Kodi i ri doganor, Cani: Nuk hiqen çmimet e referencës

redaktor

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë raportimit për Kodin e ri Doganor në Komisioni parlamentar të Ekonomisë, ka sqaruar arsyet se përse nuk do të hiqen çmimet e referencës, një pretim ky i bërë më herët nga ky dikaster.

Sipas tij, çmimet e referencave nuk do të hiqen në 2015 pasi kjo do të ishte një goditje për të ardhurat në buxhet.

“Çmimet e references edhe me kodin e ri nuk hiqen, për arsye se nuk jemi ne që i heqim sepse nuk i ka hequr as Europa, nuk i ka hequr as bota. Domethënë çmimet e referencës kanë qenë dhe janë një alternativë. Janë shfuqizuar deri tani 262 rekorde, artikuj. Nuk e kemi humbur objektivin, pra objektivi është drejt shmangies”, tha ai.

Por një qëndrim i tille nuk u mirëprit nga deputetët e maxhorancës.Deputeti socialist, Ervin Koci deklaroi se duhet një zgjidhje pasi për bizneset referencat janë një problem shumë shqetësues.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali shpjegoi se po bëhet gjithcka për ruajtjen e statusit të nënpunësit civil

“Ne jemi duke shqyrtuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave mënyrën sesi mund të ruhet tërësia e ligjit të nëpunësit civil, përsa i përket pjesës së administratës e cila është funksion mbështetës”, vlerësoi ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *