Në ditën e dytë të vizitës së saj në Spanjë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte në Qendrën Operacionale Ajrore (CAOC) në Torrejon. Ministrja Kodheli u njoh nga afër me veprimtarinë e qendrës CAOC, e cila është përgjegjëse dhe për kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli vizitoi gjithashtu Njësinë Ushtarake për Emergjencat, ku u njoh me kapacitetet, aftësitë operacionale të kësaj Qendre dhe angazhimin e tyre si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
