Kur opozita prej ditësh është impostuar në foltoren e saj dhe çdo ditë reagon për CEZ-in dhe marrëveshjen që arriti qeveria shqiptare për të mos shkuar në arbitrazh, vjen dhe reagimi i Bankës Botërore për këtë çështje. Dhe e gjitha kjo vjen në një moment kur i jepet dhe ndihmë sistemit energjetik nga Banka Botërore me një fond programi prej 150 milionë dollarësh. “Ndër reformat më të rëndësishme e të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rivendosur ekuilibrin fiskal në Shqipëri janë besueshmëria dhe qëndrueshmëria financiare më e madhe e sektorit të energjisë,” tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. “Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të shpjerë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryrjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem”, ishte reagimi i drejtores së BB-së. Në një njoftim për mediat, Banka e konsideron zyrtarisht marrëveshjen, si të drejtë dhe si të domosdoshme, për t’i hapur rrugë reformave jetike në këtë sektor. Deklarata ka ardhur pas përfundimit të negociatave me qeverinë, të paketës 150 milionë dollarëshe, që Banka Botërore do të financojë për sektorin energjetik në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar, Banka bën të ditur se negociatat përfunduan me sukses dhe programi 150 milionë dollarësh, që ajo do të financojë, do të mbështesë reformat në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet për të përmirësuar në vijimësi furnizimin me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori. Sipas Goldstin, programi i saponegociuar do të sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, shumë prej të cilëve i paguajnë faturat e tyre, ndërkohë që të tjerë nuk i paguajnë, duke e konsumuar energjinë në mënyrë të paligjshme. Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kompanisë Çeke CEZ vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme. Programi i saponegociuar do të sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, shumë prej të cilëve i paguajnë faturat e tyre, ndërkohë që të tjerë nuk i paguajnë duke e konsumuar energjinë në mënyrë të paligjshme. Nga ana tjetër sipas drejtuesit të programit për rimëkëmbjen e sektorit energjetik Salvador Rivera, projekti që do të financohet nga Banka Botërore është hapi i parë i nevojshëm për të ndihmuar përpjekjet në përmirësimin e cilësisë së shërbimit për konsumatorët, uljen e humbjeve në shpërndarjen e energjisë nga niveli aktual prej 42% në rreth 20% në vitin 2018 dhe zbatimin e reformave prioritare në këtë sektor në përputhje me legjislacionin e BE-së. Sipas tij, programi do të ofrojë mbështetje në planin afatshkurtër për financimin e importeve të energjisë gjatë periudhave të thatësirave e do të mbështesë gjithashtu edhe reformat në menaxhimin e sektorit, ristrukturimin institucional e zbatimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për qendrueshmërinë financiare të sektorit. Sektori energjetik shqiptar rezulton të jetë një sektor i zhytur në borxhe dhe me një serë problematikash të tjera. Një ndër problematikat kryesore, pas nivelit të lartë të humbjeve dhe amortizimit të rrjetit, ishte edhe ajo e pronësisë së rrjetit të shpërndarjes. Pas padisë në arbitrazhin ndërkombëtar nga kompania çeke, pala shqiptare ra dakord që problematika të zgjidhej me marrëveshje. Kjo e fundit parashikon detyrimin e palës shqiptare që brenda 4 viteve të shlyejë 95 milion euro për kompaninë çeke.
Rama replikon me PD: Mos është edhe BB dëshmitare e rreme?
Pas deklaratës së Bankës Botërore, e cila mbështeti marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka replikuar me PD-në, e cila prej disa ditësh akuzon qeverinë për marrëveshjen me CEZ. “Banka Botërore bën publike mbështetjen e plotë dhe vlerësimin për marrëveshjen me CEZ! Apo edhe BB dëshmitare e rremë si FMN?”, thotë Rama.
Basha sulmon BB: Është patericë e dyshes Rama-Meta
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së Bankës Botërore, e cila thotë se marrëveshja e qeverisë me CEZ ishte zgjidhja më e mirë. “Nuk ka patericë që e shpëton dyshen Rama -Meta nga transparenca për vjedhjen e shekullit! Çdo shqiptar paguan 1,1 milionë lekë nga marrëveshja e paligjshme dhe antikushtetuese me CEZ! Orën e të vërtetës nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë”, shkruan Basha.
INSTAT: Rritja vjetore e inflacionit, 1.8%
Inflacioni regjistroi rritje në Korrik në 1,8%, pas tre muajve në nivele të ulëta. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, rritja e inflacionit është përcaktuar kryesisht nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,5%, pasuar nga “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6% dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5%. Duket se nisja e sezonit turistik në vend, ndonëse jo në shifrat e pritshme gjatë muajit Korrik, ka dhënë ndikimet e para në rritjen e çmimeve për grupet e mësipërme. Grupi me peshën kryesore në inflacion, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, u karakterizua nga një inflacion i qendrueshëm dhe relativisht i ulët në dy muajt e fundit me 2.1% për t’u rritur në muajin Korrik në 2,6%. Ky grup formohet kryesisht nga produktet bujqësore. Ndërkohë, heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që nga fillimi i vitit për barnat dhe shërbimet shëndetësore po ndikon në vlera më të ulëta të inflacionit në këtë grup ku për Korrikun u regjistrua në -0,21%. Pavarësisht një rritje të lehtë të inflacionit për këtë muaj, sërish faktori më përcaktues në formimin e normës mesatare të inflaconit në ekonomi ngelet dobësia e kërkesës së brendshme. Uljet e njëpanjëshme të normës bazë të interesit kanë rezultuar të pasuksesshme për një rritje të qëndrueshme të inflacionit sipër nivelit prej 2%, që është edhe intervali i poshtëm i objektivit të Bankës Qendrore. Në 12 muajt e fundit, inflacioni e ka kaluar këtë prag vetëm dy herë, çka dëshmon se ekonomia ndodhet ende në një fazë plogështie. Ndërkohë, në parashikimet e tyre të fundit, ekspertët e Bankës Qendrore nuk parashikojnë ndonjë rritje të konsiderueshme të inflacionit, pasi sipas tyre presionet inflacioniste në ekonomi do të vazhdojnë të mbeten të ulëta.
Pensionet private, më shumë meshkuj në skemë
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2014, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare numri i anëtarëve që janë futur në skemën private të fondet e pensioneve, arriti në 8,385 anëtarë duke shënuar rritje prej 6.3% krahasuar me fundin e vitit 2013. Nga të dhënat vihet re se sërish janë meshkujt që mbizotërojnë në këtë skemë me rreth 4, 523 ( 6% rritje ), por ritmi më i lartë i rritjes është vënë re te femrat me rreth 7% krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë. Kjo rritje ka ngushtuar diferencat mes meshkujve dhe femrave të përfshirë në skemën private të pensioneve. Sipas AMF-së, qeveria duhet të ndërmarrë lehtësi fiskale për të stimuluar rritjen e numrit të anëtareve në këto skema. Ekspertët thonë se një zgjidhje mund të jetë futja në skemë si të detyrueshme të pensioneve private. Kjo për shkak se skema aktuale e solidaritetit nuk i përshtatet më kërkesave të kohës, pasi numri i atyre që paguajnë është shumë më i vogël se i atyre që përfitojnë. Në këndvështrimin e ekspertëve, kolona e pensionit të detyrueshëm privat do të mundësonte që individi të merrte dy pensione, që do ti siguronin një jetesë të mirë dhe jo modeste. Sistemin me tre kolona, skemën shtetërore, atë të detyrueshme private dhe skemën e pensioneve vullnetare e kanë të gjitha vendet e zhvilluara europiane.
Pse nuk ishte ide gjeniale nga Banka Boterore ndertimi i TEC- it te Vlores? Mos na hapni barkun me ta.
nuk pashe askund argumentimin e titullit te shkrimit se pse lindi nevoja e ndryshimit te Kodit Doganor…nejse,gazetar hesapi ndonese,nga redaksia e DITA pres kompetenca te nivelit te larte sikurse angazhimi i tyre te cilin e vleresoj shume kontribues ne jeten shoqerore shqiptare me shume problematika…
Dy fjale ne lidhje kodin doganor aktual dhe problematiken e tij….
Lirisht mund te them se edhe Kodi Doganor aktual eshte shume i mire ne teresine e tij dhe mire i pershtatur me Kodin Doganor te BE dhe me gjere…ne rrjeshtat e neneve te tijmund te gjesh vetem hapsira dhe mundesi pozitive per te zhvilluar biznes te suksesshem pra,marredheniet tregtare te deritashme te ekonomise sone,nuk jane cenuar nga nenet e kodit doganor te deritanishem
Problemi jashtezakonisht i madh i aplikimit te kodit te tanishem qendron ne korrupsionin shteteror dhe individual te pafre qe me dekada po zgjat ne shqiperi….
Kam parasysh referencat arbitrare doganore te cilat behen me qellim e vetem korruptiv per te perfituar shteti,individe dhe kompani te vecanta te mbeshtetura nga shteti te cilat kane monopolizuar ekonomine dhe qe i bien ndesh kryekeput Kodit Doganor te tanishem dhe mendoj,edhe atij qe do te vije,sepse ne shqiperi njerezit,ata qe mbushin administraten,ata qe shkruajne dhe zbatojne kodin doganor,ne kete rast,jane njerezit,shqiptaret,dhe shqiptaret jene te super korruptuar dhe te pasherueshem ne kete pikpamje…me duhet te kujtoj qe ne Kodin Doganor te tanishem,neni 34 shpreh shume qarte dhe pa asnje dileme se ku dhe kur duhet te aplikohet referenca ne dogana nderkohe,qe ne doganen shqiptare,i referohem doganes se shkodres, asnje mall nuk mund te zhdoganohet pa referenca….
Konkluzion : shqiperia nuk ka kurre sherim me cfardo lloj kodi doganor…