Prej vitit të ardhshëm doganat do të operojnë me një kod të ri doganor. Përmes një kodi të ri doganor Ministria e Financave lajmëron kompanitë tregtare se do të përballen me më pak procedura. Draftin e tij, Ministri Shkëlqim Cani, e prezantoi në Komisionin parlamentar të ekonomisë. Kodir i ri do t’i hapë rrugë komunikimit on line dogana-biznes. Por, ai do të vazhdojë të aplikohet me rregullën e vjetër të cmimit të referencës. Sipas relatorit të çështjes Anastas Angjeli, çmimet e referencës do të vazhdojnë të aplikohen nga doganat. Përmes kodit të ri, parashikohet të zgjatet afati i magazinimit doganor der inë 90 ditë.
