Kodheli zbulon si kanë funksionuar pajisjet e blera nga Berisha për të përgjuar

Dita

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zbuluar pajisjen që është përdorur në kohën e Berishës për të përgjuar opozitën pro edhe diplomatët në Tiranë. Në një intervistë për Report tv, Kodheli shpjegon se nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, qeveria “Berisha” bleu dy softe të cilat kushtuan 1.6 milionë Euro.

“Softet jane njera active dhe tjetra passive qe do te thote njera pergjon dhe tjetra nderhyn dhe juve ju krijohet idea se sikur ne mesazh ju vjen nje mesazh nga Ministri i Mbrojtjes qe eshte jasht cdo etike dhe komunikimi dhe nderkohe qe “Une” kam qene duke bere dicka tjeter po marim tani. Strukturat e Ministrise se Mbrojtjes nuk duhet ta kene kete aparat, nuk duhet ta kene sepse pretendimi ka qene qe na duhej per njerzit qe kishim çuar ne Afganistan. Ky aparat nuk shkoi kurre ne Afganistan, por njerëzit u trajnuan qe pergjimet te beheshin deri tek ndertesa e Partise Socialiste, madje aparaturat u vendosen ne nje makine qe ka parkuar perpara PS me dite te tera”, tha Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes shkon edhe më tej duke deklaruar se pajisjet e përgjimit u dërguan në Kosovë.

Per te justifikuar faktin qe ky aparat  te largohej nga vendi sepse ishte blere per te pergjuar dike tjeter u çua ne Kosove, dhe u kthye ashtu sic shkoi nuk kishte asnje rol dhe e fundit gje, aparatit qe eshte krejt thjesht nje kompjuter i eshte hequr Hard-Disku. Madje eshte paguar jashte parave te Ministrise se Mbrojtjes per te ardhur eksperti nga kompania qe e kishte prodhuar produktin dhe per tu ndrruar, meqe ketu kishin frike ta benin kete gje”, tha Kodheli. /DITA

Share This Article
10 Comments
  • Fraza te coroditurish? Me mire lexoni vete frazat ne thonjza te Ministres dhe nqs merni vesh ndonje gje na dergoni haber . Edhe ka qene paisje pergjuese edhe pajisje qe funksiononte si nje kompjuter i t8hjeshte.Kush u pergjua dhe pse u pergjua hicgje konkrete. O Dita ? Fjalet “Aktive” dhe “pasive” shkruajini shqip jo ashtu si jane ne kete lajm? Tung !

  • O`Pellumb po ku e ka hallin nji femer qe nuk din gje nga ushtria apo teknika ushtarake,me dhene informata apo treguar se cfar teknike ka bler sali sebi,jo more burr jo,ju mjerishte nuk keni as ushtri as,ministri e as oficer,ju qe jeni oficer dhe keni qen ju kan peran,ju nuk e mbrojtet vendin e punes dhe te nderit prandaj e lat shqiprin pa ushtri dhe pa njerez te ditur te ushtris,pra tani le moe tet vije inati se caf brockulla flet ajo mimi kodheli,ajo femer eshte dhe nuk eshte si ato femrat qe ishin oficere dikur ne ushtrin popullore te shqipris more vellacko haj te uroi shendet dhe jet te gjat,nga zvicra.

    • Shqiptar sharri ? Drejt e kini por per disa ceshtje kini mungese informacioni dhe une nuk kam mundesite dhe kohen tja u them ketu.Tradhetia ka qene shume e thelle i dashur mik. Tradhetia nuk filloi ne 90-ten por me heret.Agjenturat e kane infektuar rende Shqiperine.Ju uroj shendet dhe mbaresi aty ne Zvicer o Shqiptar i Shote dhe Azem Galices ! PS/Mos harro o mik se une shkruaj me emrin dhe mbiemrin origjinal dhe jam shume i ekspozuar. Trima pas pseudonimeve ka shume ? Tung !

  • Z.Zaimi ! Kam pershtypjen se keni qejfmbetje me ministren e mbrojtjes me qe nuk jeni te
    perfshire ne forcat tona te armatosura ! Eshte e vertete ? Apo une gaboj ! Ne se gaboj
    kerkoj falje …..!?

    • Gabon Alphade ?Nuk kam asnje interes per perfshirje ne FA.Jam thjesht nje studjues dhe investigues i tyre.Ju ftoj per nje kafe qe tju bind.Une kam shkruar ne shtypin ushtarak etj.me mijra artikuj kritike qysh kur kisha dy vjet kariere.Per artikujt kritike te 97-es ne gazeten Ushtria kam mare falenderim publik nga Ministri i atehershem Brokaj.Nderime ! PS/ Nqs kini nevoje per spiegime te tjera me thuaj perseri ketu.Mimi Kodhelin nuk e kam takuar dhe nuk kam pasur kurre ndonje perplasje a pune interesash me te.Tung

  • 2 vjet e dy muaj o moj nene
    gjumi nuk me ze
    e zbuloi Mimi,moj nene
    Paisjen e re

    E bleu Saliu,moj nene
    na pergjoi ne
    ka degjuar pordhet,moj nene
    te fasuleve

    2 vjet e dy muaj,nene
    ministresh e re
    zbuloi pergjuesin,nene
    mortja,qe s`i bje

  • Tanket e Enverit u zevendesuan nga tangat e Mimi (Mrika) Kodhelit (Vates), ky eshte me te vertet progres. Oj Mrike pajisja shkoi ne Kosove dhe punoi jo ashtu sic thua ti duke genjyer miletin (ose te kane genjyer vartesit e tu). Pajisja madje pergjoi edhe ushtaraket e KFOR (kontigjenti francez qe ruan ndertesat e Patriarkanes se Pejes), pergjogji edhe nje familje ne fshatin Gornij Strelc (Strellc i eperm). Ec Mrika se ta ka bere zoti hallal per te vjedhur cfare la pa vjedhur Imam Ballajdia, Fatmir Medija dhe Majko i Helidonit. U se harrova dhe djalin e Xhelil Gjonit!

  • Kjo ministrja Kodheli qenka vertet e paditur dhe e papergjegjshme. Sa qesharake duket kur sillet si specialiste dhe inteligjente. Nuk e kupton ajo se cfare po ndodh ne france. vetem nepermjet pergjimit me keto pajisje po lokalizohen terroristet qe mundohet te gjunjezojne francen. cfare perrallos kjo ministre dhe cfare i rekomandojne keshilltaret e saj jane vertet te rrezikshme. keto pajisje brenda dhe jashte vendit jane sot nder me te domosdoshmet. kur do ta marre vesh ajo, kur te na ndodhe edhe ne. dhe me papergjegjshmeri maksimale thote qe ne nuk jemi vend qe synohet te goditet nga terroristet. E ku e di ajo, se mos terrorristet mendojne si ajo? Kjo eshte vertet ministre e papergjegjshme, por edhe keshilltaret e saj. Mjere ne qe kemi kaq njerez te papergjegjshem qe na drejtojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *