit të refugjatëve të mundshëm.

Në konferencën e NATOs, të premten (12.02) u fol për kontributin e NATO-s për të rregulluar, kontrolluar apo ndalur fluksin e refugjatëve. Cili do të jetë roli i Shqipërisë?

Përgjithësisht ky do të jetë një operacion që ka të bëjë me detin dhe ajrin. Besoj se për momentin nuk do të jetë e nevojshme që Shqipëria të marrë pjesë direkt, sepse ende nuk janë përcaktuar të gjitha praktikat e procedurat nga strukturat e caktuara. Por si vend mesdhetar, Shqipëria është e interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që të mundësojë një siguri më të madhe në ujërat e detet tona. Kemi kërkuar dhe po shohim bashkëpunimin me misionin Frontex të BE-së.

Shqipëria ka paralajmëuar se do të ofrojë në treg avionët MIG të trashëguar nga komunizmi, a ka interes për këtë?

Shqipëria ka ende mjete fluturuese të vjetra, siç janë avionët MIG, kjo është publike dhe intriguese për një detaj shumë të thjeshtë teknik. Që nga emërimi im si Ministre e Mbrojtjes të gjitha ankandet, qofshin edhe ato për produkte ushtarake janë ankande të hapura. Shqipëria ka shitur edhe më parë, por procedurat kanë qenë të mbyllura. Janë përgjithësisht avionë të dhuruar në vitet 50-të apo 60-të nga rusët apo kinezët.

A janë të interesuar rusët apo kinezët për ta si elementë muzealë?

Ankandi do të jetë i hapur, ne na intereson të pastrojmë tunelet tona që nuk i hyjnë në punë askërkujt, përkundrazi na kushtojnë sepse na duhet t’i mirëmbajmë e interesi ynë është të shtojmë buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry vjen të dielën (14.02) në Shqipëri. Ku do të përqëndrohet vizita e tij?

Ne jemi duke kaluar në një proces të rëndësishëm siç është reforma në gjyqësor, një proces që qeveria Rama e ka marrë seriozisht e beson fort, është investuar po aq seriozisht dhe fort edhe nga SHBA dhe BE. Besoj që sekretari Kerry vjen në Tiranë për të dhënë mesazhin e mbështetjes së kësaj reforme të madhe, shpresoj shumë që të falënderoj ndër të tjera edhe Ministrinë e Mbrojtjes për punën e saj në mbrojtje të paqes e sigurisë në botë. / DW

Share This Article
5 Comments
  • nuk me interesojne keto qe thote kjo kukell barby

    Deklarata e kesaj zonje se do largonte nga Shqupi uzurpatoret e shtepise qendrore…..dhe cuarja ne prokurori e monstres Arben Imam Berisha per te gjithe krimet e tij ekonomike na bejne ta mallkojme kete genjeshtare dhe tradhetare.

    Deklarata e saj para dy javesh qe do demontojme cdo lloj armatimi dhe lendesh luftarake te botes kundrejt shperblimit eshte nje tardheti e hapur kombetare dhe kercenim per jeten e shqiptareve.

    Kam qene nje kundershtar i pushtetit te Enver Hoxhes por hordhite e ketyre politeqeneve shqiptare na bejme te besoojme se ai xhaxhi kishte te drejte kur tha do hame bar…se tani le te hajne njerzit diarrete e kodhelit dhe rames..shame..shame..e meritoni te prisni lendet radioaktive te europes dhe jashtqitjet e botes arabe

  • Revoltohem pa mase kur shikoj qe komentet vonohen apo censurohen..

    cfare demonkracia eshte kjo

    kush ka frike nga fjala e lire

    kush ka frike qe ne populli i thjeshte ti themi ketyre deleteve si Kodheli..mos u beni me te zinje s Esat pahe toptani

    PSE PO E SHISNI 1 EURO SI E LA AMANET SHTRIGU BERISHE

    Cfare ka ndodhur deri diten e sotme cdo njeri normal e kupton qe 23 qershori 2013 ishte nje skenar I shemtuar i ndodhur ne kete regjim ambassadorial ne te cilen ndodhet ai vend.Po abuzohet ne menyre kriminale me votat popullore te cilet kerkuan denimin e berishes dhe jo riciklimin e tij.Mashtruesi me I keq eshte Ilir Meta I cili po mban nje qendrim antishqiptar dhe duhet trajtuar nejlloj si k/krimineli berishe.Nuk ka nevoje per te vertetuar kete Demon.Edi Rama eshte totalisht i bllokuar dhe eshte koha ose te kerkoje ndihme nga populli si ne 15 nendor 2013 ose te jape doreheqjen.Shqiptaret nuk kane nevoje qe Edirama te jete ne rolin e nje puntori komunale per te pastruar ujrat e zeza te berishes port a mbylle ate hale se po e mbush ate vend akoma me fekalet e tij.
    Si mund terregullohet ai vend ?
    1-Duhet te pranojme qe shteti,ekonomia,financat,morali dhedinjiteti kombetar kane marre fund dhe duhet te shpallet General Bankruptcy.
    2-USA dhe BE duhet te marrin 100% pergjegjsine e tyre direkte dhe indirekte qe Shqiperia ka arritur te shendrrohet me keq se Kolumbia deri sa ka arritur qe prodhimi vjetor i droges kalon 5 miliard dollaret.Faktet e fundit bizarre ku jane krijuar dhe “nderrmarje private” qe eleminojne politikane ose kundershtare te tyre kundrejt cmimeve te favoreshme,duhet qe neser nga qeveria,parlamenti ne bashkpunim me panelin dipllomatik dhe shoqerine civile te vendoset “emergency state situation”

    3-Hapi i pare dhe i detyrueshem eshte qe dipllomacia amerikane ti kerkoje falje publike shqiptareve per deshtimin total te saj ne vendosjen e shtetit demokratik .Eshte obligim i saj qe te deboje nga skena e historise hibridin paranojak Sali Berisha qe u kllonua ne labirinthet e udb jugosllave ne kohen kur sherbimet sekrete amerikane ishin ne” vitet e mjaltit” me serbet

    4-Nqs do vazhdohet te tolerohet Perbindeshi USALI UDBERISHA qe dogji shqiperine 22 vjet me rradhe nuk do kene asnje vlere arritje te tilla si nato,clirimi i kosoves,liberalizimi i vizave dhe do ngelen ne vleren e pasqyrave ne kohen e indianeve autoktone te amerikes ne shekullin e 16.Do te ishte me e udhes nqs nuk do kete ndryshim te politikes euro-atllantike te ndryshohet emertimi I shqiperise ne FERMA E REPUBLIKES SHQIPTARE TE KAFSHEVE sipas

    Kafshë të Shqipnise dhe kosovesTë vuajturat kafshë an’e mbanë
    Mabni vesh lajmin e gëzuar
    Casti i fitores po na vjen pranë.

    Nuk do t’jetë vonë ajo ditë fatlume
    Njeri Tirani kur të jetë zhdukur
    Dhe pjelloret fusha të Shqipnise
    Veçse me kafshë do të rrinë mbushur

    Kapistrat mizore do jenë hequr
    Kamxhikë, samare të urryera,
    Fre dhe mamuze më nuk do të ketë
    Veç kafshë të lumtura e të ushqyera

    Gjithë të mirat e kësaj bote
    Grurë, misër, elb, tërshërë,
    Mollë, fasule, fara luledielli
    Prona jonë do të jet’ e tërë.

    Do t’shkëlqejnë fushat e Anglisë
    Dhe më t’pastër do jenë burimet
    Përherë t’shëndetshme do të fryjnë erërat
    Ditën që do t’na sjell gëzimet.

    Për këtë ditë duhet të lodhemi
    E arrijmë a s’e arrijmë
    Lop, kuajm pata, qen
    Të derdhim djersën për lirinë.

    Kafshë të Shqiperise, kafshë të KosovesTë vuajturat kafshë anembanë,
    Mbani vesh dhe përhapni lajmin
    Për orën e lumtur që na vjen pranë.

    Tek këndonin këngën, kafshët u eksituan si kurrë ndonjëherë. Para se të mabronte së kënduari Majori, ato ia nisën ta shoqëronin për qejf të tyre. Edhe më të trashët arritën të kapnin melodinë e të mbanin mend nja dy fjalë. Sa për të zgjuarit, si puna e derrave dhe qenve, ata e mësuan të gjithë këngën përmendësh brenda disa minutave. U deshën edhe disa prova paraprake para se e gjithë ferma të shpërthente në “Kafshë të Shqiperise” me një unison të llahtarshëm. Lopët e pëllisnin, patat e gagarisnin, qentë e lehnin, delet e blegërinin, kuajt e hingëllinin. Iu hyri aq shumë në zemër, sa që pesë herë me radhë e kënduan fillim mabrim, dhe do të kishin vazhduar të këndonin gjithë natën, po të mos i ndërprisnin.
    Për fat të keq, gjithë kjo zallamahi zgjoi zotin Xhons, i cili kërceu nga shtrati i sigurt se në fermë kishte hyrë dhelpra. Rrëmbeu çiften që e mbante gjithmonë në qoshe të dhomës së gjumit dhe lëshoi një të shtënë në errësirë. Saçmet u shpërndanë në muret e plevicës dhe, sa hap e mbyll sytë, mbledhja u prish. Të gjithë ia mbathën për në vendet e fjetjes. Zogjtë u strukën në kotece, kafshët u tulatën në kashtë dhe, pa kaluar shumë kohë, e gjithë ferma u zhyt në gjumë.

    ZOTI MODERATOR

    MOS CENSURO ATO KOMENTUES QE I BEJNE THIRRJE SHOQERISE CIVILE..PER TI THENE
    PARISE TIRANES DHE MIQVE PER FIQ

    MOS E TRAJTONI ATE VEND SI FERME KAFSHES TE XHORXH ORWELLIT…T.U.R.P.

  • BOLL U TALLET ME DREJTESINE.

    Z. Kodheli kemi 103 vite qe s’jemi shtet me kete drejtesi kanceroze,ne se ju parlamentaret do talleni edhe kesaj here me drejtesine,gremina pret gjithe shqiptaret,percarje, dhe renim.

  • Per Shqipetarin,

    mos u merakos ti na se nuk renohen shqyptaret, se mimi hapi tunelin berthamor e do vine turistet e huj e na do fitojme lekaaa. E morre vesh ti na o qazimooo. Mimi hapi tunelin sbashkut me edon.

  • Ej si tha kjo mimi para do kohesh, emrin ma ka vu bab Pjerini prej Resheni se i pelqente shume muzika klasike dhe ne vecanti Pucini. Qyqa mi none si rre kjo.
    Po ku shikonim ne atehere ksi gjonash mre. Ne na kish lon Enveri tizolum e me kanil. Ne skishim me honger kjo renacakja thote pjerini njifte jo vetem cifteline po ne oprat e pucinit.
    Ca me besu kete apo ate qe kemi ‘jetu’ vete. se kjona festoi ne 101 vjet ushtri, hahaha. Po atehere gjyshi e stergjyshi i ksanaj ka nona e ka baba e kishin njoh pucinin.
    Jo per gjo po du me e dit, e pasksaj do filloj ne una me degju classica.
    Kur e kon dgju ata kaq vit para po une sot ne shekllin e 21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *