Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kërkon që të ndryshojë sërish Kodi Penal.
Përmes një kërkese, ajo ka kërkuar ndryshimin e një neni në Kodin Penal që ka të bëjë lidhur me prodhimin dhe transportimin e lëndëve narkotike. Gjykata e Shkodrës, kërkon heqjen e togfjalëshit “në doza të vogla…” prej nenit 283 të KP.
“Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”, thuhet aktualisht në KP.
Në këtë mënyrë, heqja e togfjalëshit “në doza të vogla”, do të ulte abuzimin që mund të bëhej në gjykata për të dhënë dënime minimale për ata që trafikojnë drogë, duke përdorur pretekstin se është dozë e vogël.
Megjithatë një dallim duhet sepse duke hequr termin “doza të vogla”atëhere si ata që kapen me 1 gram, si ata qê kapen me 1 ton dhe janë trafikantë kalibri ka rrezik tê dënohen njêlloj!?
VR ! @@@ Megjithatë një dallim duhet sepse duke hequr termin “doza të vogla”atëhere si ata që kapen me 1 gram, si ata qê kapen me 1 ton dhe janë trafikantë kalibri ka rrezik tê dënohen njêlloj!?